Samiti për Ukrainën në Tiranë, Zelensky kërkon bashkëprodhim të municioneve me Shqipërinë e Ballkanin! Rama: S'duhet ta lëmë të humbasë (FOTO - VIDEO)

28 Shkurt, 07:02| Përditesimi: 29 Shkurt, 02:17

  • Share

Tirane- Tirana organizoi sot (28 shkurt 2024) samitin 'Ukrainë – Europa Juglindore” me pjesëmarrjen edhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor ku u vu theksi tek vazhdimi i ndihmës ushtarake dhe financiare për Ukrainën ndërsa u paralajmërua për rrezikun që i kanoset Ballkanit Perëndimor nga Rusia.

Samiti u mbyll me një deklaratë të përbashkët firmosur nga 8 liderët pjesëmarrës ku theksohet se agresioni ushtarak i Rusisë përballë Ukrainës mbetet "kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare"

Samiti nisi me fjalën hapëse të dy bashkëorganizatorëve, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Presidenti Zelensky, të cilët në një zë bënë thirrje për të qëndruar krah Ukrainës në betejën e saj kundër agresionit rus dhe nevojën për furnizimin me municione.

"Putin donte ta fshinte nga harta Ukrainën por ajo sot është më shumë e ankoruar në Europë. Duam të përsërisim thirrjen të ndalet lufta" tha Rama në fjalën hapëse të Sesionit, duke bërë thirrje shteteve të fuqishme aleate të NATO-s se ndihma për Ukrainën nuk duhet të përdoret për politika të brendshme.

"Ukraina meriton të mbështetet dhe ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për të rezistuar dhe të sigurohet që çdo paqe që do të dalë nga kjo luftë do jetë paqe e drejtë, e mbështetur para së gjithash në planin 10 pikësh të Zelenskyt, të cilin e mbështesim dhe duam të diskutohet nga të gjitha shtetet”, tha Rama.

Nga ana e tij presidenti Zelensky falenderoi Shqipërinë për organizimin e samtit. "Regjimi i Putinit duhet të humbasë. Dështimet e tij janë siguria jonë!" tha Zelensky duke ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor të bashëpunojnë në prodhimin e municioneve të nevojshme për të zbrapsur agresionin rus. Madje propozoi organizimin e një forumi të përbashkët të sigurisë mes Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor.

"Kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë në fusha të ndryshme. Por nuk mjafton kjo të fitojmë mbi Putinin. Ne shikojmë probleme edhe në ofertën për sa i përket municioneve të cilat ndikojnë kapacitetin tonë në fushat e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve bashkë me ju dhe me partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë sonë do të prezantojë të gjitha detajet. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për sigurinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo një nga kryeqytetet tuaja"  tha Zelensky.

Samiti: 8 liderët, Alex Soros dhe videomesazhi i Erdogan  
Samiti  'Ukrainë – Europa Juglindore” i mbajtur me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama solli për herë të parë në Tiranë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Samiti u mbajt në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe pjesë e tij ishte edhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros. Pas fjalës hapëse të dy bashkëorganizatorëve samiti vijoi me dyer të mbyllura. Pati dhe përshëndetje nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili nëpërmjet një videomesazhi  tha se është gati që të rikthejë palët në tryezën e diskutimeve dhe konfirmoi mbështetjen për planin e paqes me 10 pika të Zelenskyt.

Në fund të samitit, presidenti serb Vuçiç deklaroi se ishte pranuar kërkesa e tij për ndryshimin e tekstit të deklaratës, ku flitet për sanksione ndaj Rusisë. “Nuk përmenden sanksione, nuk përmendet ndikimi keqdashës rus. Nuk është e lehtë për Ukrainën sot, dhe ne nuk kemi asgjë për të fajësuar për Ukrainën”, tha Vuçiç.

Pas samitit, në konferencën e përbashkët për median Zelensky paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën.

Vizita e Presidentit Zelensky në Tiranë nisi me një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku dhe u firmos traktati  i Miqësisë dhe Bashkëpunimit. Pas takimit, Zelensky shkroi se kanë folur për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

Pjesëmarrësit në samit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic  

Shenim: Vizita e presidentit Zelensky në Tiranë u ndoq nga gazetarët e Report Tv Raziela Myslimaj, Sokol Dema, Danjela Maloku 
Në redaksinë online punuan gazetarët: Suela Gera, Marseda Qefalia, Sibora Elezaj. Video: Rudolf Karafili.

Ora 22:47
Samiti për Ukrainën në Tiranë/ Balla: Sukses! Mirënjohje policisë, Gardës dhe qytetarëve që respektuan masat kufizuese

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka falënderuar forcat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për përkushtimin e tyre me qëllim mbarëvajtjen e Samitit të Europës-Juglindore, të mbajtur ditën e sotme në Tiranë, ku mori pjesë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka falënderuar edhe qytetarët të cilët respektuan masat kufizuese të vendosura nga policia me rastin e këtij samiti.

“Tirana, kryeqyteti i Europës së Ballkanit, mikpriti dhe organizoi me sukses Samitin e Europës-Juglindore, ku mori pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit më të lartë të vendeve të rajonit. Përgëzime dhe mirënjohje të gjitha forcave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës të angazhuara në këtë operacion të madh për garantimin e mbarëvajtjes së këtij Samiti të rëndësishëm. Shumë mirënjohje edhe banorëve të kryeqytetit për mirëkuptimin ndaj masave kufizuese”,- shprehet Balla.

Ora 20:38
Largohet Zelensky, Rama pas samitit për Ukrainën në Tiranë: Një ditë e paharrueshme

1709149028_rama.jpg

"Një ditë të paharrueshme", kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama samitin Ukrainë – Europa Juglindore me pjesëmarrjen edhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në fund të kësaj dite  Rama ka ndarë foto nga të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar. Ndërsa Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u largua nga Shqipëria këtë mbrëmje.

 

    Ora 19:26
    Ushtarët e plagosur të Ukrainës do të mjekohen në Mal të Zi? Diskutimi i Zelenskyt me Milatoviç në Tiranë

    1709145505_zelenskimaliizi.jpg

    Ushtarët ukrainas të plagosur nga luftimet ndaj rusëve mund të kurohen në Mal të Zi. Lajmin e bëri me dije presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili nëpërmjet një postimin në rrjetin social ‘X’, thekson se një ndër pikat e diskutuara me presidentin malazez Jakov Milatoviç gjatë samitit në Tiranë, ishte edhe mundësia që ushtarët e plagosur të merrnin mjekim në Mal të Zi.

    “Kam pasur një takim me Presidentin Jakov Milatoviç dhe falënderoj Malin e Zi për pritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Ne diskutuam gjithashtu trajtimin mjekësor dhe rehabilitimin për ushtarët ukrainas në Mal të Zi. I jam mirënjohës Malit të Zi që iu bashkua Deklaratës së G7 të Vilniusit dhe Formulës së Paqes të Ukrainës. E informova Presidentin Milatoviq për Samitin e parë Global të Paqes në Zvicër në kuadër të përpjekjeve tona për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne gjithashtu koordinuam bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar të Ukrainës dhe Malit të Zi”- shkruan Zelensky.

     

    Ora 19:23
    Takimi Zelensky-Vuçiç në Tiranë, presidenti ukrainas: Serbia, e rëndësishme për zbatimin e planit për paqen me Rusinë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar në rrjetin social ‘X’ një video nga takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç gjatë samitit që u mbajt në Tiranë për Ukrainën.

    Ai falënderoi Vuçiç për mikpritjen e ukrainasve që u larguan nga vendi për shkak të luftës ndërsa e cilësoi të rëndësishme pjesëmarrjen e Serbisë në zbatimin e planit për arritjen e paqes me Rusinë.  

    “U takova me Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe falënderova Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Vura re rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën. Unë e informova presidentin Vuçiq për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore”- shkruan Zelensky.

     

    Ora 17:47
    Takimi në Tiranë me kryeministrin kroat, Zelensky: Diskutuam lehtësimin e bashkëpunimit mes kompanive tona për prodhimin e dronëve

    1709139225_volodymyrzelensky.JPG

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka postuar në rrjetin social ‘X’ pamjet nga takimi që pati në Trianë edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, me të cilin shkruan se bisedoi lidhur me mundësinë e lehtësimit të bashkëpunimit mes kompanive të mbrojtjes ukrainase dhe kroate sa i takon pajisjeve të shpëtimit dhe prodhimit të dronëve.

    “Në Tiranë u takova me kryeministrin kroat @AndrejPlenkovic dhe shpreha mirënjohjen për ndihmën e Kroacisë për vendin dhe popullin tonë, duke përfshirë çminimin humanitar dhe rehabilitimin e ushtarëve dhe fëmijëve ukrainas.

    Ne diskutuam perspektivat për një Forum të Industrisë së Mbrojtjes Ukrainë-Ballkan dhe ramë dakord të lehtësojmë bashkëpunimin midis kompanive të mbrojtjes ukrainase dhe kroate në fushat e çminimit, pajisjeve të shpëtimit dhe prodhimit të dronëve. Unë vlerësoj mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO. Ne diskutuam gjithashtu çështjet aktuale të sigurisë rajonale”- shkruan Zelensky.

     

    Ora 15:12
    Samiti për Ukrainën, deklarata e përbashkët e liderëve të Europës Juglindore: Agresioni i Rusisë, kërcënimi më i madh për sigurinë e kontinentit

     

    Liderët e vendeve të Europës Juglindore kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas samitit të mbajtur në Tiranë për Ukrainën. Në deklaratën e përbashkët theksohet se agresioni ushtarak i Rusisë përballë Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare.

    Në deklaratën ku ka firmosur edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç theksohet se shtetet e Europës Juglindore dënojnë me forcë përpjekjet e Federatës së Rusisë për të mbajtur zgjedhje presidenciale në territoret e pushtuara të Ukrainës. 

    Me kërkesë të Serbisë, në deklaratë është hequr pika ku thuhej se Rusia ka ‘influencë malinje’ në rajonin e Ballkanit.

    Deklarata e plotë e liderëve të Europës Juglindore:

    Ne, Presidentja Vjosa Osmani, Presidentja Maia Sandu, Presidenti Jakov Milatović, Presidenti Stevo Pendarovski, Presidenti Aleksandar Vuçiq, Presidenti Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Kristo, Kryeministri Nikolay Denkov, Kryeministri Andrej Plenković, Kryeministri Ion-Marcel Ciolacu u mblodhëm në Tiranë më 28 shkurt 2024 dhe lëshuam deklaratën e mëposhtme:

    Agresioni ushtarak i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare. Ky akt agresioni është i papranueshëm; është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Kartën e OKB-së, dhe një krim kundër popullit ukrainas.

    Ne përsëritëm mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991 dhe mbetemi të përkushtuar për t'i ofruar Ukrainës mbështetjen e nevojshme për të mbizotëruar kundër luftës së agresionit rus për aq kohë sa duhet për të të arrihet një paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme në përputhje me Kartën e OKB-së dhe në bazë të Formulës së Paqes të Ukrainës.

    Ne i bëjmë thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj të vazhdueshme për liri, pavarësi dhe integritet territorial.

    Ne dënojmë me forcë synimet e Federatës Ruse për të mbajtur zgjedhje presidenciale në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës, gjë që paraqet një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare. Theksojmë natyrën e paligjshme të zgjedhjeve të ardhshme në Republikën Autonome të Krimesë dhe qytetin e Sevastopolit dhe në territoret e pushtuara nga Rusia të rajoneve Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhya dhe Kherson të Ukrainës.

    Gjatë diskutimeve të sotme në Tiranë, ne rikonfirmuam solidaritetin tonë me Ukrainën dhe popullin e saj në mbrojtjen e tyre heroike të lirisë së tyre dhe vlerave tona të përbashkëta dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në zbatimin e Formulës së Paqes të Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, e cila është në përputhje me Qëllimet dhe Parimet e Kartës së OKB-së dhe të marrë pjesë në Samitin inaugurues të Paqes, duke siguruar pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare në këtë proces.

    Ne jemi të bindur se lufta në shkallë të plotë të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka treguar nevojën kritike dhe rëndësinë thelbësore të një Evrope të bashkuar dhe të fortë, e aftë për t'u përballur me sfidat globale për paqen dhe prosperitetin e popujve tanë. Theksuam se na bashkojnë vlerat e përbashkëta evropiane dhe vizioni i zhvillimit të tyre të mëtejshëm brenda një Evrope të bashkuar.

    Ne riafirmuam vendosmërinë tonë për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta për të siguruar përparim të mëtejshëm dhe mbështetje të ndërsjellë drejt anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.

    Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur masat e veta të sigurisë. Aleatët e NATO-s dhe vendet aspirante lavdërojnë hapat e ndërmarrë drejt anëtarësimit të saj të ardhshëm në NATO dhe mbështesin Ukrainën që të bëhet anëtare e Aleancës sapo ta lejojnë kushtet e sigurisë.

    Ne nënvizuam angazhimin tonë të vendosur për të sjellë para drejtësisë ata individë përgjegjës për krimin e agresionit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e tjera mizori sipas ligjit ndërkombëtar të kryera në lidhje me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, përmes hetimeve dhe ndjekjeve të duhura, të drejta dhe të pavarura në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, duke përfshirë punën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të siguruar që pretendimet për krime lufte dhe krime të tjera ndërkombëtare të hetohen plotësisht dhe në mënyrë të drejtë nga mekanizma të pavarur, efektiv dhe të fuqishëm ligjor.

    Ne ramë dakord të bashkëpunojmë dhe të fokusojmë përpjekjet tona në kthimin e fëmijëve ukrainas të dëbuar dhe zhvendosur me forcë në mënyrë të paligjshme dhe të paligjshme.

    Ne zotohemi të rrisim përpjekjet tona bashkëpunuese për të luftuar dezinformimin, duke përfshirë narrativat e rreme rreth luftës, dhe të mbetemi të përkushtuar në luftimin e luftës hibride dhe sfidave të sigurisë kibernetike, duke kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e komunitetit ndërkombëtar.

    Sot në Tiranë, ne riafirmuam solidaritetin dhe mbështetjen tonë për Ukrainën, shprehëm angazhimin tonë për të marrë pjesë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës, në mënyrë që t'i mundësojmë popullit ukrainas të rindërtojë vendin e tij, duke angazhuar të gjithë partnerët përkatës, duke përfshirë kompanitë private dhe ndërkombëtare. institucionet financiare, me synimin për të siguruar mbështetjen financiare, investimet dhe njohuritë e nevojshme për të siguruar një të ardhme të begatë për Ukrainën. Ne nënvizojmë rëndësinë e çminimit në kontekstin më të gjerë të rimëkëmbjes së Ukrainës, si hapi fillestar i rëndësishëm drejt kthimit të sigurt të njerëzve dhe rifillimit të aktivitetit ekonomik dhe bujqësor.

    Ne, miqtë e Ukrainës, konfirmojmë besimin tonë të fortë se vetëm duke u bashkuar do të jemi në gjendje të rivendosim paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e drejtë në kontinentin evropian.

    Ora 15:02
    Erdogan përshëndet me videomesazh samitin për Ukrainën në Tiranë: Të gatshëm të rikthejmë palët në bisedime, mbështesim planin me 10 pika të Zelenskyt për paqe

     

    Samitin për Ukrainën në Tiranë, e përshëndeti edhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, nëpërmjet një videomesazhi.

    Ai tha se është gati që të rikthejë palët në tryezën e diskutimeve dhe konfirmoi mbështetjen për planin e paqes me 10 pika të Zelenskyt.

    “Turqia mbështet Pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial. Ne do të marrim pjesë dhe kontribuojmë për ndërtimin e shpejtë të Ukrainës. I kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, ndonëse asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të vendosur paqen. Unë vijoj që të ruaj vizionin tim për të pasur një paqe të gjatë për t’i zgjidhur gjërat me diplomaci dhe t’i japim një shans dialogut.

    Ne duhet të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet tona. Në parim, ne mbështesim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky. Ne gjithashtu, kemi qenë mbështetës të planit të tij për të garantuar sigurinë ushqimore. Që Plani i Paqes të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjitha palët. Ne mbetemi në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojmë për vendosjen e sigurisë”, tha Erdogan.

    Ora 13:34
    Zelensky i kërkon rajonit municione për të luftuar Putin: Kemi 500 kompani por nuk mjaftojnë

     

    Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalën e tij u shpreh se Ukraina mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe propozoi një forum të posaçëm të mbrojtjes mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit.

    "Gjatë gjithë kësaj lufte, ne kemi treguar kemi vërtetuar që është e mundur t’i bësh ballë një armiku që duket se është një nga më të fuqishmit në botë. Pra çdo komb mund t’ja dalë mbanë me mbrojtje dhe të fitojë kur kombet e ndryshme bashkëpunojnë dhe njerëzit e tyre rezistojnë. Dhe ne propozojmë që të gërshetojmë këto përpjekje tona dhe t’i fuqizojmë ato.

    Kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë në fusha të ndryshme. Por nuk mjafton kjo të fitojmë mbi Putinin. Ne shikojmë probleme edhe në ofertën për sa i përket municioneve të cilat ndikojnë kapacitetin tonë në fushat e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve bashkë me ju dhe me partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë sonë do të prezantojë të gjitha detajet. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për sigurinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo një nga kryeqytetet tuaja"

    Zelensky ftoi të gjithë të merrni pjesë në samitin e parë global të paqes në nivel udhëheqësish që do të mbahet në Zvicër.

     

    Ora 13:19
    VIDEOLAJM/ Përfundon samiti për Ukrainën, Vuçiç pozon në foton familjare me Osmanin

    Pas përfundimit të samitit për Ukrainën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë liderët u mbldohën bashkë për foton familjare.

    Të gjithë pozuan në foton me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen ishte prania e Aleksandër Vuçiç.

    Ky i fundit kësaj radhe nuk ngurroi të pozojë në foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Të du dallohen në rresht të parë, krah Ramës dhe Zelenskyt.

    Vuçiç në foton familjare me Osmanin
    Ora 12:19
    'Slava Ukraini!', Rama i prerë: Kombet e vogla s’duhet të kthehen në ushqim për Rusinë, solidaritet për Ukrainën!

     

    Kryeministri Edi Rama para të pranishmëve në Samitin në Tiranë, në nder të Ukrainës, iu bëri thirrje të pranishmeve që të tregojnë solidaritet me popullin ukrainas që ndodhet në luftë prej më shumë se dy vitesh. 

    Rama tha se kombet e vogal nuk duhet të kthehen ushqim për Rusisnë. 

    Ai në fund të fjalimit të tij përshëndeti në gjuhën ukrainase; ‘Slava ukraini’.

    Shqipëria ka bërë sa mundet dhe do vazhdojë të bëjë edhe më tej. Deklarata e përbashkët që nënshkruam sot, vendosmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës, tregojnë shumë.  Së fundmi për shumë ato kombe të vogla, si ne që nuk duhen të kthehen ushqim për rolin imeralist të Rusisë, kemi nevojë për qartësi absolute rreth Ukrainës, solidaritet të palëkundur me Ukrainën. Slava Ukraini’, rroftë Ukraina!”, tha Rama.

    Ora 12:16
    Samiti për Ukrainën në Tiranë, i pranishëm edhe Alex Soros, drejtuesi i Fondacionit Soros

    Në samitin që po mbahet në Tiranë “Ukrainë-Europa Juglindore”, ku për herë të parë është i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka marrë pjesë edhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros.

    Soros është parë i pranishëm në samit, i ulur pas kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

    Kujtojmë se miliarderi dhe filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros.

    Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.

    Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, organizata jep rreth 1.5 miliardë dollarë në vit për grupet, që mbështesin të drejtat e njeriut dhe nxisin rritjen e demokracive në mbarë botën.

    Ora 12:14
    'Po përcaktohet rruga që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm', Zelensky në Samitin për Ukrainën në Tiranë: Regjimi i Putinit duhet të humbasë

     

    Presidenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky në samitin për Ukrainën në Tiranë falënderoi Shqipërinë për mbështetjen. Zelensky tha se regjimi i Putinit duhet të humbasë.

    "Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën. Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se cfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të", tha Zelensky. 

    Ora 12:11
    Rama: Të mobilizojmë kapacitetet tona, të mos e lëmë Rusinë të fitojë! Ekzistenca e BE do ishte në rrezik

     

    Kryeministri Edi Rama në samitin për Ukrainën bëri thirrje që vendet aleate të mobilizojnë kapacitete për të mos e lënë Rusinë të fitojë, pasi sips tij ky do ishte një rezultat i papërballueshëm.

    “Sapo kemi kaluar përvjetorin e dytë të sulmit rus në Ukrainë. Duam të përtërijmë thirrjen tonë për Rusinë të ndalë këtë luftë dhe të angazhohemi për paqen. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mblidhemi këtu për të konfirmuar se mbetemi të vendosur përkrahë Ukrainës përballë një kërcënimi real për rendin e Europës dhe atë global.

    E them herë pas here, mikut tim të dashur, presidentit ukrainas, vetë nuk kemi kapacitetet për të ofruar mbështetjen financiare e ushtarake për Ukrainën, por i bashkohemi thirrjes për pjesëtarët më të mëdhenj të aleancës sonë se siguria jonë varet nga mbështetja e tyre, e cila nuk duhet të jetë peng i vonesave burokratike. Në këtë rajon, pas më shumë se një çerek shekulli brenga të lëna nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe dikaturës së fundit të Europës ende duhen shëruar.

    E vetmja zgjidhje që kemi është të rezistojmë ndaj forcave që duan të shpërbëjnë atë që kemi ndërtuar deri tani. Duhet të vazhdojmë të gjithë të jemi së bashku dhe të mobilizojmë lidhjet dhe kapacitetet tona e burimet tona, ajo çka na bën bashkë, institucionet tona, organizatat tona, të bëjmë gjitha që mundemi për të mos e lënë agresionin të shpërblehet. Ne s’mund ta lëmë Rusinë të fitojë, e Ukrainën të humbasë, një rezultat i tillë do ishte i papërballueshëm dhe ekzistenca e BE do ishte në rrezik, një ardhme që është shumë e dhimbshme. Kjo luftë është edhe për lirinë dhe dinjitetin tonë për një paqe të drejtë për Ukrainën dhe popullin e saj.

    Shqipëria ka bërë sa mundet dhe do vazhdojë të bëjë edhe më tej. Së fundi për shumë ato kombe të vogla, si ne që nuk duhen të kthehen ushqim për rolin imeralist të Rusisë, kemi nevojë për qartësi absolute rreth Ukrainës, solidaritet të palëkundur me Ukrainën", tha Rama. 

    Ora 12:05
    Samiti në Tiranë, Rama: T’i japim mbështetje financiare dhe ushtarake Ukrainës të ndali agresorin

     

    Kryeministri Edi Rama në samitin që po mbahet në Tiranë u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare e ushtarake për Ukrainën.

    ‘Pavarësisht asaj për të cilën ende nuk mund të mos biem dakord të shohim para. E ardhmja që ne në Shqipëri shohim është e ardhmja e përbashkët. Prania juaj na bën që të pranojmë diçka që na bashkon me popullin Ukrainas. Jemi këtu për të treguar mbështetjen për Ukrainën e popullin e saj. Duam të ripërtërijmë angazhimin tonë. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mbetemi të vendosur përkrah Ukrainës. Jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona! E them se sa të vetëdijshme jemi dhe nuk kemi kapacitetin për të ushtruar mbështetjen financiare e ushtarake, u bëj thirrje që të njohin rolin e tyre. Mbijetesa e Ukrainës si një shtet i lirë varet nga mbështetja financiare e ushtarake që ata ofrojnë. Kjo mbështetje nuk duhet të jetë peng i interesave dritëshkurtër. Mënyra për ti dhënë fund luftës është të ndalim agresorin. Të ndalosh Ukrainën në vend që të ndalosh Putin e shndërron paqen në një bazë legjitimimi të një agresioni të mëtejshëm.’- tha Rama.

    Ora 12:02
    Samiti për Ukrainën, Rama: Putin nuk ia ka dalë, Ukraina sot më shumë se kurrë e ankoruar në Europë

    Kryeministri Edi Rama ka hapur samitin për Ukrainën në Tiranë. Në praninë e presidentit Volodymyr Zelensky, Rama dënoi luftën në Ukrainë, ndërsa tah se Putin nuk ia ka dalë që ta shtypë popullin ukrainas.

    Kreu i qeverisë thotë se Ukraina është sot më shumë se kurrë e ankoruar në BE.

    Kjo është një luftë që as Ukraina dhe as bashkësia jonë e kombit me të njëjtin qëndrim nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga vendimi i një njeri, i drejtuar nga një ëndërr e vjetër e një të shkuare perandorake. Prania juaj këtu është një kujtesë që ai nuk ia ka dalë. Ai nuk ja ka dalë, pavarësisht fuqisë e propagandës. Rusia nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas, nuk ia ka dalë të shtypë të vërtetën. Putin donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje ditësh, por nuk është sot më shumë se kurrë e ankoruar në Europë.

    Hedh sytë rreth kësaj tryeze,Shoh fytyra të reja, miqësore, të gjithë ne këtu në BP jemi bërë bashkë për të paktën 1 dekadë për të folur për sfidat tona, për të planifikuar të ardhmen tonë. Pavarësisht asaj për të cilën mund të mos biem dakord, e ardhmja që shohim është e ardhmja e përbashkët. Prania juaj këtu ketu na bën thirrje, që e njëjta shpresë na bashkon tanimë me popullin ukrainas.

    Sapo kemi shënuar përvjetorin e dytë të luftës dhe jemi këtu për mbështetjen e Ukrainës. Duam të ripërtërijmë thirrjen tonë ndaj Rusisë që të ndalë këtë luftë. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtën e saj. Mbetemi të vendosur ndaj Ukrainës", tha Rama. 

    Ora 11:43
    Samiti për Ukrainën, Media serbe: Vuçiç do të kërkojë ndryshimin e deklaratës finale në tre pika

    1709115760_rama.jpg

    Vuciç me presidentin Zelensky dhe kryeministrin Rama në samitin e Ukraines ne Tirane
     

    Mediat serbe shkruajnë se Serbia do të kërkojë të ndryshohet deklarata finale që pritet të firmoset në përfundim të samitit për Ukrainën që po mbahet në Tiranë.Mësohet se Serbia kërkon që nga deklarata të fshihet emri I Serbisë si shtet që kërkon vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Të fshihet dhe pjesa që Federata Ruse ka “influencë malinje” në vendet e rajonit. Se në tekst nuk thuhet “vendet” por “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” – sepse, Serbia nuk e njeh Kosovën, shkruan rtv vojvodina

    Ora 11:33
    Zelensky pas takimit me Ramën: Folëm për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta

     

    Presidenti ukrainas ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Zelensky shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa shkruan se nuk do e harrojë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.

    Zelensky thotë se në takimin në kryeministri bashkë me Ramën kanë folur për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

    “Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.

    Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.

    Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shkruan Zelensky.

     

    Ora 11:27
    Vuçiç mbërrin në samit, shtrëngon duart me Zelenskyn e Ramën: Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

     

    Në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë, ka mbërritur edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Vuçiç u takua me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, të cilët po presin delegacionet pjesëmarrëse në samit.

    Më pas presidenti Vuçiç iu drejtua shkurt gazetarëve në serbisht.

    ‘Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes, për tregun e përbashkët. Le të flasim sot me Presidentin Zelenski. Tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta.'- tha Vuçiç.

    Për sanksionet kundër Rusisë?

    ‘Kemi disa propozime për deklaratën... Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t'i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë.’- tha Vuçiç.

    Kujtojmë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas vendosjes nga Perëndimit, për luftën e nisur në Ukrainë.

    Ora 11:22
    A do i kërkoni Zelenskyt njohjen e Kosovës? Osmani në Tiranë: E bindur që ai moment do vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

     

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar punimeve të samitit për Ukrainën në Tiranë. Në hyrje Osmani u prit nga presidenti Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Rama.

    E pyetur nga gazetarët nëse do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Zelensky, Osmani tha se gjithmonë e kanë kërkuar dhe është e bindur ky moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës.

    A do kërkoni njohjen e Kosovës?
    Osmani:
    Këto janë çështje bilaterale, gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë në mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje lufte duke luftuar për lirinë dhe pavarësinë e saj. Jam e bindur që ai moment do vijë bashkë me fitoren e Ukrainës.

    Osmani tha se samiti për Ukrainën është një mundësi që të gjithë aleatët të japin mbështetjen për Ukrainën. Osmani tha se në samit do të flasë për qëndrimin e Kosovës mbi luftën, mbështetjen e popullit ukrainas dhe sanksionet për Rusinë.

    “Ka shumë rëndësi se do kemi mundësi që ne aleatët të japim mbështetjen tonë për Ukrainën siç e kemi bërë që nga dita e parë duke vendosur sanksione duke mbështetur ukrainasit dhe ushtrinë ukrainase. Këtë do ta vazhdojmë ta bëjmë. Në samit do flas për hapat konkretë që Kosova po merr bashkë me aleatët”, tha Osmani.

    Një koment e pati edhe për prezencën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç. 

    A do të ketë ballafaqim me Vuçiç?
    Osmani:
    Gjithmonë kemi ballafaqime me ta se për fat të keq ata ende jetojnë me të kaluarën.

    Ora 11:14
    Rama pret Zelenskyn para Pallatit të Kongreseve, dy liderët bashkëbisedojnë në tapetin e kuq

     

    Kryeministri Edi Rama, në rolin e mikpritësit të samitit, bashkë me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky po presin delegacionet e shteteve pjesëmarrëse.

    Lideri i parë që është pritur nga Rama ka qenë Presidenti ukrainas Zelensky, me të cilin Rama ka zhvilluar një bisedë në tapetin e kuq.

    Së bashku po presin edhe liderët e tjerë pjesëmarrës në samit. E dyta që mbërriti në samit ishte, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo. Pas saj mbërriti presidentja e Moldavisë Maia Sandu.

    Ora 09:51
    Zelensky në Tiranë me masa të jashtëzakonshme sigurie! Më shumë se 30 makina eskortë, snajperistë në tarraca! Blindohet hoteli ‘Marriot’ ku qëndroi

    Tirane- Volodymyr Zelenskyy, Presidenti që lufton prej 2 vjetësh kundër agresionit rus ndaj vendit të tij, zbriti për herë të parë në tokën shqiptare për të bashkëdrejtuar me kryeministrin Rama samitin e organizuar në Tiranë për Ukrainën. Siç pritej, masat kanë qenë në nivele në nivele të jashtëzakonshme për të garantuar sigurinë e presidentit që udhëheq luftën që po motivon botën demokratike, ndaj agresorit më të egër të ditëve tona, Putinit.

    Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës përpiluan një plan të jashtëzakonshëm masash, i cili nisi zbatimin që në momentin e hyrjes në hapësirën ajrore shqiptare të avionit komercial “Airbus A310”, me të cilin Zelenskyy zbriti paqtë mbrëmjen e 27 shkurtit 2024, në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, aty ku gjithçka ishte marrë në dorëzim të policisë dhe shërbimit sekret. Policia e Shtetit angazhoi elitën e sigurisë së vendit, RENEA-n dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë.

    Presidenti ukrainas, pasi u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani u nis drejt Tiranës me një eskortë që nuk ishte parë ndonjëherë në vendin tonë.

    Më shumë se 30 automjete dhe motomjete të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës ishin në dispozicion të ruajtjes së Volodymyr Zelenskyt, deri në akomodimin në hotel “Marriot”, brenda zonës së takimeve të samitit të Ukrainë - Europa Juglindore të 28 shkurtit.

    Paraditen e sotme edhe pse jo më shumë se 300 metër distancë nga Kryeministria, drejt zyrës së Ramës Zelensky u shoqërua sërish nga forca të shumta të sigurisë, në një eskortë të njëjtë si ajo e rrugëtimit nga Rinasi drejt kryeqytetit.

    Të njëjtin itinerar eskorta e Presidentit e kreu 4 herë, nga hoteli në Kryeministri, hotel dhe Pallat të Kongreseve.

    Specialitetet shqiptare, presidenti Zelenskyy vendosi t’i provojë në një restorant me emër në vend, pranë Kryeministrisë, edhe këtu në masa të rrepta sigurie. Ushqimi përveçse i zgjedhur, më shumë mundësi i është nënshtruar një kontrolli për të shmangur çdo rrezik potencial.

    Në mesin e agjentëve të sigurisë, bashkë me ato shqiptare ishin edhe të gardës ukrainase, të cilat zbarkuan në Tiranë enkas për takimin. Roli i tyre ruajtja nga afër e presidentit ukrainas.

    Agjentë të Shërbimit Informativ të Shtetit ishin të shpërndarë në të gjithë zonën. Ndërsa në tarracat e institucioneve më të rëndësishme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte e dislokuar RENEA, me snajperistët më të mirë, të cilët vëzhguan nga lart gjithçka bashkë me Gardën e Republikës. 

    E gjithë zona e samitit u bllokua. Nga sheshi “Nënë Tereza” deri pranë Piramidës dhe në të gjitha rrugët lidhëse të ish-Bllokut dhe Rrugës së Elbasanit, askush nuk u lejua të hynte.

    Të gjithë punonjësit e medias dhe anëtarët e delegacioneve që hynë dhe dolën brenda rrezes së samitit, të akredituar për samitin, u kontrolluan deri në detaje, për të shmangur çdo situatë.

    Tirana këtë të mërkurë, 28 shkurt  ishte e qetë në trafik. Qytetarët e mirëpritën samitin e Ukrainës dhe pjesa më e madhe e tyre zgjodhën lëvizjen në këmbë. Por, policia rrugore ishte aty për të drejtuar të gjithë.

    Njëlloj siç erdhi, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u përcoll drejt Rinasit me të njëjtat masa të jashtëzakonshme të sigurisë, nga hoteli deri në Rinas përmes pjesës perëndimore të unazës së madhe të kryeqytetit. Presidenti ukrainas largua nga toka shqiptare në orën 20:30 minuta të mbrëmjes së 28 shkurtit 2024. 

    Foto: Snajperistë në tarracë, 28 shkurt 2024. Presidenti Zelensky në Tiranë ku organizohet samiti per Ukrainen
     

    Raportoi gazetari: Sokol Dema

     

    Ora 08:55
    Zelensky në Tiranë: Rama mik i palëkundur i Ukrainës! Do diskutojmë mbështetjen për 'Formulën e Paqes' dhe marrëveshjet e sigurisë

    1709073306_eeee.jpg

    Presidenti i Ukrainës Voldymyr Zelensky, i cili ndodhet për herë të parë në Tiranë, në samitin që po mbahet për Ukrainën, ka konsideruar kryeministrin Rama si mik të palëkundur të Ukrainës.

    Zelenksy thotë se në bisedimet dy palëshe, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.

    Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë, thekson Zelensky.

    Më tek presidenti i Ukrainës bën të ditur se do të propozojë mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër.

    ‘Sot punoj ne Tirane. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

    Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë.

    Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër.

    Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit.'- shkruan Zelensky.

    Ora 08:42
    Samiti për Ukrainën në Tiranë, Rama: Krenari për Shqipërinë! Angazhim i mëtejshëm i demokracive tona kundër agresionit rus

    1709105975_rama.jpg

    Sot në Tiranë zhvillon samitin për Ukrainën, ku pret presidentin Volodymyr Zelensky. Kreu i qeverisë Edi Rama e konsideroi Zelenskyn, si liderin e rezistencës heroike ukrainase, ndërsa tha se takimi do të jetë një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus.

    ‘Mirëmëngjes dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë!’- shkruan Rama.

     

     

    Ora 08:39
    Samiti për Ukrainën, Begaj: Tirana kryeqytet i bisedimeve! Dëshirë për të kontribuar për paqen

    1704913106_bajrambegaj.jpg

    Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

    "Tirana kryeqytet i bisedimeve!",- shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

    Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

    Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në facebook ku shkruan: 

    "Tirana kryeqyteti i bisedimeve! Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të  Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore  me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar  për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës. Urime dhe suksese!"

    Ora 07:19
    Samiti i Ukrainës në Tiranë, kush janë liderët që marrin pjesë! Të pranishëm dhe Osmani e Vuçiç

    Punimeve për samitin e Ukrainës i bashkohen edhe liderë të të tjerë. Shqiptarja.com iu sjell listën e plotë se cili përfaqësues do marrë pjesë, përfshirë këtu edhe presidenten Vjosa Osmani dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

    Në samit do të jenë të pranishëm
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky
    Presidentja e Moldavisë Maia Sandu
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
    Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
    Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo
    Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic  
     
    Axhenda e Vizitës së presidentit Zelensky e Samiti i Ukranes 
    Ora 09:00 Presidenti Zelensky mikpritet nga kryeministri Edi Rama në kryeministri
    Ora 09:05 Takim kokë më kokë kryeministri Rama dhe Presidenti Zelensky
    Ora 09:30 Takimi bilateral mes dy delegacioneve
    Ora 10:10 Firmosja e marrëveshjes Shqipëri – Ukrainë
    Ora 11:00 Doorstep dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)
    Ora 13:00 Foto Familjare
    Ora 13:30 Konferencë për shtyp
     
     
    SI.E.//ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Ta duash fshatin: 29/02/2024 14:30

      Per pellazget do hapim vende pune mos u merakos bre.

      Përgjigju
    • edi: 29/02/2024 10:23

      Na takon te hapim vende pune per Bangladeshasit apo dhe afrikanet qe do na sjelle Meloni,apo jo Iris ?

      Përgjigju
    • Iris: 29/02/2024 01:20

      Nga komentet me poshte, disa e kushtezojne ndihmen per Ukrainen me Kosoven e te tjeret i tremben nje hakmarrje ruse,apo vene ne diskutim aftesite tona financiare e militariste ne rast sulmi.Per ju qe vini Kosoven ne mes,ndoshta duhet t'a kuptoni nje here e mire, qe mos prisni njohje nga vende me pakica kombetare me probleme,ose te pakten mos prisni njohje pa ju bere nje /edukim/ me fakte historike e politike, se si Kosova u gjet nje dite ne Jugosllavi.Nuk fiton gje duke u kerkuar ketyre shteteve thjesh nje njohje zyrtare.Se dyti,nuk keni pse i trembeni ruseve,sepse jemi ne NATO dhe cdo sulm ndaj njerit,konsiderohet sulm ndaj te gjitheve.Deri tani kemi pare Rusine qe kercenon e kanos cdo shtet NATO-je qe ka ndihmuar Ukrainen,por vetem kaq,sepse ruset nuk jane budallenj,i kane provuar mbi vete pasojat e dy lufterave boterore edhe pse ishin ne anen e fituesve,aq me teper tani qe jane dhe armet berthamore. Se treti,ushtarakisht mund te mos jemi shume ne gjendje te ndihmojme,aq me teper se cdo armatim u shit me pare per skrap,u vodh gjate 97',ose u demontua ne Gerdec.Por nuk eshte fundi,mund te prodhojme prape dicka,pse jo!Hapen dhe vende pune.Duket qe fabrikat e vjetra ushtarake dhe tunelet ushtarake nuk qenkan dhe aq pa vlere, sic thuhej kur u arrestuan ata spiunet ruse qe u kapen duke i fotografuar!

      Përgjigju
      • Or tej: 29/02/2024 09:41

        Ish fabrikat e rrenuara nuk duhen asnje lek or teeeejjjjj

    • Tino: 28/02/2024 18:51

      Tani qe qeka dhe cuni sorosit ne summit, situata u be akoma dhe me qesharake. Vetem perpara

      Përgjigju
    • Meta: 28/02/2024 17:39

      O rame si merre vendime ti duke fut popullin ne rrezik. Ngrihuni o njerez idiot se po rrezikoheni per denglat e rames

      Përgjigju
    • Ops: 28/02/2024 17:19

      Samiti Soros Kancerit

      Përgjigju
    • Alb: 28/02/2024 14:31

      Dmth sipas kesaj marreveshje shqiperia do behet furnizues dhe prodhues kryesor i armatimit te lehte per ukrainen a mos eshte kjo nje perfshirje ne lufte.

      Përgjigju
      • Pensionisti: 28/02/2024 17:14

        Shqiperia nuk prodhon asgje dhe e shumta mund te rivendos ne pune ndonje fabrike qe mund te ket ngel ne kembe nga koha e komunizmit pasi ne i shkaterruan se na thane idiotet me dy gishta lart do na mbroj NATO. Por problemi me i madh jane njerezit. Sot nuk gjen dot kamarier e jo me punetore fabrike te punoj 12 ore turni. Eksportusi me i madh i armeve ne Ballkan drejt Ukraines eshte Serbia or mik.

    • Tirona: 28/02/2024 14:22

      Mos noshta nuk e di udhëheqësi legjenkar Rama II që Ukrahina ka dërgu ushtar e armatim në krah të Serbisë kundrra kosovës? Apo vari qillon çi qr

      Përgjigju
      • Pensionisti: 28/02/2024 17:40

        Po si nuk e di. Ukraina ende se njeh Kosoven dhe nuk ka per ta njohur sepse furnizohet nga Serbia me arme sot. Ka interes madhor! Serbet i shesin armatim Ukraines dhe nuk vendosin sanksione Rusise.

    • Emigrant: 28/02/2024 14:04

      O gjigand kam frik se vendin e cove me kualicionin humbes Fati ukraines eshte shkruajtur qe ne 24 shkurt 2022 Ne si shtet pa ushtri e armatim na duhet asnjanjesis jo te behesh pale

      Përgjigju
    • Bona: 28/02/2024 13:25

      "Nuk duhet te leme Ukrahinen te humbase" ??? Cfare deklarte. Tipike e nje mediokrri neokomunist. Ajo po humbet, sugjeron pyka, ndaj nuk duhet ta lejojme, vazhdon ai. Shqiperia e re hibride dhe politika e saj teatrale sot deshmuan nje tjetern"sukses" te eksperimentit amerikano-Sorosian. Tashme ne kemi edhe nje minister de-fakto, Alex, qe me shume se Ramen, ka hallin e Zelenski. Te dy jane kaviet e tyre por ndersa njeri (Rama) ben palle, tjetri (Zelensky) flet si spata pa bisht. Mungoi deklarata e Hilary Klinton, por nuk do e vonoje, besoj. Ndersa opozitaret te flene te qete se pushtet nuk marrin dhe me more te behen skllever e kapin ndonjen lek, si Basha me te tijet. Ose do ngelen me gisht ne goje per qef te shokut Alex.

      Përgjigju
      • Tomka ecen vete: 28/02/2024 17:39

        Shume sakte ke folur, Bona. E vetmja gje qe do shtoja eshte se pertej politikes, nuk e prisja kete fodullek nga z.krye minister

    • Elo: 28/02/2024 13:20

      Po mire o president zelenski o Gruqire pse sthua te pushoj kjo luft. Kjo masaker. Inatet e njeri tjetrit do vuj poplli dhe na thot prodhojm municjone po jo mer ne ty te japim dispozicjon detin na sillni ukrainset te nxihen pak

      Përgjigju
    • Dhendri i Besnik Bekteshit: 28/02/2024 12:42

      Gjithe Tirana e bllokuar.

      Përgjigju
    • I am: 28/02/2024 12:05

      Putini po dridhet. Ti je ftoh ne prapanice.

      Përgjigju
    • Rama cazzo: 28/02/2024 11:46

      Te shikojm o paronazhist sa entuziast do jeni nqs fillon lufta dhe ramuti ju çon femijet tuaj per te luftuar. Rrace felliqur

      Përgjigju
      • Turi: 28/02/2024 13:06

        Keta qe bejne si trima ne rrjetet sociale sa te plasi shashka i ka lene zemra , nuk e kuptojne idiotet qe po shkojme drejt nje lufte qe nuk eshte e jona per interesat e amerikaneve te leshit

      • Emigranti: 28/02/2024 12:47

        Kerkon ushtrine nga patronazhistet ti barbar i Saliut qe nuk late gje pa shkateruar se bashku me Nanon, Majkon, Meten. Do na mbroj NATO o barbar i Saliut akoma se ke marre vesh.

      • Ushtarake: 28/02/2024 12:07

        Rrace me te ndyr se ju qe shkaterruat ushtrine dhe pasurine e Shqiperise nuk vjen me. Saliu sot duhet varur nga maja e ballkonit te tij e jo te mbaj fjalime.

    • Loran: 28/02/2024 11:37

      Po ca armesh do prodhish ti o legen se po te vjen no nje rraket mos dish mga te iikesh bashk me kte legenin e ukraines

      Përgjigju
    • HAHAHAHA: 28/02/2024 11:37

      O (edi) PO SNA THE GJE MO, CLIDHJE KA KOMBI ME SHTETET. SHQIPERIA ESHTE SHTET TJETER KOSOVA ESHTE SHTET TJETER. KESHTU QE KA DY PERFAQESUES TE NDRYSHEM. TANI SA PER PERFUNDIMIN E LLOGJIKES TENDE PER KETE ANTISHQIPTARIN SIÇ THUA, I BEHET RESPEKTI SEPSE SHQIPERIA I PERKET PERENDIMIT.

      Përgjigju
    • Tino: 28/02/2024 11:16

      Besoj shqiptarve do i ngrihen rrogat tani mbas kti samitit

      Përgjigju
    • edi: 28/02/2024 10:54

      TI XHA LESHI DUHET TE KUPTOSH QE (MEGJITHESE TI E DIN SHUME MIRE QE SHQIPERI - KOSOVE JANE NJE KOMB) QE RESPEKTI QE I BEHET NJE NAZISTI ANTISHQIPTAR SI ZELENSKI ESHTE TE MOHOSH NJE PJESE TE KOMBIT SHQIPTAR.I shkruajta te gjitha me germa te medha qe ti lexosh mire dhe ti kuptosh mire ti leshi serb.

      Përgjigju
    • Bobi: 28/02/2024 10:52

      Ukraines i duhen arme sot dhe para per tu armatosur.Ne kishim aq shume arme qe per 3 muaj lufte Ukraina te mos kishte nevoje por i demontuam.Tja kishim dhuruar Ukraines, kurse leke per te blere armatim dhe teknologji ne nuk kemi se nuk jemi shtet i pasur por mgjth nuk varferohemi nese japim kontributin tone sado modest.Sot Ukraina lufton per te gjithe Europen e me gjere.

      Përgjigju
    • Qobani: 28/02/2024 10:22

      Rrespekt për të gjithë,Alfebetit të gjuhes SHYPE sot i mungojn disa germa,të cilat përdorën por nuk shkruhen,tbitë e Babës apo BURRIT TDHEUT brez pas brezi duke u shumzu jan shpërngul në Ukrainen e sotme prap pas disa brezave kan vazhdu drej turqis me koxha tmadhe,ka pas që kan shku edhe në veri,atëher ka pas dashni dhe rrespekt,në kët koh lakmia na shkatrroj të gjithve,se kemi ditë e kem pas lehtë me hy nlojë nkit planet,koxha zor me dalë,shyqyr asht qpik Industria,na prangos,i paguajm borqet mes veti,jeta po vazhdon ,shekujtë po kalojn,nuk ashtë edhe keq

      Përgjigju
    • Ukraina: 28/02/2024 09:31

      Bravo Rama per ket mikpritje , kjo te diferencon nga te tjeret . Jo si ne kohen e berishes turpi i madh makinat e eskortave po I bienin llamarinat ne toke.

      Përgjigju
    • XHA JAHO: 28/02/2024 08:32

      Se kuptoj pse i japim kaq shume kohe televizive ketij personi. Cna duhet ne me Ukrainen si popull. Fakti qe Ukraina se ka njohur Kosoven si shtet deri ketu dhe kaq seshte nevoja te diskutosh me.

      Përgjigju
      • o Xha Lleshi: 28/02/2024 09:16

        Po clidhje ka shqiperia me kosoven o xha jaho nqs nuk e ka njohur ukraina?

    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?