Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente.
Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe. Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme.
Lajmi kryesor:
Pezullohen lundrimet Bari-Durrës, mbyllet edhe porti i Vlorës! Stuhia e erës rrëzon pemët në Tiranë, bien tullat! (VIDEO)
B.K./ReportTv.al