Pezullohen lundrimet Bari-Durrës, mbyllet edhe porti i Vlorës! Stuhia e erës rrëzon pemët në Tiranë, bien tullat! (VIDEO)

5 Janar 2020, 07:44| Përditesimi: 5 Janar 2020, 22:54

  • Share

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i pazakontë. Stuhia e erës ka rrëzuar pemë e sende të tjera nëpër rrugë, përfshirë edhe pemën e dekoruar për Krishtlindje të vendosur në sheshin "Skënderbej" në Tiranë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.

Sipas Meteoalb, stuhia e erës është me shpejtësi mbi 80 km\h. Në zonat bregdetare dallgëzimi i detit është në 7-8 ballë ne det. Sakaq, reshjet e dëborës që nisën mbrëmjen e djeshme do të vazhdojnë të bien në të gjithë zonën malore.

Moti i keq solli pezullimin e të gjitha lundrimeve nga Porti i Vlorës dhe i Durrësit.

Disa qarqe të vendit janë mbuluar nga reshjet e dëborës në Tropojë, Dibër, Kuksës, Korçë dhe zonat rrreth saj, si Boboshtica, Dardha, Voskopoja, Gorica, etj. Kompanitë e mirëmbajtjes në terren me mjete e punëtorë kanë bërë që deri më tani të mos ketë probleme në qarkullim.

Ora 22:04
Veliaj: Të shkuara qytetarëve të dëmtuar nga stuhia e sotme! Deri në mesnatë çdo rrugë do jetë e kalueshme

Kreu i Bashkisë së Tiranës i ka uruar të shkuara qytetarëve të dëmtuar nga stuhia e erës, si dhe ka deklaruar se deri në mesnatë çdo rrugë e bllokuar nga pemët do të jetë e kalueshme.

"Të shkuara qytetarëve të dëmtuar nga stuhia e sotme, fatmirësisht lehtë dhe pa pasoja! Respekte mjekëve të traumës Ogerta Manastirliu. Ndërkohë mirënjohje punëtorëve të motosharrave, që po lirojnë akset nga pemët e rëna! Deri në mesnatë çdo rrugë do të jetë e kalueshme!", shkruan Veliaj.

Ora 20:50
Pema brenda kopshtit botanik bie mbi linjën e tensionit, pa drita dy kabina (VIDEO)

Pemët e thyera nga era e fortë brenda Kopshtit Botanik kanë rënë mbi linjën e tensionit të mesëm, e për pasojë zona përreth ka mbetur pa energji eklektike. OSHEE bën me dije se problem kanë pasur dy kabina, çka ka sjellë fikjen e dritave.

Ndërkohë, siç është raportuar edhe më herët, pa drita si pasojë e erës së fortë që pushtoi vendin është zona e Selitës, Krujës dhe Mamurrasit.

Ora 19:38
Erërat e forta rrëzojnë tendën e një restoranti në Tiranë (VIDEO)

Erërat e forta kanë rrëzuar tendën e një restoranti në Tiranë. Erërat kanë bllokuar hyrjen kryesore të restorantit e për pasojë ai është mbyllur.

Ora 18:49
Erërat e forta/ Rrëzohen disa rrënjë ullinj në hyrje të Krujës, bllokohet për 30 minuta qarkullimi i automjeteve

1578247022_ullinj.jpg

Erërat e forta kanë rrëzuar disa rrënjë ullinj në hyrje të qytetit të Krujës. Për pasojë është bllokuar aksi nacional Fushë Krujë-Krujë për rreth 30 minuta. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të cilët kanë prerë pemët, duke bërë të mundur zhbllokimin e qarkullimit.

Ora 18:48
Rreth 100 mijë banorë në Krujë pa drita, defekt në rrjet nga era e fortë...'terr' edhe në Mamurras

Zona e Krujës ka mbetur pa energji elektrike si pasoje e një defekti në rrjetin 110kV. Shkak ka qenë era e fortë që ka pushtuar vendin ditën e sotme. Rreth 100 mijë banorë që jetojnë në këto zona janë në terr si pasojë e shkëputjes së energjisë elektrike. OSHEE bën me dije se brigadat e OST janë në terren duke punuar. 

Problematike është paraqitur situata dhe në Mamurras, ku edhe në këtë zonë nuk ka energji elektrike. 

Ora 18:42
Nga tërmeti, te shiu dhe stuhia e erës, e moshuara: Nesër do të na gjejnë të vdekur në çadër (VIDEO)

Uljen e temperaturave, reshjet e shiut, ngricat dhe stuhinë e erës mbrëmjen e sotme që shkuli pemët më shumë se kushdo tjetër në këtë dimër po e vuajnë banorët e prekur nga tërmeti që janë strehuar në çadër, që janë mbi 10 mijë në Durrës, Thumanë dhe Lezhë.

Kamera e Report Tv ishte mbrëmjen e sotme në një prej çadrave në Fushë Krujë ku është strehuar një çift të moshuarish me fëmijët. Gruaja e moshuar tregon për Report Tv kushtet e vështirë, pa ujë, drita dhe në të ftohtë. Flutura Zela ka dy djem invalidë dhe të sëmurë mendorë. 'Nesër do na gjejnë të vdekur' thotë ajo ndërsa bën apel për ndihmë për fëmijët.

"Si brenda si jashtë njëlloj është. Po vdesim këtu, ftohti ka për të na marrë shpirtin. Jam duke vdekur. Në këto kushte, pa drita, ftohtë, djali sëmurë. Nuk kemi për të jetuar kështu. Kanë për të na marrë jetën. Sot nuk ka qenë asnjë. Kjo (çadra) është me vdekur para kohe.

A mban nxehtësi kjo (çadra), na ka zënë kjo punë. Po e vuajmë jashtë mase të ftohtin. Zoti e bëftë mirë, se më keq nuk ka ku shkon. Kur ra tërmeti rashë dhe u bëra copë nga këmbët, akoma nuk jam shëruar. Jemi në ditë shumë të vështirë" shprehet ajo.

Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në zonat rurale nuk kanë pranuar që të zhvendosen në hotele pasi kanë bagëtitë dhe nuk kanë pranuar të lënë shtëpitë duke qëndruar në çadër. Brenda vitit 2020 qeveria ka premtuar ndërtimin e banesave të reja. Ndërsa në qytet, fillimisht të prekurit nga tërmeti u strehuan në hotele, ndërsa tashmë duhet të zhvendosen në banesat me qira, që ua ka subvencionuar vetë shteti.

Ora 18:35
Rrëzohet pema te 'Kafja e Rremës' në Tiranë! Era ul telat e korrentit, pengohet kalimi i automjeteve të tonazhit të lartë (VD)

Si pasojë e erërave të forta është rrëzuar një pemë pranë kafes së Rremës në rrugën Myslym Keta në kryeqytet, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Era ka ulur edhe telat e rrymës elektrike duke penguar kalimin e automjeteve të larta. Kjo ka vështirësuar edhe qarkullimin në këtë zonë.

Ora 18:21
Kujdes! E marta do jetë dita më e ftohtë, shpejtësia e erës më e fortë në Tiranë

Shërbimi meteorologjik Ushtarak ka bërë një parashikim të detajuar të motit, nga ku bën me dije se shpejtësia e erës më e fortë ka qenë në Tiranë, e ndërsa dita më e ftohtë do të jetë e marta. Sipas SHMU duke nisur nga orët e mesditës së ditës së sotme era ka qenë intensive në vendin tonë me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Shpejtësia më e lartë e regjistruar në qytetin e Tiranës me 18m/s. Era intensive do të vazhdoj deri në orët e para të mëngjesit të së hënës me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera-herës era fiton intensitet deri në 15-20m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrin shpejtësinë deri në 25-30m/s. Duke nisur nga orët e mesditës së të hënës pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat luginore të verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri në 20-30m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut.  Nga e marta era humbet akoma më shumë intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15m/s. Dita më e ftohtë parashikohet të jetë mëngjesi i së martës me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë në zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare.

Ora 17:51
Nuk është tërmeti, por era e fuqishme, rrëzohet muri, fluturojnë tjegullat (VIDEO)

Stuhia e fuqishme e erës nuk shkuli dhe rrëzoi vetëm pemët në kryeqytet, por 'fluturuan' edhe tjegullat, ndërsa është shembur hyrja e shkallës së një pallati në rrugën 'Medar Shtylla' te Komuna e Parisit. Pamjet janë dërguar në redaksinë e Shqiptarja.com nga një qytetar, i cili thotë se policia dhe bashkia nuk i përgjigjen thirrjes së tij për ndihmë. "Ranë krejt tullat dhe tjegullat që ishin në pjesën e shkallës" shkruan ai.

Ora 17:41
Era e fortë/ Ministria e Mbrojtjes: Shmangni kalimin në afërsi të pallateve! Situata nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë,  mund  të bëhen shkak për aksidente.

Ndërkohë, Ministrja Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.  Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme.

Ora 17:29
'Kartolina e dimrit'! Pamje të mrekullueshme në Valbonë dhe Shishtavec, këto janë rrugët ku duhet të qarkulloni me zinxhirë (VIDEO)

Temperaturat e ulëta në qarkun e Kukësit kanë sjellë reshje dëbore me intensitet të lartë në lartësitë 600 metra. Kjo ka bërë që Valbona dhe Shishtaveci të transformohen në një kartolinë ku mrekullitë e natyrës shkrihen në bardhësinë e dëborës.

Për pasojë, për të kaluar në rrugët: Kukës-Krumë, Kukës-Fushë Arrëz dhe Krumë-Bajram Curr nevojitet pajisja me zinxhirë i automjeteve.

Ndërkohë sa i përket zonave rurale të bashkisë Kukës, janë të gjitha të kalueshme, përveç fshatrave të thellë. Edhe në Bashkitë Has dhe Tropojë rrugët janë të kalueshme dhe pa probleme, ashtu sikurse edhe Rruga e Kombit.

Ora 17:20
Meteorologia për Report Tv: Era me shpejtësi 80 km/h dhe temperaturat deri në -12 gradë në zonat malore...ja kur do përmirësohet moti (VIDEO)

TIRANË- Meteorologia pranë MeteoAlb, Lajda Porja në një prononcim për Report Tv ka deklaruar se kjo stuhi ere që ka pushtuar vendin ka ardhur si pasojë e uljes drastike të temperaturave në një kohë të shkurtër.

Ajo ka sqaruar se kjo situatë do të vijojë deri nga e mërkura, e ndërsa dy ditët në vijim (të hënën dhe të martën) vendi do të karakterizohet nga temperatura të ulëta ku në zonat malore do të shkojnë deri në -12 gradë celsius dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 80-85 km/h.

Për meteorologen, një situatë e tillë e kushteve atmosferike është normale, në një kohë kur temperaturat ulen në mënyrë të menjëhershme.

"Në det të hapur sjell 7-8 ballë në det. Ka ardhur si pasojë, duke qenë se prsim një ulje drastike të temperatura, mund të shkojnë deri në -11 gradë kryesisht në zonat malore. Edh ultësira Perëndimore priten të shënojnë nesër ulje temperaturave. Problematike gjatë natës dhe nesër, do të kemi një ulje që shpejtësia të shkoj në 40 km në orë të mërkurën, ndërsa të hënën dhe të martën deri në 50-70 km në orë. Shpejtësia e erës do të mbetet e lartë. Sonte gatë natës, shpejtësia do të jetë e lartë deri në 70 km në orë. -12 pritet të shënoj dita e hënë. Të mërkurën do të kemi përmirësim të kushteve të motit, pastaj do kemi temperatura deri në -3 gradë celsius.

Kemi ardhjen e një mase ajrore dhe uljen drastike të temperaturave në një kohë shumë të shkurtër, janë parë situata të tilla", u shpreh Porja për Report Tv.

Ora 17:15
Temperaturat e ulëta, nisin reshjet e borës në Llogara (VIDEO)

Si pasojë e temperaturave të ulëta kanë nisur reshjet e borës në zonën e Llogarasë. Pritet që gjatë orëve të natës të rritet intensiteti i reshjeve të borës.

Ora 17:12
Era e fortë shkëput telat e korentit, Selita pa drita

Moti i keq ditën e sotme preku pjesë të rrjetit elektrik, sidomos atë ajror. Dëmet janë shkaktuar kryesisht nga era e fortë. Siç shihet në fotot e shkëputura nga Selita, një pemë ka rënë mbi telat e korentit duke lënë pa energji këtë zonë.

Ora 17:07
Era e fortë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë jetën

1577362447_veliajj.jpg
Moti i keq, me erë të fortë dhe temperatura të ulëta që ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme, ka shkaktuar edhe pasojat e para. Për shkak të erës së fortë, në kryeqytet janë rrëzuar disa pemë, por fatmirësisht pa persona të lënduar. Punonjësit e Bashkisë kanë ndërhyrë për zhvendosjen e tyre, dhe normalizimin e situatës, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj u bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin daljen në rrugë apo qëndrimin në zona ku ka rrezik.

“Kujdes! Erë e fortë në Tiranë, ju lutem evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë jetën. Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndëkaq, punonjësit e mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës ndodhen në terren për të normalizuar situatën e krijuar nga era e fortë, dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve që mund të hasen në vështirë për shkak të kushteve të vështira të motit.

Ora 16:55
Era e fortë rrëzon depozitat nga tarraca në Kinostudio dhe tek Komuna e Parisit, makinat shpëtojnë për mrekulli

1578240130_depozita.png

Depozita e rrezuar tek Komuna e Parisit

Si pasojë e erës së fortë në kryqytet janë rrëzuar edhe depozitat në zonën e Kinostudios dhe në Komunën e Parisit. Nga rrëzimi i tyre kanë shpëtuar për mrekullit automjetet e parkuara në anë të trotuarit.

1578240178_depozz.jpg

Depozita e rrezuar tek zona e Kinostudios
Ora 16:46
Erërat e forta në Tiranë/ Mbajtësja e antenës rrëzohet nga tarraca e pallatit në rrugën e Durrësit

1578239241_polici.jpg

Era e fortë ka rrëzuar nga pallati në rrugën e Durrësit një mbajtëse antene. Ajo është rrëzuar në trotuar duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve.

Ora 16:08
Rruga e Kombit e pastër nga dëbora, asnjë problem për shoferët

Pavarësisht dëborës që ka rënë në qytetin e Kukësit, rruga e Kombit nuk paraqet asnjë problem. Kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka qenë e angazhuar për pastrimin e këtij aksi rrugor gjatë gjithë kohës, duke mos shkaktuar asnjë problem për shoferët.

Ora 15:59
Momenti kur bie pema gjigante e Vitit të Ri në qendër të Tiranës...Qytetari: 'E kapaa..'

Gazetarja Klesiana Omeri sjell videon që tregon momentin e rrëzimit të pemës dekorative të Vitit të Ri të vendosur në qendër të Tiranës, në sheshin "Skënderbej". Video është filmuar krejt rastësisht nga një qytetar, i cili nuk e ka pritur se në telefonin e tij do të shfaqej momenti i rrrëzimit të pemës gjigante.

Ora 15:47
Era e fortë/ Kompania 'Ventouris Ferries' njofton pasagjerët e saj: Udhëtimi drejt Barit shtyhet nesër në mëngjes

Për shkak të motit të keq është pezulluar puna në portin e Durrësit, e për pasojë shumë udhëtime janë anuluar. Kompania "Ventouris Ferries" njofton pasagjerët e saj se anija RIGEL II që do të nisej sot nga Durrësi në Bari në orën 23:00, do të niset nesër në mëngjes (06/01/2020) në orën 12:00. 

Njoftimi i plotë i kompanisë Ventouris Ferries
Ora 15:41
Erërat e forta në Tiranë rrëzojnë pemën tek kryeministria (VIDOE)

Era e fortë që ka përfshirë kryeqytetin, ka rrëzuar një pemë tek zona pranë kryeministrisë. Pema ka rënë në trotuar duke bllokuar kalimin për kalimtarët. Nga rrëzimi i pemës nuk ka persona të lënduar, ndërsa pritet mbërritja e punonjësve bashkiakë për të bërë të mundur zhvendosjen e saj.

Ora 15:37
Shkulet nga rrënja pema tek Pallati i Kongreseve (FOTO)

Një pemë është shkulur e gjitha dhe ka rënë pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

1578235548_shkuletpematepallatikongreseve001.jpg

Stuhia e erës ka sjellë probleme të mëdha në kryeqytet, ndërsa ka edhe panik tek banorët të cilët kanë dalë të gjithë jashtë për të lëvizur automjetet e tyre nga parkimet që rrezikojnë tu bien pemë sipër. 

1578235870_4.jpg

Pema e rrezuar tek Kinostudio

Një tjetër pemë është shkulur dhe është rrëzuar në mes të rrugës edhe në zonën e Kinostudios.

Ora 15:27
Stuhi ere në Tiranë, rrëzohet pema e Vitit të Ri në sheshin 'Skënderbej'

1578234487_manetirane001.jpg

Era e fortë që përfshiu vendin ka rrëzuar pemën gjigante të Vitit të Ri në sheshin "Skënderbej". Pema e dekoruar për festat e fundvitit ka rënë, ndërsa menjëherë kanë mbërritur edhe punonjësit bashkiakë. Nuk raportohet për të lënduar, pasi fatmirësisht nuk ka pasur njerëz rreth pemës në momentin e rrëzimit. Edhe çadrat e disa bizneseve në sheshin 'Skënderbej' janë rrëzuar duke shënuar vetëm dëme materiale.

Ora 13:21
Era e fortë 'pushton' vendin, pezullohet lundrimi në Portin e Vlorës

Për shkak të erërave të forta që ka "pushtuar" vendin ditën e sotme, janë pezulluar lundrimet në portin e Durrësit. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar deri në njoftim të dytë lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese do të jetë i pezulluar.

Ora 13:20
Mbyllet Porti i Barit, pezullohen lundrimet drejt Durrësit për shkak të përkeqësimit të motit

Për shkak të përkeqësimit të motit, Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit të Barit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojnë nisjen e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit. 

Nga ta kërkohet mirëkuptim i pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore  në situatat detare me mot të përkeqësuar, erë të fortë e dallgë të larta. 

Për çdo ndryshim qytetarët do të  mbahen të informuar, por  mund të marrin informacion edhe në terminalet e portit Barit dhe Durrësit.

Ora 11:44
Reshjet e borës fillojnë në disa zona të vendit, këshilla si duhet të lëvizni

1578221241_arrsh.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar gjendjen e rrugëve në zonat e vendit.

Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës,  por pa sjellë probleme për qarkullimin.
Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë,   nuk ka probleme në qarkullim.

Në Rajonin Qendror ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë dhe nuk ka probleme me qarkullimin.

Në Rajonin Jugor kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
- Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
- Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
- Boboshticë-Dardhë
- Korçë-Voskopojë
- Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë .

Sipas ARRSH-së, kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale

Foto nga rrugët
Ora 10:43
Reshjet e dëborës në Korçë, në Qafën e Sharrit duhen përdorur zinxhirët (VIDEO)

Reshjet e dëborës në zonën e Korçës kanë filluar që në orët e para të mëngjesit. Intensiteti është shtuar ndjeshëm  në zonën e Qafës së Sharrit.

Në këtë zonë si pasojë e rënjes së dendur të dëborës kërkohet nga shoferët e makinave që të përdorin zinxhirët. Në këtë aks për shkak të temperaturave të ulëta janë krijuar edhe ngrica në rrugë.

1578215890_korce001.jpg

Ora 09:27
Nisin reshjet e borës në Korçë, deri më tani asnjë rrugë e bllokuar (VIDEO)

Prej orës 7 të mëngjesit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje me intesitet të ulët.

Zonat me reshjet intensive janë zona e Ersekës dhe fshati Dardhës, ndërkohë që sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale nuk paraqiten probleme përsa i përket qarkullimit të automjeteve në akset kryesore edhe pse bëjnë të ditur që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes për shkak të lagështirës.

Gjithashtu po punohet nga kontraktorët me pastrim dhe kriposje në rrugët që sipas tyre paraqesin me shumë probleme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Salehustani vend katnaresh: 05/01/2020 22:39

    Vetem ne Arnautistanin e katunareve dikush gezohet kur arrin te filmoje rrezimin e Pemes se Krishtlindjeve ne mes te qytetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?