Erdogan më 10 tetor në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Do e drejtojë imam turk! Takim dhe me Ramën e Begajn

8 Tetor, 18:25| Përditesimi: 8 Tetor, 20:46

  • Share

Përplasja që la xhaminë e Namazagjasë pa një drejtues do të marrë fund, pas shumë kohësh që kjo xhami edhe pse tërësisht e përfunduar nuk priste asnjë besimtar mysliman.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të inaugurojë të enjten këtë xhami që i ka kushtuar qeverisë turke 30 mln euro, duke i besuar drejtimin e saj, jo Komunitetit Mysliman Shqiptar, drejtuesin e të cilit e quan gylenist, por një imami turk.

Madje sipas njoftimit të KMSH, thuhet se në ceremoni nuk do të jetë i pranishëm kreu i Komitetit Mysliman Bujar Spahiu, por vetëm Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do të jetë edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Për vizitën zyrtare që presidenti turk, Erdogan do të zhvillojë të enjten e 10 tetorit, çdo gjë është bërë gati.

Xhamia në qendër të kryeqytetit, e konsideruar si më e madhja në Ballkan, është veshur me flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë, e pas inaugurimit do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë.

Drejtimin e xhamisë, në të cilën 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë, e që puna nisi që në vitin 2015-të, do ta marrë imami turk Enes Bastur, i cili vetë ka njoftuar lajmim përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndonëse kjo xhami duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të thirret ezani i parë që në vitin 2018, tre vite pas nisjes së punimeve, nuk u realizua për shkak të përplasjeve mes komunitetit mysliman në Turqi dhe atij në Shqipëri, të akuzuar si gylenistë, kundërshtarët më të fortë të Erdogan, të cilët ky i fundit i ka akuzuar edhe për grusht shteti në 2016-ën.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Presidenti i Turqisë do të qëndrojë vetëm disa orë në Tiranë, ku veçohet inaugurimi i xhamisë, do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, e më pas një konferencë për mediat. Një takim Presidenti Erdogan e ka planifikuar edhe me homologun e tij, Presidentin Bajram Begaj.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bom: 09/10/2024 07:41

    A nuk kishte imam shqiptar a...

    Përgjigju
  • Iris: 09/10/2024 02:59

    Sulltani i Stambollit kerkon me dhelperi te largoje besimtaret muslymane nga KMSH,prandaj e vuri xhamine nen myftiun e Tiranes se bashku me ate importin turk.Tani te gjithe do dynden si delet te xhamia e Namazgjase per festat kryesore duke demtuar arken e KMSH.Dhe keshtu maskarai trazon ujerat e ngateron e percan besimtaret duke u futur e u ngjitur si pyke, me xhami te re,por me enderra te vjetra 500 vjecare!

    Përgjigju
  • nari: 08/10/2024 22:27

    ore rolex kam por mbas spitalit ne fier edhe imami turk ne namasgjasit vetem ADN zgjidh pune

    Përgjigju
  • Hahaha: 08/10/2024 21:48

    Mos se na merziten pellazget

    Përgjigju
  • Antishqiptari: 08/10/2024 19:32

    Vazhdoni e shisni vendin ne grek e ne turk ne amerikane e italian se hajrin kemi per tjua pare te huajve do vojne dhe cifutet pastaj do katandisemi si Palestineset qe po i debojne nga vendi i tyre

    Përgjigju
  • Hajmel: 08/10/2024 19:13

    Prep Turqia 500 vjet edhe ne dit te sodit nuk na dahet!!

    Përgjigju
    • Topiajt: 08/10/2024 21:54

      Lexoje mire historine, dhe jo perralla komuniste

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?