Apeli i Tiranës
Gjykata e Apelit të Tiranës reagoi shkurtimisht sot (27 Shtator) në lidhje me vendimin që shpalli ditën e djeshme për dosjen “Babale”, pas gati 5 vitesh procese gjyqësore dhe zvarritjeje ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji dhe 3 të pandehurve të tjerë; Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe gazetarit Jetmir Olldashi.
Institucioni i shkallës ë dytë të drejtësisë konfirmoi se vendimi për dënimin me 1 vit burgim, duke lënë në fuqi atë të shkallës së parë të Dhjetorit 2019, për akuzën “kallëzim të rremë” ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, ka qenë unanim. Gjithashtu ky institucion zbardhi edhe vendimin e plotë të marrë dje, në dy faqe dhe i firmosur.
Aty theksohet se "lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë të Gjykatës s Tiranës, me numër 2900, i datës 18 Dhjetor 2019". Vendimi që po e publikon edhe Shqiptarja.com, përmban vulat, emrat e të pandehurve, akuzat dhe dënimi respektiv. Sipas këtij vendimi, Salianji ka afat rekursi në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve të ardhshme.
“Nisur nga disa kërkesa, lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj.), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, njoftoi Apeli i Tiranës.
Aktualisht Prokuroria ka marrë urdhrin për ekzekutim të vendimit dhe po procedohet më tej, teksa Ervin Salianji është ftuar edhe që të shkojë vetë vullnetarisht, para se Policia ta ekzekutojë.
Theksohet se vuajtja e këtij dënimi për deputetin Ervin Salianji, do bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme, por pa e përcaktuar se ku.
Lajmi kryesor:
Dosja ‘Babale‘, burgoset Ervin Salinaji! U dënua me 1 vit burg për ‘kallëzim të rremë’: Përballem me regjimin aty ku ma kërkoi! Pas vetëdorëzimit në polici u dërgua në qelitë e Fierit
A.Q//ReportTv.al