Ish kreu i arkivave Gjet Ndoji duke folur në Repolitix për hapjen e xhamisë së Namazgjasë, e shikon me shqetësim përfshirjen e shtetit turk në punët e brendshme të Shqipërisë. Nesër pritet vizita e Erdogan për inaugurimin e kësaj xhamie, teksa Ndoji e sheh ardhjen e tij si ardhjen e ndonjë kalifi.
'Të tjerët na diktojnë të konfliktohemi, Turqia nuk mund të diktojë politikën e brendshme të shtetit sovran. Me fat që komuniteti mysliman kanë shtëpinë e tyre. Lajm i mirë. Por pse është zvarritja? Kjo vjen nga donatori. Ka 3 vjet që besimtarët nuk e gëzojnë. Sepse vjen dhe ven kushte në vend. Ai vjen shteti dhe bën një donacion për besimtarët mysliman shqiptarë. Dhe e ndërton, ka marrë pjesë ky komunitet në vendosjen e gurëve të themelit. Marrëdhënie jo korrekte e shtetit turk me Shqipërinë në ndërtimin e xhamisë dhe duke diktuar.
Nuk e zgjedh Erdogani, nuk është sulltani i Perandorisë Osmane. Ai ka qenë kalif, edhe kryeushtarak, kryeministër. Ky vjen me autoritetin e kalifit. Turqia është republikë laike. Është trashëgimi nga Qemal Ataturku. Sot vjen si sulltan. Në momentin që institucioni që KMSH sot nuk mund të ndërhyjë ky person kushdo qoftë. Turqinë nuk e kemi vëlla. Myslimanët e Shqipërisë janë në të drejtën të besojnë kë të duan.'
Lajmi kryesor:
Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani
G.K//ReportTv.al