Moti i keq, me erë të fortë dhe temperatura të ulëta që ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme, ka shkaktuar edhe pasojat e para. Për shkak të erës së fortë, në kryeqytet janë rrëzuar disa pemë, por fatmirësisht pa persona të lënduar. Punonjësit e Bashkisë kanë ndërhyrë për zhvendosjen e tyre, dhe normalizimin e situatës, ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj u bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin daljen në rrugë apo qëndrimin në zona ku ka rrezik.
“Kujdes! Erë e fortë në Tiranë, ju lutem evitoni lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë jetën. Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ndëkaq, punonjësit e mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës ndodhen në terren për të normalizuar situatën e krijuar nga era e fortë, dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve që mund të hasen në vështirë për shkak të kushteve të vështira të motit.
Lajmi kryesor: