Rexhep Tajip Erdogan, presidenti turk

Erdogan telefonon 17-vjeçaren që u shpëtua 248 orë pas tërmetit, premton se do e vizitojë së shpejti

18 Shkurt 2023, 09:44| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 09:48

  • Share

Në një telefonatë të premten, presidenti Rexhep Tajip Erdogan i uroi një shërim të shpejtë Aleyna Olmez, një vajze 17-vjeçare që u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur 248 orë pasi tërmetet e forta goditën Turqinë jugore. 

Ekipet e shpëtimit të enjten gjetën Olmez, 17 vjeçe në  rrënojat në rrethin Dulkadiroglu të provincës Kahramanmaras. Më pas ajo u dërgua në një spital në kryeqytetin Ankara.

Duke shprehur lumturinë e tij për shëndetin e mirë të Alejna-s, Erdogan tha se do ta vizitojë atë sapo të mbërrijë në Ankara.

Ndër të tjera, kreu i shtetit turk, i tha Aleynas  që do të shkojë ta vizitojë personalisht kur ajo të kthehet në Ankara nga Stambolli.

“Ju uroj shërim të shpejtë. Ne do të takohemi shumë shpejt. Lutjet tona janë për të gjithë pacientët. Ju keni një emër shumë të bukur, në zyrën time në Presidencë kam një tabelë ku shkruhet emri juaj Aleyna”, tha ai.

Ndërkohë, 17-vjeçarja nga ana e saj e ka falënderuar Presidentin Erdogan për telefonatën.


Lajmi kryesor:

Mbi 46 mijë të vdekur nga tërmetet shkatërrimtare në Turqi dhe Siri! 3 persona shpëtohen pas 13 ditësh nën rrënoja


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?