Kuvendi nuk do të zhvillojë seancën plenare që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, ndërsa në Tiranë do të mbërrijë presidenti turk Erdogan. Ky i fundit do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë, që ndodhet pranë Kuvendit, por të paktën zyrtarisht Kuvendi nuk thotë se arsyeja e anulimit të seancës plenare është vizita e Erdogan.
Kryetarja e Kuvendit ka reaguar lidhur me akuzat e PD-sw se ky ishte venndim personal i saj.
Kryetarja e Kuvendit, shpreh keqardhje të sinqertë për komunikatën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është vazhdë e sulmeve jonjerëzore, përveçse antidemokratike me këmbë karrigesh mbi të, gjatë kryerjes së detyrës.
Kryetarja e Kuvendit e fton Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe posaçërisht autorin e goditjes me këmbë karrigeje, si edhe të kësaj komunikate goditëse me gjuhën e shpifjes, të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre.Kryetarja e Kuvendit e siguron Kuvendin dhe zgjedhësit se këto shfaqje degraduese të pakicës së të zgjedhurve, as nuk e intimidojnë dhe as nuk e pengojnë dot të kryejë me përkushtim, drejtësi dhe besnikëri të palëkundur ndaj rregullave të Kuvendit, rolin e saj institucional.
Lajmi kryesor:
Erdogan në Tiranë, anulohet seanca në Kuvend! PD paralajmëroi kaos: Vendim personal i Spiropalit, antikushtetues! Reagon kryetarja: Reflekto mbi degradimin etik
S.G/ReportTv.al