EMRI/ I mori flakë dysheku dhe u asfiksua nga tymi, vdes 65-vjeçari në Finiq! Jetonte i vetëm në banesë

30 Tetor 2023, 15:32| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 15:38

  • Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Qesarat bashkia Finiq, ku Mihal Foto rreth 65 vjeç ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.

65-vjeçari i cili ka edhe patur probleme me shendetin mendor, ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm. Mihal Foto është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga një fqinje e cila kujdesej për të.

Dyshohet se në mesnatë i ka rënë zjarr dhe i ka djegur dyshekun e krevatit dhe nga tymi në banese ai është asfiksuar.

Në vendin e ngjarjes ndoshet grupi hetimor dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?