Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) i ka dhënë fund bashkëpunimit me agjencinë ruse të hapësirës. Këtë bëri të ditur në rrjetet sociale drejtori i përgjithshëm i Esa Josef Aschbacher.
"Këshilli më ka udhëzuar që zyrtarisht t'i jap fund bashkëpunimit të pezulluar aktualisht me Roscosmos në misionin ExoMars Rover dhe Platforma Sipërfaqore," shkroi Aschbacher duke pranuar se rrethanat që çuan në pezullimin e bashkëpunimit me Roscosmos janë lufta në Ukrainë dhe sanksionet që janë vendosur.
Nuk vonoi përgjigja e Moskës: "Është një keqardhje e vërtetë që për Evropën, kërkimi i shenjave të jetës në Mars ka rezultuar më pak i rëndësishëm sesa ambiciet politike të disa zyrtarëve dhe vendeve evropiane. Rusia mund të kryejë pjesën e saj të projektit ExoMars në nivel kombëtar ose duke marrë partnerë nga vendet mike. Ne mund ta bëjmë atë vetëm."
Lajmi kryesor: