TIRANË- Deputeti i PS, Erion Braçe i ftuar në Report Tv ‘analizon’ rezultatin e 11 majit dhe fitoren e thellë të PS me 83 mandate. Kjo ‘fuqi’ që shqiptarët i dhanë Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën, për Braçen duhet të jetë një sinjal për të ndryshuar fort.
Për Braçen, procesi i rinumërimit po bëhet pa asnjë lloj prove, por gjithsesi ai thotë se PD po ndjek rrugën institucionale për pretendimet e saj, por kujdeset që të nënvizojë se në fund duhet të njohë vendimin publik të këtyre institucioneve.
“Në 2009 drejtoja fushatën elektorale të PS në Berat. Kam humbur mandatin e pestë në Berat, nuk është habi që PS fiton dy herë rresht nga 5 mandate në Berat. E kam humbur me 40 vota në raport me PD dhe 38 me LSI. Kodi atëherë nuk kishte këto parashikime që ka sot për rinumërimin. Berati në atë kohë u bë shembulli që i vlejti gjithë Shqipërisë për të hapur sytë dhe për të parë se çfarë kishte ndodhur gjatë procesit të rinumërimit. Në berat natën e fundit para se të mbyllej procesi i rinumërimit të votave u prenë dritat në Pallatin e Kulturës ku po numëroheshin votat e bashkisë së Beratit. Ne menduam që pallati ka qenë bosh dhe në mëngjes rezultati ndryshoi. Kam kërkuar rinumërim për shkak se ishin 40 vota dhe 38 vota diferenca. Zotëria që keni pas shpinës suaj çoi haber dhe tha mund të hapet gjithë Shqipëria, vetëm berati jo. Unë e kisha të qartë çfarë kishte ndodhur, për shkak të asaj lëvizje që pasoi zgjedhjet e 2009, sot rinumërohen votat automatikisht. Pa asnjë lloj prove, demonstratë, proteste, greve urie. Këta janë në të drejtën e tyre të kërkojnë rinumërim. Kjo tregon që ne nuk jemi ata, jemi ndryshe. Ja ku jemi për shkak të sakrificës që bënë socialistët, nuk u futën në kuvend, kanë bërë protesta, u futën në grevë urie dhe në fund fare morëm ndryshimet në kod që po i shfrytëzojnë këta. Rinumërohet Tirana se në kod është shkruar që dy anëtarët e kas çojnë në rinumërim. Rinumërohet Fieri pa asnjë provë, nuk ka asnjë provë në Fier, pretendime kanë, por jo prova. Në Fier, nuk është PD që ka kërkuar rinumërim. Është një tjetër që para zgjedhjeve thoshte do marr 71 mandate, pas zgjedhjeve është me 1 mandat dhe thotë më kanë vjedhur 70 mandate. Se si mund të vidhen vetëm një magjistar si puna e tij mund ta konceptojë”, tha Braçe.
I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ me gazetaren Marsela Karapanço, Braçe iu drejton një pyetje kundërshtarëve politikë.
“Pyetja që kam unë, nëse pas rinumërimit konfirmohen të gjithë këto mandate, do kenë më fytyrë të gjithë këta? Nëse votat dalin me ato gabimet njerëzore, që janë të natyrshme kur rri një javë duke rinumëruar, dalin të njëjtat dhe konfirmojnë të njëjtin numër mandatesh, çfarë do thonë?”, thekson Braçe.
PS pritet të nisë një analizë të brendshme pas zgjedhjeve, ndërsa Braçe shton se tashmë kanë nisur punën për zgjedhjet e ardhshme lokale në 2025-ën.
“Për mua zgjedhjet kanë mbaruar ditën që mbaroi numërimi. Që nga java tjetër do kemi analizë, të paktën në zonën time. Jam mësuar të bëj analizë, jo për të përçarë, jo për të ndarë, por për të ngarkuar me përgjegjësi ata që kanë performuar shumë më mirë në këto zgjedhje”, tha Braçe.
Mandatin e katërt të qeverisë Rama e sheh të fokusuar në dy pika, tek problemet e qytetarëve dhe puna për të çuar para integrimin e Shqipërisë në BE.
“E fokusuar shumë fort tek dy gjëra themelore, problemet e njerëzve dhe përmbushja e ushtrimit që përmirëson këtë vend , cilësinë e jetës, dhe që është ushtrimi europian që po i imponohet Shqipërisë nga procesi i negociatave për anëtarësim”, vijoi Braçe.
I pyetur për marrjen e Sali Berishës dhe Ilir Metës të pandehur, Braçe preferon të mos bëjë asnjë koment.
Erion Braçe komplimenton fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në Report Tv, Braçe thotë se partitë e tjera e komercializuan fushatën.
“Kam vetëm një opinion për Lëvizjen Bashkë, ka bërë një fushatë shumë të mirë, një fushatë që nuk u komercializua, të tjerët e komercializuan. Pagesa pa fund, paratë, vetëmburrja, dalja nëpër media që shiko sa para po harxhoj unë i paguaj vetë nga llogaria ime. Zgjedhjet nuk bëhen për tu tregtuar, janë proces normal demokratik ku ti ofrohesh përkundrejt qyqarëve për të të zgjedhur, jo për t’i blerë.
Deputeti Erion Braçe i ftuar në Report Tv komenton sulmet e Sali Berishës kundrejt gjyqtares Irena Gjoka. Braçe shprehet se një politikan nuk jep dot vendimin e tij për drejtësinë.
"Politikanëve duhet t’i ndalohet sulmet përkundrejt organeve të drejtësisë, ata kanë sistemin e tyre të kontrollit dhe të kontestimit, një gjykatë më e ulët verifikohet nga një gjykatë më e lartë, një prokuror verifikohet nga një gjykatë dhe mbaron këtu, nuk ka pse politikani të japë opinionin e tij ose vendimin e tij për drejtësinë. Nuk jep dot një politikan vendim për drejtësinë, një politikan nuk duhet të ketë më shumë të drejta se çdo kush tjetër që vihet në akuzë penale", tha Braçe.
Deputeti i PS Erion Braçe, ka zbuluar në emisionin 'Frontline Interview' në Report Tv edhe mesazhin që ka marr nga kryeministri Edi Rama, pasi mori mandatin e deputetit.
'Mandatin unë se kam marr akoma sepse do të rinumërohen votat. Ai më tha hajde urime se na çmende. Ajo që ka bërë Rama këtë herë është një kryevepër për vendosjen e listave. Ai ka 2 vite që ka punuar për zgjedhjet. Kjo është ajo që nuk kuptojnë të tjerët dhe prandaj është përpara ai.
Javën tjetër ne do nisim një cikël diskutimesh me kolegët që do të jenë në parlament në shtator edhe për ti njohur më mirë të rinjtë’, tha ai.
Deputeti i PS Erion Braçe, i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Frontline Intervieë’, në Report Tv tregoi rutinën e tij gjatë fushatës. Ai tha se bënte rreth 20 mijë hapa në ditë për të bërë takime në çdo lagje.
‘Unë kam ardhur 3 muaj para zgjedhjeve në Tiranë dhe është një kohë që nuk është shumë e mjaftueshme për të njohur çdo cep të Tiranës, bëja rreth 20 mijë hapa në ditë. Gjithmonë mua më tërheq periferia sepse ka një energji të madhe që nuk shfrytëzohet, në periferi ka varfëri dhe vjen në kontrast me pjesën tjetër të Tiranës. Ka një energji të mirë dhe mund të përdoret në mënyrë fantastike. Periferia vuan nga probleme si shërbimet publike, kopshte, çerdhe dhe si është bërë arsimi në Tiranë duhet që të bëhet edhe në zonat periferike.
Nuk mendoja se me atë që kisha bërë në parlament të kisha këtë lloj impakti edhe në qytet. Edhe kur më thanë do vish në Tiranë i thash unë jam deputet fshati, unë nuk di të sillem si deputet qyteti dhe se mendova se do të kisha këtë lloj impakti dhe kuptova se Tirana ka nevojë për një deputet që i përgjigjet nevojave të qytetarëve’, tha ai.
I pyetur nëse do e linte mandatin e deputetit për postin e kryebashiakut, ai tha jo.
‘Nuk e mendoj tani këtë gjë’, tha ai.
Një koment e pati edhe për zaptimin e hapësirave publike në Tiranë.
‘Në Tiranë njerëzit duan vëmendje për problematikat e tyre. Liria e lëvizjes për të bërë dy ore gjumë në drekë dhe të flesh kur do ti pa skapameta motorësh që ulërinjë në mes të bllokut, ej shiko se unë jam me Lambo ose Bentley, janë këto liritë e vogla që njerëzit kanë nevojë në qytet. Zaptimi i hapësirave publike vendosjen e një trau dhe detyrohen banorët që të paguajnë tarifë për të paguar makinën atje’, tha ai.
Komente

Do te kene fytyre apo jo,kjo vlen per t'u pare,por ama kane te gjitha te drejtat ligjore e demokratike qe te kerkojne rinumerin,ashtu sic do t'a kishe dhe ti ne rast dyshimi,z.Brace.
PërgjigjuMe vjen mire qe fitove Brace Kam votuar per Ju se bashku me familjen nga ketu ku jam si emigrant! Je deputeti me I mire qe ka ai parlament! Congratulations!
PërgjigjuPD NUK KANË KURFAR FYTYRË E TI THUA A KAN FYTYRË BERISHISTËT
Përgjigju