Përpara një turme mbështetësish të emocionuar në Stamboll, Rexhep Tajip Erdogan falënderoi duke kënduar mbështetësit e tij për rezultatin që e solli në presidencën e Turqisë për herë të tretë. Me ironi, i tha kundërshtarit Kemal Kilicdaroglu: Bye, bye, bye Kemal.
“Ne jemi të parët dhe ju duam”, u tha ai turmës së mbledhur dhe shtoi: “Ne jemi të dashuruar me Stambollin, sot këtu është ndryshe. I gjithë Stambolli është ndryshe”.
“Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit. Jemi bashkë deri në varr.E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtuKemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Dua të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na bëri të përjetojmë një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që edhe një herë na besoi përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për pesë vitet e ardhshme”, tha Erdogan.
Lajmi kryesor:
Erdogan rizgjidhet president i Turqisë për një mandat të tretë! Fiton me diferencë të ngushtë votash përballë rivalit të tij opozitar
//ReportTv.al