Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. "Kavalieri" për 31 vite nën drejtimin e kuqezinjve fitoi 29 trofe, mes të cilëve 5 Champions League. Në lidhje me vdekjen e Berlusconit ka reaguar edhe klubi kuqezi.
“Në AC Milan janë thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të të paharruarit Silvio Berlusconi dhe klubi dërgon përqafime të ngrohta për familjen, bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të ngushtë.
Nesër do të ëndërrojmë për qëllime të tjera, do të shpikim sfida të tjera, do të kërkojmë fitore të tjera. Se ia vlen të kuptojnë atë që është e mirë, e fortë dhe e vërtetë tek ne, tek të gjithë ne që kemi pasur këtë aventurë të ndërthurjes së jetës sonë me një ëndërr të quajtur Milano. Faleminderit President, përgjithmonë me ne”, shkruajnë kuqezinjtë në reagimin e tyre zyrtar.
Më 20 shkurt 1986, Berlusconi e shpëtoi Milanin nga falimentimi, duke e hequr nga humnera në të cilën kishte rënë me Giussy Farina. Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj të Serie A, një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa Europiane dhe një Botëror për Klube. Pra, fitoi gjithsej 29 trofe zyrtarë në 31 vite.
AC Milan profondamente addolorato piange la scomparsa dell’indimenticabile Silvio Berlusconi e si stringe con affetto alla famiglia, ai collaboratori e agli amici più cari.
— AC Milan (@acmilan) June 12, 2023
“Domani sogneremo altri traguardi, inventeremo altre sfide, cercheremo altre vittorie. Che valgano a… pic.twitter.com/CWmYy8xzwi
Lajmi kryesor:
Shuhet Silvio Berlusconi! Ndryshoi politikën, median dhe futbollin! Italia shpall zi kombëtare të mërkurën, në ditën e varrimit
S.Dh/ReportTv.al