Vaksina është mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga gripi në këtë situatë të rënduar epidemiologjike. Anila Moci, epidemiologe në Fier u bën thirrje qytetarëve që të përdorin maska dhe të shmangin grumbullimet. Ajo shprehet se gripi i tipit A është agresiv dhe mund të shkaktojë fatalitet.
“Kur përmend fjalën grip, është e konfirmuar grip! Nga tetori deri më sot i çojmë mostrat në laboratorin e ISHP-së dhe nuk ka asnjë rast me covid, të gjithë janë të prekur nga virusi i gripit. Duhet patjeter që personat e sëmurë kronikë të jenë të kujdeshëm në komunitet. Patjeter qarkullimi me maskë, të mos qendrojnë në kolektiv sepse kemi situatë shpërthimi. Fëmijët janë qarkulluesit kryesor të gripit”.
Vaksina 'GCFlu 4 valente' është vaksinë që mund ta gjeni lehtësisht në çdo qendër shëndetësore. Mund ta bëjnë të gjithë që nga foshnjet 6 muajsh e deri te të moshuarit. Jo vetëm tek fëmijët por tek të gjithë grupmoshat, komplikacionet e gripit çojnë në fatalitet.
Mjekja u bën apel qytetarëve të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për të bërë vaksinën e gripit, pasi nuk është vonë.
“Vjet janë përdorur 21 mijë vaksina në tre bashki, ndërsa sivjet janë 27 mijë doza janë përdorur deri tani. Pra ka ndërgjegjësim më të madh për tu vaksinuar. Mund të them se ka vaksina dhe mund të terheqim sërish nga ISHP-ja. Drejtohuni pranë qendrave shëndetësore, pranë mjekut të familjes dhe do merrni vaksinën. Pra smund të thuash se ska vaksinë, sepse ka në çdo kohë”, thekson ajo.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)