Dosja ‘Babale‘, burgoset Ervin Salinaji! U dënua me 1 vit burg për ‘kallëzim të rremë’: Përballem me regjimin aty ku ma kërkoi! Pas vetëdorëzimit në polici u dërgua në qelitë e Fierit

27 Shtator, 07:19| Përditesimi: 28 Shtator, 09:46

  • Share

TIRANË-  E premte 27 shtator 2024, ora 17:00!  Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji shkoi vetë me këmbët e veta në drejtorinë e policisë së Tiranës ku prokuroria e Tiranës kishte çuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të dënimit të tij me 1 vit burg. Vendimi i dhënë nga gjykata e Tiranës në dhjetor të 2019 u la në fuqi unanimisht nga një trupë prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të Tiranës, 5 vite më pas, konkretisht më  26 shtator 2024. 

Ervin Salianji - i cili me këtë vendim humbet mandatin e deputetit-  u shpall fajtor për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Gjithë paraditen Salianji ka qenë në selinë blu, aty nga ku u nis rreth orës 17:00, për në Policinë e Tiranës, ku dhe e pritën një grup shumë i vogël mbështetësish. Shqiptarja.com solli edhe pamjet e momentin kur ligjvënësi i opozitës futet në Policinë e Tiranës.

Grupi i PD në një mbledhje në seli i kishte propozuar Salianjit që të mos dorëzohej për të shlyer dënimin, por të ngujohej në seli. Vetë Salianji tha se refuzoi skenarin e ngujimit, ndonëse sipas tij dënimi është poltik dhe i orkestuar nga kryeministri Edi Rama. Me ironi, Salianji u shpreh se përballjen me regjimin do ta kryejë aty ku ia kërkoi, nga qelia.

"Pavarësisht se gjatë diskutimeve, grupi i PD ka vendosur të ngujohej me idenë e një përplasje, që qartë duke qenë se është vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballen kudo që ta kërkojnë, duke privuar lirinë 1 vit, do ta bëj betejën aty", u shpreh Salianji. 

Ishte prokurorja e Tiranës Elona Alvora, që firmosi urdhërekzekutimin për dënimin e Salianjit, ndërsa ky i fundit dënimin me 1 vit burg pritet që ta shlyejë në Burgun e Fierit.

Para se të futej në ambientet e Policisë së Tiranës, Salianji u pa teksa takonte grupin e demokratëve, ndërsa në një prononcim të shkurtër për mediat tha se beteja s’ka përfunduar dhe se do t’i çmontojnë banditët.

"Është një betejë që nuk përfundon. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. Ne do t’i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve dhe qytetarëve do të vijë", tha Salianji.

Partia Demokratike pritet që pas dënimit të Salianjit të organizojë një protestë më 6 tetor, ndërsa kreu i grupit, Gazment Bardhi tha se me mazhorancën socialiste nuk do të ketë me asnjë marrëdhënie normale në Kuvend. Por, gjithsesi skenarët që do të ndjekë PD pritet të shihen në ditët në vijim.

Me dënimin e formës së prerë, sipas nenit 71 të kushtetutës Salianji humbet mandatin. Procedurat për burgosjen e deputetit, Partia Demokratike tentoi t’i pengojë duke i kërkuar Kuvendit të mbledhë Këshillin e Mandateve për autorizimin e arrestimit, me vlerësimet se në duar kanë një vendim për burgosjen e një opozitari për një krim të pakryer. 

Me dënimin e 26 shtatorit, Salianji nuk humbet vetëm mandatin e deputetit por dhe të drejtën për t’u zgjedhur në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit. 

Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim lanë dje në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Ashtu si Salianji, opozita në kor akuzuan trupën gjyqësore për vendim që i shpall luftë Partisë Demokratike edhe pse 2 nga 3 gjyqtarët, ishin në trupën gjykuese që i dhanë vulën në qershor Sali Berishës.

Ora 20:20
I vetmi nga kolegët që e priti në burgun e Fierit/ Luan Baçi: Salianji një nga deputetët më të spikatur! PD do kalojë në një stad tjetër të të bërit opozitë

 

Deputeti Luan Baçi ishte i vetmi nga deputetët opozitarë që e priti Ervin Salianjin të vinte në burgun e Fierit, ku do vuajë dënimin me 1 vit burg. Baçi paralajmëroi në fjalën e tij për gazetarët se aksioni i PD-së tashmë do jetë ndryshe dhe do kalojë në një stad të ri. 

'Opozita do ti përgjigjet me të njëjtën monedhë. E thashë dhe më përpara, boll është boll, mjaft është mjaft. Nuk mundet më që në të rrimë dhe të nënshtrohemi kësaj mazhorance dhe këtij kryeministri me heqje të drejtave të ligjit dhe me heqje të të drejtave opozitës. Rasti i sotëm është flagrant. Një nga deputetët më të spikatur të Partisë Demokratike, që ka denoncuar afera korruptive të kësaj mazhorance, një nga deputetë që ka shkuar deri tek arat e kanabisit të kultivuar në bashkëpunim me policinë.

Rama vërtetoi se është autori i futjes së Salianjit në burg. Iu drejtua në seancë, iu ka thënë akoma nuk ka vajtur në burg. Kishte informacion të hollësishëm si po ecte procedura. Duhet të harrojë se mund të vazhdojë në një situatë të tillë. E kuptojnë dhe e di mirë se pse godet deputet. Ka dhe të tjerë që shantazhohen nga organet e drejtësisë. Mos harrojmë liderin Berisha, 9 muaj në arrest. Kemi lider të tjerë si Meta apo Mediu që po hetohen dhe i hapen procese të shumë viteve më parë. Kjo nuk mund të na ndalojë. PD do kalojë në stad tjetër të të bërit opozitë. Do kemi dhe detajet për këtë fillim të aksionit opozitar.

Në burgun e fierit vjen një kolegu im, deputeti i PD. I dënuar politikisht , do jemi pranë tij. Strukturat e Fierit do jenë në dispozicion të tij. Do jemi në krah të tij dhe solidar. Kushdo nga kolegët mund të ishin në vend të Salianjit.'

Ora 20:11
Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit (VIDEO)

 

Vetëm pak orë pasi u fut në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku u vetëdorëzua, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në IEVP Fier, ku do të vuajë dënimin me 1 vit, pas vendimit të Apelit të Përgjithshëm lidhur me kallëzimin e rremë në dosjen Babale.

Pranë ambienteve të burgut të Fierit, ishte deputeti demokrat Luan Baçi në mbështetje të Salianjit.

Ora 18:57
Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

 

Ledio Braho, avokati i Ervin Salianjit ka folur pasi ky i fundit u dorëzua në Policinë e Tiranës pas dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Braho tha për mediat se Salianji do të dërgohet në burgun e Fierit dhe theksoi se ky ishte një dënim politik, por gjithsesi u zbatuar në mënyrë vullnetare nga deputeti.

“Na u komunikua procesverbali për njohjen për ekzekutim vullnetar, nënshkruam procesverbalet patëm sjellje korrekte nga drejtuesit e policisë. Duhet të jemi të qartë, pavarësisht se është një vendimmarrje politike, Salianji e ekzekutoi vullnetarisht dhe u nis drejt burgut që i ka caktuar regjimi, burgu i Fierit. Që mbrëmjen e sotme shkon në burgun e Fierit”, tha Braho.

Ora 17:40
VIDEO/ Momenti kur Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës

Shqiptarja.com sjell videon nga momenti kur deputeti Ervin Salianji u dorëzua në Policinë e Tiranës, pasi Apeli i konfirmoi vendimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Në momentin e vetëdorëzimit, dallohen edhe një grup i vogël mbështetësish para Policisë së Tiranës.

Ora 17:36
Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës: Betejë që nuk përfundon, do t’i çmontojmë banditët

 

Deputeti Ervin Salianji u dorëzua në Policinë e Tiranës, ndërsa aty pranë ishin edhe një grup i vogël mbështetësish të thirrur nga PD. Salianji para se të dorëzohej në Policia, tha se kjo është një betejë që nuk përfundon dhe se do t’i çmontojnë banditët.

"Është një betejë që nuk përfundon. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, në përballje me regjimin secili merr kostot e veta, shumë prej qytetarëve që janë mbledhur këtu, kanë vuajt represionin e qeverisë e vuan në mënyrë të përditshme goditjen që u bën përmes përdorimit të institucioneve, vjedhjes, tatimeve, doganave, policisë, përmes varfërisë, banditëve. Ne do ti çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve dhe qytetarëve do të vijë", tha Salianji. 

Ora 17:25
Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

 

Ervin Salianji sapo ka dalë nga selia e PD-së dhe hipi në makinë për tui vetëdorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Para se të hipte Salianji i dha dorën dy simpatizantëve që po qëndronin në oborrin e selisë. Në fjalën e tij të shkurtër për mediat, deputeti tha se betejat e PD-së do vijojnë.

Ora 17:23
Salianji del nga selia e PD për t’u dorëzuar: Do përballem me regjimin aty ku e kanë kërkuar, refuzova ngujimin

 

Ervin Salianji doli nga selia e PD për t’u dorëzuar në Policinë e Tiranës pasi Apeli i konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Salianji tha se do të përballet me regjimin aty ku ia ka kërkuar.

“Çdo përpjekje që kam bërë dhe do bëj është për interesin publik, këta s’do ngopen me të keqen, ne s’do ngopemi duke bërë mirë dhe të forcojmë demokracinë ku të sundojë shteti i së drejtës. Pavarësisht se gjatë diskutimeve, grupi i PD ka vendosur të ngujohej me idenë e një përplaste që qartë duke qenë se është vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballen kudo që ta kërkojnë, duke privuar lirinë 1 vit, do ta bëj betejën aty. Beteja do jetë një betejë që shpresoj të frymëzojë të gjithë qytetarët. Ne s’jemi siç thotë Edi Rama, që më të mirë se ne s’ka, ne jemi më të mirë se ta”, tha Salianji.

Ora 17:07
Salianji do dorëzohet, disa militantë mblidhen para Policisë së Tiranës

 

Një numër shumë i vogël militantësh të PD janë mbledhur para Policisë së Tiranës në mbështetje të Ervin Salianjit. Ku i fundit do të dorëzohet në polici, pas vendimit të Apelit që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Ora 16:58
Pritet vetëdorëzimi i Salianjit/ Avokati i deputetit mbërrin në Policinë e Tiranës

 

Report Tv sjell momentin kur në Policinë e Tiranës mbërrin avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho.

Deputeti i PD-së pritet të dorëzohet tani në orën 17:00 në Polici pasi gjykata e apelit e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen Babale.

Ora 16:52
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Ervin Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Salianji do të dorëzohet në Polici, pasi Apeli konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Ora 15:44
Salianji do dorëzohet, zbardhet mesazhi për strukturat e PD: Të mblidhemi para Policisë së Tiranës

1727440778_WhatsAppImage20240927at13.27.58.jpeg

Deputeti Ervin Salianji pritet të dorëzohet në Policinë e Tiranës rreth orës 17:00, pasi Prokuroria firmosi urdhërarrestin. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar mesazhin që i është dërguar strukturave të PD, që të mblidhen para policisë.

Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent. Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.  Goditja që I bëhet Salianit është goditje që I bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Mirë u takofshim

Ora 14:04
Ngujimi në seli? Grupi i PD bën gati versionin ekstrem për të mos dorëzuar Ervin Saljanjin! Deputeti: Do i dëgjoj dhe pastaj do marr një vendim

1727440778_WhatsAppImage20240927at13.27.58.jpeg

 

Selia e PD-së

 


Tirane- Teksa Policia pritet të ekzekutojë urdhrin e Prokurorisë së Tiranës për burgosjen e deputetit demokrat Ervin Salianji, që të vuajë dënimin e formës së prerë me 1 vit burgim për dosjen “Babale”, me akuzën “kallëzim i rremë”, po qarkullojnë hipoteza nga brenda selisë blu dhe diskutime idesh se si të veprojnë për ta ndaluar këtë ekzekutim procedurial.

Burime nga mbledhja konfirmojnë për Report TV dhe Shqiptarja.com se ka propozime që Salianjin ta mbajnë në seli, të ruhet nga deputetët demokratë që do të qëndrojnë brenda godinës dhe që urdhri të mos ekzekutohet.

Mësohet gjithashtu se propozimi është bërë nga vetë kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi. Ngujimi në seli do të jetë 24 orësh, teksa opozita e cilëson si shkelje të Kushtetutës arrestimin apo burgosjen e një deputeti pa autorizim të Kuvendit.

Bardhi propozon Grupit mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar ti kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike.

Këto zhvillime vijnë pak pasi grupi prej 5 deputetësh, të kryesuar nga Bardhi, morën takim te shtëpia e ish-kryeministrit Sali berisha, duke thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie", ku janë diskutuar edhe strategjitë pas dënimit të Salianjit.

Mësohet se Bardhi është shprehur para grupit të PD për “mospranimin e padrejtësisë”, teksa propozoi gjithashtu që “grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës”. Një tjetër propozim ka qenë që “Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”.

Diskutimet dhe propozimet janë hedhur në mbledhjen e grupit të PD-së që nisi në orën 12:00 të mesditës së sotme, teksa paralelisht Salianji po mban edhe një konferencë me gazetarët. Vetë ai në asnjë rast nuk deklaroi refuzimin e urdhrit të Prokurorisë dhe zbatimin e vuajtjes së dënimit. Kurse në lidhje me këto propozime të kolegëve të grupit, u shpreh se "do i dëgjoj dhe pastaj do të marrë një vendim".

Ora 12:56
Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, urdhri i ekzekutimit mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

 

Postieri i Prokurorisë së Tiranës ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ditën e sotme, zarfin me urdhrin e ekzekutimit të prokurores Elona Alvorës për deputetin Ervin Salianji.

Ora 12:44
Dosja Babale/ Ervin Salianji do burgoset! Prokuroria jep urdhrin: Ekzekutoni vendimin! JA DOKUMENTI

1727434155_aaaaaaaaa.jpg

Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron dokumentin e prokurorisë drejtuar Kuvendit.

Dokumenti është firmosur nga prokurorja e Tiranës, Elona Algora.

"Bashkëlidhur ju dërgojmë urdhrin për ekzekutimin e vendimit Nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë me 26.09.2024, për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, si dhe një kopje të vendimit. Të merren masa për ekzekutimin e vendimit penal.”

URDHËROJ:
1. Ekzekutimin e vendimit penal nr. 2900, datë 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë më datë 26.09.2024, për të dënuarin Ervin Bujar Salianji, për kryerjen e veprës penale "Kallëzimi I rremë" (kryer në bashkëpunim) parashikuar nga neni 305 e 25 të Kodit Penal.
2. Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen:  I dënuari duhet të vuaj dënimin në masën 1 (një) vit burgim në një burg të sigurisë së zakonshme. Në kushtet kur hetimi dhe gjykimi i shtetasit Ervin Bujar Salianji është bërë në gjendje të lirë, ngarkohet me ekzekutimin e kësaj pike të vendimit gjyqësor Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

3. Ky urdhër t'i njoftohet të dënuarit Ervin Bujar Salianji, mbrojtësit, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (për shkak se I dënuari gëzon statusin e deputetit), si dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 4. Për fillimin dhe përfundimin e ekzekutimit të këtij vendimi penal të njoftohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që ka nxjerrë urdhërin e ekzekutimit', thuhet në dokument.

Ora 11:59
U dënua 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji postim në FB para arrestimit: Moment i vështirë, asgjë s’ka mbaruar! Përpjekje nën brez e tyre

Ervin Salianji

Teksa Prokuroria e Tiranës ka dërguar njoftimin në Kuvend për dënimin me formë të prerë nga Apeli i Tiranës, që la në fuqi dënimin me 1 vit burgim të shkallës së parë për kallëzim të rremë, në dosjen “Babale”, ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, ky i fundit ka bërë edhe një reagim para se të ekzekutohet urdhri i arrestimit.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Salianji shprehet se kundërshtari “bëri përpjekje nën brez”, por “nuk do ja dalin dot”.

Ai e quajti moment të vështirë për vendin dhe se “asgjë nuk ka mbaruar”, duke premtuar rikthim edhe më të fortë dhe punë për të mos u ndalur në denoncimet ndaj qeverisë që e quajti të lidhur me krimin dhe bandat.

Postimi i Ervin Salianjit:

“Të dashur miq!

Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet.

Ky është një moment i vështirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilët kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të vështira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.

Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Është një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në përpjekjen tonë të madhe për një Shqipëri më të mirë.

Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund përndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.

Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshëm, qytetarët e lirë që më keni mbështetur në gjithë këto vite.

E vërteta do na bëjë më të mirë. Dhe e vërteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave.

Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.

E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qëndrojë gjithnjë në këto themele të kalbura.

Të dashur miq!

Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemër e përkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënë rrugën vendit. Dhe do ja dalim”.

Ora 11:41
Apeli rikonfirmoi 1 vit burg për Ervin Salianjin, Prokuroria e Tiranës dërgon shkresën në Kuvend

 

Gjykata e Apelit dje (26 shtator) konfirmoi 1 vit burg për kallëzim të rremë për Salianjin, ndërsa ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka dërguar shkresën në Kuvend.

Sipas gazetares së Report Tv Esiona Konomi, zarfi është dërguar nga një punonjës i Prokurorisë së Tiranës, i cili njofton se Ervin Salianji është dënuar me një vendim të formës së prerë.

"Pritet që ky zarf të shkoj në zyrën e kryetares së Kuvendit për të parë më tutje se çfarë veprimesh do të kryej ajo, do të jenë veprime që shkojnë drejt mbledhjes së Këshillit të mandateve apo do të jenë veprime që përjashtojnë këtë dhe automatikisht do të veprohet neni 71 i kushtetutës duke e konsideruar këtë mandat të mbaruar", tha gazetarja.

Kur një deputet dënohet me vendim të formës së prerë atëherë mandati i tij përfundon.

Ora 11:10
Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime për Report TV: S'do mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

 

Nga një seancë parlamentare

Grupi Parlamentar i PD-së kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend ditën e sotme (27 Shtator).

Mirëpo burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se nuk do të ketë mbledhje të Këshillit të Mandateve. Do të ketë thjesht një njoftim në seancën e së hënës nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

“Kryetarja e Kuvendit do të zbatojë drejtpërdrejt Nenin 71, pika 2, dh. Pasi të marrë shkresën nga Prokuroria, e cila s’ka ardhur ende”, thanë burimet.

Nuk janë dhënë shpjegime të detajuara, por mësohet se ka lidhje me zhvillimet e fundit dhe çështjen e dënimit me 1 vit burg me formë të prerë nga Apeli të deputetit Ervin Salianji për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale” dhe kërkesën e grupit të PD për mbledhjen urgjente.

Vetë Spiropali e kishte thirrur me urgjencë këtë mbledhje të mërkurën para zhbllokimit në Bruksel dhe tani po vetë kryeparlamentarja njoftohet se e ka shtyrë, teksa nuk ka ende njoftim zyrtar.

Ora 10:54
VENDIMI/ U dënua me 1 vit burgim për kallëzim të rremë dhe pritet arrestimi, Apeli i Tiranës: Vendimi për Ervin Salianjin u mor me unanimitet!

Apeli i Tiranës

Gjykata e Apelit të Tiranës reagoi shkurtimisht sot (27 Shtator) në lidhje me vendimin që shpalli ditën e djeshme për dosjen “Babale”, pas gati 5 vitesh procese gjyqësore dhe zvarritjeje ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji dhe 3 të pandehurve të tjerë; Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe gazetarit Jetmir Olldashi.

Institucioni i shkallës ë dytë të drejtësisë konfirmoi se vendimi për dënimin me 1 vit burgim, duke lënë në fuqi atë të shkallës së parë të Dhjetorit 2019, për akuzën “kallëzim të rremë” ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, ka qenë unanim. Gjithashtu ky institucion zbardhi edhe vendimin e plotë të marrë dje, në dy faqe dhe i firmosur. 

Aty theksohet se "lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë të Gjykatës s Tiranës, me numër 2900, i datës 18 Dhjetor 2019". Vendimi që po e publikon edhe Shqiptarja.com, përmban vulat, emrat e të pandehurve, akuzat dhe dënimi respektiv. Sipas këtij vendimi, Salianji ka afat rekursi në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve të ardhshme.

“Nisur nga disa kërkesa, lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, njoftoi Apeli i Tiranës.

Aktualisht Prokuroria ka marrë urdhrin për ekzekutim të vendimit dhe po procedohet më tej, teksa Ervin Salianji është ftuar edhe që të shkojë vetë vullnetarisht, para se Policia ta ekzekutojë.

Theksohet se vuajtja e këtij dënimi për deputetin Ervin Salianji, do bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme, por pa e përcaktuar se ku.

Ora 10:05
VIDEO/ Para ekzekutimit të vendimit nga Prokuroria dhe mbledhjes së grupit të PD, Ervin Salianji shkon në selinë blu

Teksa pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit të Tiranës nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, për dënimin me 1 vit burg të formës së prerë për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale”, deputeti Ervin Salianji është shfaqur mëngjesin e sotëm (27 Shtator), rreth orës 09:00, në ambientet e selisë blu.

Ai është takuar me kreun e grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, teksa sot në mesditë, ora 12:00, Partia Demokratike zhvillon edhe mbledhjen e grupit.

Nuk ka konfirmim nëse Salianji do marrë pjesë në mbledhje dhe më pas do shkojë vetë me vullnet në Polici për t’iu nënshtruar kryerjes së dënimit, apo ekzekutimi i urdhrit do bëhet para orës 12:00.

Në ambientet e selisë blu ndodhen Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, teksa në mbledhjen e thirrur për këtë të premte, kreu i grupit parlamentar të PD ka kërkuar që të mos mungojë asnjë deputet.

Në mbledhje pritet që të vendoset qëndrimi që deputetët e PD do të mbajnë në seancën plenare të radhës.

PD lajmëroi protestën kombëtare më 6 Tetor, teksa pritet që protestat të zhvendosen edhe brenda sallës parlamentare, sikurse ndodhi këtë fillimviti, derisa u arrit dakordësia për dialog dhe marrëveshje, ku mes tyre ishte dhe Kodi Elektoral.

Ora 09:25
Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

 

Shorti në Prokurorinë e Tiranës ka caktuar ditën e sotme, prokuroren Elona Alvora për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Urdhri ekzekutimit pritet ti dorëzohet policisë, ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë atë vullnetarisht.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Muli: 28/09/2024 14:45

    Po pse je kaq i ceket ti kush ta ka fain Deshe te mashtrosh Shqipetaret se te tha Sala Lulin Jo nje vit po me shume se nuk zini mentIshadhe mer me vete Noken Bardhin Vokshin se ata e luajne me mir rolin e babales

    Përgjigju
  • Vlonjat: 28/09/2024 13:51

    Ta futi Berti Çami kryemashtruesi Vlores ,ai gezon azil ne belgjike ti do hash burgun. Ne pidh te rrobve vafsh.

    Përgjigju
  • Goni: 28/09/2024 07:21

    Kamikaz si puna e ketij ordinerit i duhen nenes parti...

    Përgjigju
  • Julia: 27/09/2024 23:07

    Cfare burgu do bej ky o shqiptar, ashtu sic po ben Tahiri duke ndejtur tek shtepia e vete. Mos u besoni ketyre gjerave nuk bejne burg keta horrat. Eshte cdo gje iskenim

    Përgjigju
  • Doda: 27/09/2024 22:07

    Nje ky Salianji ka sha mretin. Ne burg qenin. Cfare gallate ka ketu. Mos guxo te shash mbretin se e peson. Putinizem

    Përgjigju
  • Po mër po: 27/09/2024 21:42

    Saliu nuk e bën dot lojën e burgut se ka prostat, ky bën sikur hyn ditën e del natën. Saliu bën lojën e ballkonit se ka WC afër e del kur i do menderjs

    Përgjigju
  • Bic 41: 27/09/2024 20:20

    Shum pak 1 vit te pakten 18 vjet..

    Përgjigju
  • Viçi doli: 27/09/2024 19:52

    He more 'trimi" i Dushari tash ke me e pa rrotën e carit,sytë si topa ping pongu,suma si zgafellë mes Honesh,.Të tan aty në burg të zi e kanë andërr ty me të ç'i,se je fringo,je ri,i kuruar e parfumuar ,deputet goxha lezet kur ti ngrejnë këmbët përpjetë,por mos thirr se të dënojnë varin me huuu e zëvendësojnë.

    Përgjigju
  • Tedi: 27/09/2024 19:49

    Salianji do cmontoje bandat ! I ke aty ku do shkosh bandat or babale prit dhe Gazin mbrapa se SPAKU po heton dhe ate per shpifje

    Përgjigju
  • Nardi: 27/09/2024 19:35

    Ju avokagët jeni njerëzit mëtë fëlliqur,se boni dekserin jo avokatinë! SPAKU duhet të meret meju se ju boni gjith pislliqet në drejtësi.

    Përgjigju
  • me me: 27/09/2024 16:32

    I njejti gjyqtar qe u dha vulen atehere than: foli drejtsia, per te njejtin gjyqtar tani thon do e fusim ne burg. Ka shume kohe qe kjo menyre e te berit politike nga PD-ja ka mbaruar. Si dhe ka shume kohe qe populli nuk eshte me budalla qe ta haje kte lloj politik-berje.

    Përgjigju
  • Preng pill pickaj: 27/09/2024 15:24

    U Bon bashk labet me maloket ene bonen i gjell qensh

    Përgjigju
  • Endri: 27/09/2024 14:55

    Mos i jepni kaq hapesire ketij mashtruesi. Nje si shume te tjere denuar per mashtrim

    Përgjigju
  • taku: 27/09/2024 14:35

    eshte hera e pare qe jam dakort me Bardhin... edhe une mendoj qe ata duhet te ngujohen 24 ore 7 dite te javes ne seline e PD dhe te mos dalin me kurre. Ne kete rast mund ta mbajne dhe Ervinin.

    Përgjigju
    • Hahaha: 27/09/2024 17:42

      Ate po mendoja dhe une. Do na binin veshet rehat.

  • nweri: 27/09/2024 14:24

    kerkon azil ne europe se je i persekutuar politik

    Përgjigju
  • Gazi: 27/09/2024 14:23

    O Ervin o Hero shtrengo Sumen mos renko

    Përgjigju
  • shkoder: 27/09/2024 13:16

    pse moment i veshtir se 1 vit je denu jo tperjetshem

    Përgjigju
    • Ehuu: 27/09/2024 14:06

      Nuk ka hallin e burgut, ka hallin qe nuk behet dot deputet me. Se kur i vjen ketoj koha per deputet, shume gjera ndryshojne ne pd

  • Mali: 27/09/2024 13:12

    U shpor nje bajge.nje qelbesi

    Përgjigju
  • Mala: 27/09/2024 13:05

    Epo me bukur ska ku veje! Babalja ne burg; Geroni ne Burg; Alizoti ne burg; Olldashi ne burg; edhe Salinji ne burg. Mbeten jashte burgut Fatmir Xhafa dhe Edi Rama. Burg per ta bejne te tjeret.

    Përgjigju
  • waw: 27/09/2024 13:01

    Sa me eksitim po e prisni ju "arrestimin" "arrestimin" po ju shkon goja leng! MOs gezoni shume o derdimena se thagmat e bemat tuaja jane ne mos njesoj akoma me te tmerrshme se keto. Vetpermbahuni o trima se skeni pare gje akoma.

    Përgjigju
  • Koli: 27/09/2024 12:58

    Ligji mbi gjithshka dhe njesoj per te gjithe.

    Përgjigju
  • Enton: 27/09/2024 12:37

    Boll u qave. Beje burgun po je burrë Ndryshe ri si gore.

    Përgjigju
  • Ledina: 27/09/2024 12:13

    Hajde me kembe te mbare O Salianji, pas teje edhe perbindeshi i Vicidolit Sali!

    Përgjigju
  • WTF: 27/09/2024 11:12

    Gëzuar vitin e ri ne advance!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 27/09/2024 10:45

    Më në fund DREJTËSIA e zbrazi "topin" ndaj BANDËS SË PD me në krye Non Gratën..,Pas 101 arrestimeve të PS. Saliani doli më TRIMI në PD për të sajuar VIDION BABALE me porosi të S.Berishës e L.Bashës me qëllim që të RRËZONIN QEVERINË RAMA.Pasi GERON XHAFA(vëllai F.Xhafës) ishte i dënuar në Itali në kohën e Sb K.Ministër. Dhe populli thot..Kush kërkon të bëi VARRIN E THETRIT..DO BJERI VET BRËNDA.."! Tashmë radhën e ka i KORRUPTUARI MADH FAMILJAR & ME HA-LE-ATËT..SB. Protesta në mbrojtje të Sakianit në fakt bëhen për NON GRATËN që të mos ndëshkohet për korrupsion dhe SEKUESTRO PASURIE..!

    Përgjigju
  • Askushi: 27/09/2024 09:32

    Ja beri bam qerratai Te fala aty brenda kush te pysi per ne jashte.

    Përgjigju
  • xXx: 27/09/2024 09:07

    Bej ndonje video me te bukur atje te vendi...

    Përgjigju
  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/09/2024 07:41

    Ervin Salinjani duhet tē di qē drejtēsia bēri gjēn mē tē pērkryer qē tē çoi ty nē burg. E tani u hap loja qē mbas teje do vi Sali Sheqere Bajga e Ilir flliqsir Meta. E me ktē drejtēsi Shqipria do heci shum pērpara. Bravo drejtēsi SUKSESE DREJTĒSIS.

    Përgjigju
  • Spiridon: 27/09/2024 07:37

    Trimi i xha Jahos !!!!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 27/09/2024 17:37

      Nje hale me pak terhiq kemben zvar per te tjeret e pd

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?