Erdogan përshëndet me videomesazh samitin për Ukrainën në Tiranë: Të gatshëm të rikthejmë palët në bisedime, mbështesim planin me 10 pika të Zelenskyt për paqe

28 Shkurt, 15:02| Përditesimi: 29 Shkurt, 01:20

  • Share

 

Samitin për Ukrainën në Tiranë, e përshëndeti edhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, nëpërmjet një videomesazhi.

Ai tha se është gati që të rikthejë palët në tryezën e diskutimeve dhe konfirmoi mbështetjen për planin e paqes me 10 pika të Zelenskyt.

“Turqia mbështet Pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial. Ne do të marrim pjesë dhe kontribuojmë për ndërtimin e shpejtë të Ukrainës. I kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, ndonëse asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të vendosur paqen. Unë vijoj që të ruaj vizionin tim për të pasur një paqe të gjatë për t’i zgjidhur gjërat me diplomaci dhe t’i japim një shans dialogut.

Ne duhet të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet tona. Në parim, ne mbështesim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky. Ne gjithashtu, kemi qenë mbështetës të planit të tij për të garantuar sigurinë ushqimore. Që Plani i Paqes të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjitha palët. Ne mbetemi në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojmë për vendosjen e sigurisë”, tha Erdogan.


Lajmi kryesor:

Samiti për Ukrainën në Tiranë, Zelensky kërkon bashkëprodhim të municioneve me Shqipërinë e Ballkanin! Rama: S'duhet ta lëmë të humbasë (FOTO - VIDEO)


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?