TIRANE- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka reaguar përmes një komunikimi zyrtar, duke sqaruar sesi qëndron e vërteta e cilësimit të kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliajt, në dosjen hetimore, si i dënuar.
SPAK tregon si ka ndodhur lapsusi ndërsa saktëson se nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e tij për të caktuar masën shtrënguese 'arrest në burg', të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj Kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Në njoftimin e saj zyrtar Prokuroria e Posaçme saktëson se si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme ka dhënë certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore të gjeneruar më 23 janar 2025 nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku organi procedues ka akses. Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmbante informacionin se Erion Veliaj rezulton “I dënuar”.
Më pas më 12 shkurt 2025 i është kërkuar Drejtorisë së Burgjeve të sqarojë në lidhje me veprat penale si edhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar dhe kjo me shkresë të po asaj date ka deklaruar se ndaj Veliajt ka 3 vendime pafajësie.
Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve përmes një reagimi ka sqaruar vërtetimin me historik që i është dërguar SPAK dhe se ka rezultuar se Veliaj rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.
"Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie. Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pra, çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast" sqaron në njoftim Drejtoria e Burgjeve.
Për Veliajn, i cili ndodhet i arrestuar prej 10 shkurtit, ky gabim është provë e asaj që e quan 'paçavure e kurdisur' nga prokurori Ols Dado.
Reagimi i SPAK
Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim Erion Veliaj sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se:
Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin nën hetim Erion Veliaj me numër protokolli 2402, dt. 24.01.2025, Prokuroria e Posaçme nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.
Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku organi procedues ka akses. Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmban informacionin se shtetasi E.V, i biri i L. dhe Sh. lindur më 17.12.1979 në Tiranë, rezulton “I dënuar”.
Në lidhje me këtë certifikatë, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me veprat penale si edhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar.
Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerave se:
…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. V ka 3 vendime pafajësie.
Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit, masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Erion Veliaj i cilu u arrestua në zyrën e Bashkisë së Tiranës më 10 shkurt 2025 akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa bashkëshortja Ajola Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij. Prej 14 shkurtit ai ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës.
Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me deklaratën e SPAK, që sqaroi pse u prezantua Erion Veliajn si i dënuar në dosje. SPAK tha se certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore u morë nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, cerifikatë në të cilën thuhej se Veliaj rezulton “I dënuar”.
Drejtoria sqaron se vërtetimi u kërkua nga SPAK me historik dhe aty përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit.
Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.
Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.
Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Pra, çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast.
Komente

Çfar turpi SPAKU qeka mē keq se analfabTAetēt e tani bēn akoma mē shum faj justifikohet e nuk kērkon falje publike. Por ēshtē normale kto lloi plerash smund tē bēhen kristal. O i mjeri popull shqiptar sa i mallkuar paska qen qē tē meritoj kēto lloi jashqitjesh nē krye tē tyre me roga faraonike.TAVEN ARSENI
PërgjigjuNa ishte njehere SKAPI....... dhe perralla vazhdon. Edhe njehere te vetme qe patem shprese per drejtesi edhe ajo u shua si qiriu ne shi. Muhabet vl.
PërgjigjuI morët njerzit në qafëdhe hajt të kesh besim tek ju
PërgjigjuPyesni ministrin pse ne rregjistrin elektronik eshte shenuar i denuar. Eshte faji i ministrise drejtesise. Hajdutit si ben derman asgje se shoqeria e njeh si hajdut. Edhe z meta na tregonte dozen dhe thoshte 5 me 0 per vendimin e Shpresa Becajt dhe gjykates Larte por te gjithe hajdut i thonin. Edhe Veliaj po njesoj
PërgjigjuCi keni keni keto perralla prokuror jeni ju apo shites domatesh. Per mua si qytetar ju jeni sic ishit dhe para vetingut Kjo puna juaj po mban ere perdite e me shume.
PërgjigjuKjo tregon dhe një herë se askush nuk ka dashur të ndalojë e të hetojë informacionin , si për këtë rast , ashtu dhe për dëshmi të tjera . Mer e rrasë , shut e plasë , se sa më shumë të vëmë aq më fajtor duket . Duket që s’ka pasur punë hetimore !
Përgjigju