Kronikë

Drejtoria e Burgjeve reagon ndaj SPAK: Ju thamë se Veliaj është i padënuar!

14 Shkurt, 17:32| Përditesimi: 14 Shkurt, 20:01

  • Share

1739551230_aa.JPG

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me deklaratën e SPAK, që sqaroi pse u prezantua Erion Veliajn si i dënuar në dosje. SPAK tha se certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore u morë nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, cerifikatë në të cilën thuhej se Veliaj rezulton “I dënuar”.

Drejtoria sqaron se vërtetimi u kërkua nga SPAK me historik dhe aty përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit.

Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.

Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pra, çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast.


Lajmi kryesor:

SPAK tregon pse u prezantua Erion Veliaj si 'i dënuar' në dosje: 'Lapsusi' u gjenerua nga certifikata elektronike! Drejtoria e Burgjeve: Ju thamë se është i padënuar


S.B/S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?