Erdogan takim me Sunak për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve

11 Korrik 2023, 14:37
  • Share

 

1689079003_erdo.jpg

Ditën e sotme, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, në samitin e NATO-s, të cilët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Takimi u zhvillua në Qendrën e Ekspozitave dhe Kongreseve të Lituanisë (LITEXPO) në Vilnius, Lituani.

Sunak e ka mirëpritur mirë vendimin e mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe për këtë gjë përgëzoi Presidentin Erdogan për përpjekjet e tij.

Udhëheqësit riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të siguruar që marrëdhënia Britani-Turqi të arrijë potencialin e saj të plotë, duke u mbështetur në lidhjet tregtare në rritje dhe bashkëpunimin e fortë të mbrojtjes dhe sigurisë.

Në diskutimin e tyre ata kanë përfshirë edhe teknologjinë më të avancuar të mbrojtjes, po ashtu edhe adresimin e sfidës së përbashkët të emigracionit të paligjshëm. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se përballja me bandat kriminale të kontrabandës së njerëzve është një prioritet kyç për të.

Ata ranë dakord të caktojnë detyrën e ministrave të tyre të Jashtëm për të parë fushat për bashkëpunim më të ngushtë mbi migracionin dhe krimin e organizuar. Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu për të thelluar shkëmbimin e inteligjencës dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.


Lajmi kryesor:

Samiti i NATO-s në Lituani, shtyn anëtarësimin e Ukrainës: Kur të plotësohen kushtet! Zelensky: E paprecedent që nuk vendoset afat kohor për ftesën


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?