Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit në Vlorë! Rënie gurësh në aksin Bajram Curri-Valbonë

23 Janar 2021, 10:16| Përditesimi: 23 Janar 2021, 14:29

  • Share

Si pasojë e motit të keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, bazuar në parashikimin e kushteve meteorologjike për 48 orët e ardhshme.

Në 48 orët e ardhshme parashikohet erë e fortë. Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar. Në datën 24.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një përmisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin Jug-Jugperëndim me kushtet e mëparshme.

“Në bazë të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48 orët e ardhshme në Portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: Era dhe deti në drejtimin Jug-jugperëndim forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës; Jashtë gjirit të Vlorës: Era dhe deti në drejtimin Jug-jugperëndim forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë. Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar! Në datën 24.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një përmisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin Jug-Jugperëndim me kushtet e mëparshme. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë në datën 26.01.2021 ora 06:00”, njofton kapiteneria.

Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie gurësh në aksin Bajram Curri-Valbonë. Në qarkun Kukës situata e motit është e qetë, ndërsa në Tropojë vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët. Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç njësisë administrative Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë-Çajë bashkia Kukës, dhe njësisë administrative Llugaj  bashkiaTropojë.

Ora 12:10
Vlorë/ Masivi shkëmbor shkëputet nga mali dhe bllokon rrugën, ndërhyn ushtria

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali, duke bllokuar rrugën Bashaj-Vërmik.

Nga rënia e gurëve është dëmtuar edhe një stan në fashtin Bashaj, ku shkëmbinjtë e rënë kanë zënë poshtë rreth 50 bagëti të imëta.

Mësohet se pas punës së koordinuar nga Prefekti Mamaj me ndërhyrjen e ushtrisë u punua për hapjen e rrugës.

Ora 11:31
Reshjet e shiut, rënie gurësh në aksin Bajram Curri-Valbonë! Disa zona pa drita

 

Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie gurësh në aksin Bajram Curri-Valbonë.

Kontraktori po punon për ta kthyer në normalitet rrugën dhe për ta bërë atë të kalueshme.

Në qarkun Kukës situata e motit është e qetë, ndërsa në Tropoja  vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët.

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht. Si rezultat i reshjeve në disa segmente rruge ka patur rënie inertesh, ndërsa gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç njësisë administrative Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë-Çajë bashkia Kukës, dhe njësisë administrative Llugaj  bashkiaTropojë.

Ora 10:52
Situata e motit/ Deti me forcë 6 ballë në Durrës, tragetet kanë mbërritur në Bari sipas grafikut

Situata e prej motit Durrës nuk paraqitet problematike.

Edhe ditën e sotme tragetet kanë mbërritur sipas grafikut. Ata u nisën mbrëmë në mesnatë normalisht nga Porti i Durrësit dhe sot janë ankoruar në Bari.

Anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë në spirancë, ndërsa deti është me forcë 6 ballë. Era fryn nga jugu.

Komento

Komente

  • Iris: 24/01/2021 00:08

    Me qe po fisni per anijet,si vajti puna e atyre marinareve shqiptare qe u rrembyen nga piratet afrikane para disa kohesh,u liruan apo jo ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?