Kultura

Erion Veliaj për Dhimitër Anagnostin: Tirana humbi një qytetar model, kontribuues i jashtëzakonshëm në kulturën tonë kombëtare


1 Shtator, 14:56| Përditesimi: 1 Shtator, 14:59

  • Share

1756731511_dhimiteranagnosti.png

Regjisori Dhimitër Anagnosti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, duke e cilësuar këtë humbje si një goditje të rëndë për artin, kulturën dhe qytetin e Tiranës.

“Ndarja nga jeta e mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, është një humbje e madhe për artin dhe kulturën tonë, e po aq e rëndë edhe për qytetin e Tiranës. Tirana humbi një nga qytetarët e saj model, që e deshi aq fort e ku ai krijoi aq shumë filma, që tani janë pjesë e historisë së çmuar kinematografike të Shqipërisë.

Një krijues vizionar si ai, që i kushtoi jetën filmit shqiptar, artit të kinemasë dhe ekranit, do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën tonë kombëtare”, shkruan Veliaj.


Lajmi kryesor:

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Arti dhe politika kujtojnë ‘babain’ e kinematografisë: U shua një institucion! Trashëgimia e tij, monument i pavdekshëm


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?