Mesazhe anonime që kryebashkiaku i Vlorës ka punësuar demokratë kanë mbërritur në telefonin e kryeministrit Edi Rama.
E pranoi vetë kryeministri në takimin e asamblesë së PS-së në këtë qytet. Rama para socialistëve u ktheu dhe përgjigje
“'Më vjen dhe për të qeshur dhe për të qarë, që marr ca mesazhe anonime. E kishit harruar këtë stil për ca kohë, nuk e di pse filluat prapë. Kam vënë re që arsyeja e mesazheve anonime është pse Ermali është i hapur për të marrë në ekipin e tij demokratë. Unë nuk I di kush janë dhe si janë por di një gjë. Ermali ka të drejtë dhe kush I bën këto mesazhe e ka gabim. Në parim flas.
Ermali dhe çdo kryetari bashkie ti kërkojmë llogari për punën se kë marrim në punë është e drejta dhe detyra e tyre.E dyta: Kush është socialist dhe beson ato që themi se ne jemi të hapur për të gjithë, jo që nuk duhet të mërzitet pse demokratët merren në punë kur janë të zotë, patjetër. Kanë votuar për atë, po për atë do votonin se ishin demokratë. Fakti që nuk votojnë më për atë është merita jonë. Është shumë e vjetër e pakuptimtë të merremi me këtë pjesë” tha Rama.
Rama u kujtoi vlonjatëve se 'borxhin' ndaj tyre e kishte larë në këto 8 vite qeverisje
"Për hir të së vërtetës pas kaq vitesh në qeveri nuk besoj se ka mbetur njeri pa i dhënë hakun. Nuk besoj. Sigurisht ka pasur njerëz dhe mund të ketë akoma që nuk e kanë merituar me punën e tyre atë besim që u është dhënë patjetër. Këta njerëz duhet të vihen para përgjegjësisë, por ndarjen socialist dhe demokratë kur vjen puna tek kontributi që gjithsecili mundtë japë si profesionist apo qytetar në një bashki askush nuk duhet ta bëjë. Përkundrazi!
Rama njoftoi dhe 8 dhjetorin si datë kur do të mblidhet kongresi i PS-së duke vënë theksin tek një parti me forume shumë të hapura që do e bëjë më të fortë dhe më të re në mënyrën e funksionimit.
"Ne do të shkojmë në kongresin e partisë në 8 dhjetor dhe do të diskutojmë konkluzionet e të gjithë takimeve dhe ka gjëra që duhet ti shohim në sy. Nuk mund të presim që të humbasim për tu përmirësuar. Fakti që ne kemi fituar 8 zgjedhje resht lidhet ndër të tjera me faktin që pas çdo fitoreje zgjedhjeje kemi nisur nesër punën për të parë çfarë të përmirësojmë" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Bonusi për pensionistët shpërndahet këto ditë! Aeroporti i Vlorës përfundon brenda 2024! 21 Janari krim shtetëror, të përgjigjen ata që urdhëruan hapjen e zjarrit
S.G/ReportTv.al