Nesër pritet vizita e presidentit turk Erdogan në Tiranë, i cili pritet të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë.
Megjithatë kjo vizitë dhe ndikimi turk u debatua në 'Repolitix' mbrëmjen e sotme. Florian Arapi, publicist, theksoi për Denis Mingën se inaugurimi u zgjat për disa kohë prej uzurpimit të KMSH nga ajo që ai e quan organizatë terroriste si Feto, armike e Erdogan.
'Falenderim Zotit që i erdhi fund kalvarit të talljeve të myslimanëve në Shqipëri nga të gjithë qeveritë nga 92 e deri tani. Janë prerë 3 4 herë shirita, nga Berisha dhe të tjerë dhe me ndikimin e Erdogan u realizua. Tallja dhe rinkonkuista ndaj myslimanëve shqiptarë është e vazhdueshme. U vendos një balancë, të shkoj haku tek i zoti.
Duke qenë se komuniteti mysliman është kapur nga një organizatë terroriste që ka ndërhyrë në shumë shtete. Ka pasur problematikë që ka mbetur i mbyllur. KMSH është e kapur nga kjo organizatë terroriste, nga Feto, Bujar Spahiu, Taulant Pico, Fejzi Shaholli. Pjesë të organizatës terroriste në Turqi. Kjo bëri të ishte ngërç i gjatë. Me ndërhyrjen e qeverisë shqiptare u zgjidh. Pronësia e këtij kompleksi ti dorëzohet një fondacioni, që do administrohet nga njerëz jo të organizatës. Ka shumë pak detaje. Do drejtohet nga Myftiu i Tiranës.'
Ish kreu i arkivave Gjet Ndoji e sheh me skepticizëm përfshirjen e Turqisë dhe qeverisë së saj në këtë mes.
'Të tjerët na diktojnë të konfliktohemi, Turqia nuk mund të diktojë politikën e brendshme të shtetit sovran. Me fat që Komuniteti mysliman kanë shtëpinë e tyre. Lajm i mirë. Por pse është zvarritja? Kjo vjen nga donatori. Ka 3 vjet që besimtarët nuk e gëzojnë. Sepse vjen dhe ven kushte në vend. Ai vjen shteti dhe bën një donacion për besimtarët mysliman shqiptarë. Dhe e ndërton, ka marrë pjesë ky komunitet në vendosjen e gurëve të themelit. Marrëdhënie jo korrekte e shtetit turk me Shqipërinë në ndërtimin e xhamisë dhe duke diktuar. Nuk e zgjedh Erdogani, nuk është sulltani i Perandorisë Osmane. Ai ka qenë kalif, edhe kryeushtarak, kryeministër. Ky vjen me autoritetin e kalifit. Turqia është republikë laike. Është trashëgimi nga Qemal Ataturku. Sot vjen si sulltan. Në momentin që institucioni që KMSH sot nuk mund të ndërhyjë ky person kushdo qoftë. Turqinë nuk e kemi vëlla. Myslimanët e Shqipërisë janë në të drejtën të besojnë kë të duan.'
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi e shikon si pjesë të bashkëjetesës së popujve shqiptarë dhe turq.
'Ngërçi ka filluar që në 2013. Më pas vijoi me grushtin e shtetit në 2016 në Turqi, ku u vranë 265 qytetarë. Një shtet si Shqipëria që ka marrëdhënie strategjike me Turqinë strehon disa njerëz që kanë kryer akte terroriste në Turqi. Njeriu ka dy përmasa, nacionale dhe shpirtërore, që është brendashkruar. Një pjesë e shqiptarëve myslimanë i konsideron turqit edhe vëllezër dhe miq. Konteksti i islamit shqiptar e ka kontekstin nga bashkëjetesa me popullin osman. Filluan konvertimin.'
Ndërsa gazetari Eljan Tanini e shikon arkitekturën e xhamisë së Namazgjasë si shumë brutale.
'Me turqit duhet ta mbajmë mirë dhe nuk kemi ku shkojmë. Edhe për interesa ekonomike dhe diplomatike. Një popull i madh si Turqia ta kemi afër. Nuk ka rëndësi i kemi vëllezër me ta. Turqit janë fenomen që na duhen. Partner fantastik. Na ndihmuan së fundmi me tërmetin e fundit. Baba Mondi and friend që është nuk e di. Arktitektura duhet ti ngjajë vendit ku jetojmë. Ka emrin e Namazgjasë. Mund të kishte emrin e ndonjë sulltani të çuditshëm. Ndoshta mund të ketë dhe emrin e Erdogan. Është brutaliste të vret. Të paktën e kanë veshur me pllaka. Nuk është e dashur e vendit tim. Nuk ka asgjë lidhje me të.
Mund të ishte pak më e qetë?! E rëndësishme është që besimi të mos jetë brutalist. Mua më vjen si dhunë estetike turke.'
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi foli mbi organizatën e Fejtullah Gulen që sipas tij përveç KMSH është e futur në shumë sektorë të jetës së vendit.
'Arsimet private, mjekësi private, politika. Ka eksponentë në ushtri por edhe në sistemin gjyqësor. Organizatë që fokusohet në deep state. Që kuadrot ti shërbejnë kësaj organizate dhe jo shtetit. Kjo organizatë tepër e rrezikshme për sigurinë për një vend me demokraci të brishtë si Shqipëria. Mund ta krahasojmë me një organizatë tjetër që qarkullon në Shqipëri. Luftën e bëjnë vetëm për pushtet dhe para. Përdorin gjithë gurët.'
Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica sqaroi se si do bëhet administrimi i xhamisë së Namazgjasë që do të inaugurohet nesër nga presidenti turk Erodgan. Bica thekson në Repolitix se menaxhimi do bëhet nga një fondacion i drejtuar nga myftiu i Tiranës.
'Lajmi i hapjes shumë i pritur nga besimtarët. Shyqyr që erdhi kjo ditë që ka qenë kërkesë e kahershme e komunitetit. Komuniteti mysliman kurrë nuk ka patur pengesa për hapjen por ka treguar vullnetin që kjo xhami tu dhurohet besimtarëve. Vonesat kanë qenë për shkaqe të tjera dhe jo për ngërçe të tilla. Komuniteti ka bërë një deklaratë, ka shprehur se do përfaqësohet nga myftiu i Tiranës. Përfaqësuesi numër një është kryetari, por në inaugurime të ndryshme gjykon si do përfaqësohet. Në rastin konkret ka marrë vendimin të përfaqësohet me myftiun e Tiranës.
Xhamia e Namazgjasë është me të vërtetë nevojë e madhe për ritualet javore. Në ritualet javore të të premteve xhamitë e Tiranës tejmbushen. Kjo do ti japë frymëmarrje goxha. Duket e mjaftueshme por e vështirë. Sa i përket bajrameve e pamundur që xhamia e Namazgjasë ti përmbush këto nevoja. Edhe sheshi nuk mjafton. I shërben komunitetit si simbolikë për të plotësuar mozaikun. Nëse përdoren dhe ambjentet jashtë shkon maksimumi deri në 10 mijë persona.
Ne kemi disa kohë që me palët investues jemi në kontakt, kjo xhami me përmasat e mëdhaja që ka, aktivitetin e gjerë. Do shërbejë dhe me ambiente të tjera, me organizime kulturore. Kur ka organizime të tilla si ajo e arsimit, ne gjithmonë kemi bashkëpunuar me organizata. Në lidhje me këtë rruga më e mirë dhe më e duhura ka qenë të menaxhohet nga një fondacion. Fondacioni i Xhamisë së Namazgjasë. Ky fondacion do ketë anëtarët të barabartë, edhe me investitorët. Kryetari do jetë myftiu i Tiranës. Kontrolli dhe menaxhimi do bëhet nga ky bord. Predikuesit do jenë shqiptarë.'
Ish kreu i arkivave Gjet Ndoji duke folur në Repolitix për hapjen e xhamisë së Namazgjasë, e shikon me shqetësim përfshirjen e shtetit turk në punët e brendshme të Shqipërisë. Nesër pritet vizita e Erdogan për inaugurimin e kësaj xhamie, teksa Ndoji e sheh ardhjen e tij si ardhjen e ndonjë kalifi.
'Të tjerët na diktojnë të konfliktohemi, Turqia nuk mund të diktojë politikën e brendshme të shtetit sovran. Me fat që komuniteti mysliman kanë shtëpinë e tyre. Lajm i mirë. Por pse është zvarritja? Kjo vjen nga donatori. Ka 3 vjet që besimtarët nuk e gëzojnë. Sepse vjen dhe ven kushte në vend. Ai vjen shteti dhe bën një donacion për besimtarët mysliman shqiptarë. Dhe e ndërton, ka marrë pjesë ky komunitet në vendosjen e gurëve të themelit. Marrëdhënie jo korrekte e shtetit turk me Shqipërinë në ndërtimin e xhamisë dhe duke diktuar.
Nuk e zgjedh Erdogani, nuk është sulltani i Perandorisë Osmane. Ai ka qenë kalif, edhe kryeushtarak, kryeministër. Ky vjen me autoritetin e kalifit. Turqia është republikë laike. Është trashëgimi nga Qemal Ataturku. Sot vjen si sulltan. Në momentin që institucioni që KMSH sot nuk mund të ndërhyjë ky person kushdo qoftë. Turqinë nuk e kemi vëlla. Myslimanët e Shqipërisë janë në të drejtën të besojnë kë të duan.'
O Gjeto! E di që nuk e keni për qefë që ndërtohen Xhamit në një vend Mysliman!Gjeto kujto Çilerin në 97 kur bandat tuaja të PD shkatërruan ushtrin,ishe Çiler që na mbrojti nga shovinistat Grek që desh na pushtonte,veç këtë mendo.
PërgjigjuGjet Ndoji flet per muslimanet, turqit, Islamin, shqiptaret, kalifat, etj. Mendo te dilte Shabani apo Shefqeti te thoshte te njejtat gjera per viziten e papes ne Shqiperi, katedralet, kishat, italianet, francezet, amerikanet, ikonat, Mirditen, etj.
PërgjigjuO Arap,o sejmen Erdogani,nese FETO ka kapur KMSH,po sulltani jot cfare ka kapur e se leshon?-Ka kapur prej gryke shtetin turk, kushtetuten e tij dhe shtetasit e tij e po mbyt demokracine turke.Dhe ti o /ekspert/i shit-blerjes se politikes,M.Laci,na thua qe FETO na qenka e rrezikshme per nje shtet me demokraci te brishte si Shqiperia! Po nderhyrjet e Erdoganit ne politikat shoqerore-kulturore te Shqiperise si ky rast,cfare emri ju ve?! Na thua se levizin cdo gur per pushtet e para! Po Erdogani jot cfare perdor per para e per pushtetin e perjetshem?-Sigurisht qe dhe ai gure perdor dhe dy prej tyre jane pikerisht aty duke i bere fresk politikave e synimeve te tij,dy zara me emrin Florjan Arapi e Marlin Laci!
PërgjigjuDerisa e ke shtrire doren per ndertimin e xhamise dhe ta ndertoj atehere duroja dhe pordhet.apo e harrove janullatosin grek qe ben ligjin dhe ka ndikuar deri perzjedhje ministrash.
Përgjigju