EMRI/Ndezi qëllimisht zjarr dhe dogji një sipërfaqe toke në fshatin Tragjas, arrestohet një 56-vjeçar

22 Tetor 2023, 12:51| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 13:30

  • Share

Një 56-vjeçar është vënën në pranga për zjarrvënie, pasi dyshohet se ka ndezur qëllimisht një zjarr, ku si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke.

Agron Ahmetaj është arrestuar is përgjegjës për zjarrin që ra në fshatin Tragjas, në Orikum të Vlorës.  

“56-vjeçari ka ndezur qëllimisht zjarr, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bypassit”, në territorin e fshatit Tragjas, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me pemë dhe me shkurre”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?