Erdogan rizgjidhet president i Turqisë për një mandat të tretë! Fiton me diferencë të ngushtë votash përballë rivalit të tij opozitar

28 Maj 2023, 07:38| Përditesimi: 28 Maj 2023, 22:58

  • Share

Recep Tayip Erdogan është rizgjedhur president i Turqisë për një mandat të tretë. Sipas mediave të huaja, Erdogan ka arritur të sigurojë 52.16% të votave përballë rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të merrte 47.84% të votave.

Ashtu siç pritej pas raundit të parë të zgjedhjeve në 14 maj, diferenca e votave fituese për Erdogan ka qenë mjaft e ngushtë i cili tashmë do të vijojë të qeverisë vendin edhe për 5 vitet e ardhshme.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 84.93%, një rënie e lehtë krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 majit.

Me fitoren e mandatit të tretë, Erdogan hyn në historinë e vendit si një prej zyrtarëve që ka qeverisur Turqinë për një periudhë tepër të gjatë, prej më shumë se 21 vitesh kur ka mbajtur edhe postin e kryeministrit para se të ndryshonte sistemin qeverisës së vendit, duke e kthyer në sistem presidencial.

Raundi i parë na la të kuptonim se ditën e sotme gara do të ishte e ngushtë, ku Erdogan pavarësisht se po përballet me presion të madh pas më shumë se 20 vitesh në pushtet, sot ka arritur fitoren historike që e ka konfirmuar në detyrë për një mandat të tretë.

Muaj më parë, kur konfirmoi kandidaturën e tij për një mandat të tretë si president, Erdogan tha se nëse do të arrinte të rizgjidhej ky do të ishte mandati i tij i fundit në politikë, duke sinjalizuar kështu tërheqjen. 

Zgjedhjet në Turqi u ndoqën me interes të madh nga ana e ndërkombëtarëve për të parë drejtimin që do të marrë vendi. Gjatë sundimit më shumë se 20 vjeçar të Erdoganit, Turqia ka pasur marrëdhënie më të forta me Rusinë duke mbajtur edhe një rol neutral sa i takon luftës në Ukrainë. Ndërsa për shumë analistë të huaj ashtu edhe sipas raporteve të Freedom House, vendi ka anuar kah autoritarizmi me kontroll të madh mbi mediat dhe pushtetin gjyqësor. Erdogan më herët ka akuzuar edhe Perëndimin se ka bërë komplot për ta rrëzuar nga pushteti ndërsa kandidatura e Turqisë për në BE ka kohë që është ngrirë.

Kilicdaroglu shihej si kandidati më pro-perëndimor përballë Erdoganit dhe prandaj kishte edhe mbështetjen e disa prej vendeve.

Ora 19:45
Erdogan këndon para turmës në Stamboll dhe mban fjalimin e fitores: Bye, bye Kemal! Ju falenderoj që na besuat qeverinë për 5 vite të tjera

 

Përpara një turme mbështetësish të emocionuar në Stamboll, Rexhep Tajip Erdogan falënderoi duke kënduar mbështetësit e tij për rezultatin që e solli në presidencën e Turqisë për herë të tretë. Me ironi, i tha kundërshtarit Kemal Kilicdaroglu: Bye, bye, bye Kemal.

“Ne jemi të parët dhe ju duam”, u tha ai turmës së mbledhur dhe shtoi: “Ne jemi të dashuruar me Stambollin, sot këtu është ndryshe. I gjithë Stambolli është ndryshe”.

“Dashtë Zoti, do të jem i denjë për besimin tuaj ashtu siç kam qenë në 21 vitet e fundit. Jemi bashkë deri në varr.E kisha thënë edhe para zgjedhjeve se kjo dashuri nuk mbaron këtuKemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Dua të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na bëri të përjetojmë një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tonë që edhe një herë na besoi përgjegjësinë e qeverisjes së vendit për pesë vitet e ardhshme”, tha Erdogan.

;

 

Ora 19:05
Erdogan mbetet president i Turqisë, mposht opozitarin Kilicdaroglu me diferencë të ngushtë votash

Recep Tayip Erdogan është konfirmuar president i Republikës së Turqisë duke fituar me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave.

Ashtu siç pritej, gara mes dy kandidatëve ka qenë mjaft e fortë dhe kjo tregohet edhe nga diferenca e ngushtë mes tyre në rezultatin përfundimtar.

Ora 17:47
Publikohen rezultatet e para për zgjedhjet në Turqi! Kur janë numëruar më shumë se 66% e votave, Erdogan shfaqet kryesues

Ashtu siç pritej pjesëmarrja e qytetarëve turq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku Erdogan dhe Kilicdaroglu ishin përballë njëri tjetrit, rezultoi më e ulët. Konkretisht në zgjedhje kanë marrë pjesë 84.93% e qytetarëve me të drejtë vote.

Deri më tani kur janë numëruar rreth 66.6% Erdogan kryeson me 54.7% ndërsa Kilicdaroglu ka 45.2% të votave.

Ora 16:03
Turqia pret verdiktin e qytetarëve për presidentin e ri, Erdogan shpërndan para për fëmijët në shkollën ku votoi (VIDEO)

1685282983_receptayyiperdoan.JPG

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka përsëritur sot të njëjtin veprim që ka bërë më herët pas tërmetit katastrofik dhe gjithashtu në takimet e tjera që ka pasur me qytetarët gjatë fushatës zgjedhore. 

Pasi votoi në shkollën në Stamboll ku kishte emrin në qendrën e votimit, Erdogan nisi të shpërndante para për fëmijët e pranishëm të cilët brohorisnin emrin e tij. 

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/05/2023 03:09

    Nuk kishte si te ndodhte ndryshe,Turqia zgjodhi nje autokrat qe do qe te mumifikohet ne fron,sepse rivali i tij,74 vjecar Kilicdaroglu nuk ofronte asnje shprese per ndryshim edhe pse kishte gjithe opoziten pas.Nje burokrat i mykur edhe kur kujtoi se gjeti ze e ide te terhiqte votues,i gjeti ne retoriken e ekstremit te djathte.Dhe ja rezultati.Do te kishin qene zgjedhje me te vertete demokratike, nese sot ne gare ne vend te ketij do te kishte qene bashkiaku i Stambollit,z.E.Imamoglu,por /fijet e merimages/qe e kane mbytur shtetin turk,ja hoqen me dhelperi mundesine e kandidimit dhe Turqise i mbeti te zgjidhte midis sulltanit nr 1 dhe sulltanit nr 2 dhe keshtu Erdogan fitoi zgjedhjet.Dhe menjehere u vune ne gare tere diktatoret,autokratet dhe sahanlepiresat e botes qe t'a uronin per //fitoren//!!!

    Përgjigju
  • 1453: 28/05/2023 22:37

    Bravo i madhi Erdogan!!!! Uahahahaha grekve u ka ik truri tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?