Bota

Lufta në Ukrainë/ Të mërkurën zhvillohet takim në Stamboll për zhbllokimin e grurit! Moska: Negociatat "jashtë diskutimit"

12 Korrik 2022, 07:32| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 22:43

  • Share

Tetë anijet e para të huaja kanë mbërritur në portet e Ukrainës për të eksportuar grurë, ndërsa Marina ukrainase është e angazhuar për të siguruar transport të sigurt. Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga shërbimi për shtyp i Marinës, raporton Ukrinform .

Ndërkohë, 33 persona humbën jetën nga bombardimet ruse të qytetit Chasiv Yar, në Donetsk, ku një raketë ruse  “Uragan” goditi një ndërtesë banimi. Trupi i një fëmije u gjet nën rrënoja.

Qeveria iraniane po përgatitet të furnizojë Rusinë me dronë, përfshirë disa të armatosur. Kështu deklaroi këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Çështje me interes të ndërsjellë”, sipas Kremlinit, këto janë temat e diskutuara në bisedën telefonike të zhvilluar mes presidentit rus Vladimir Putinit dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të dy, të cilët do të takohen në të ardhmen e afërt, biseduan për eksportet e drithit por edhe për koordinimin e përpjekjeve për sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. Në fund të bisedës telefonike Erdogan dëgjoi dhe presidentin ukrainas Zelensky edhe për zhbllokimin e eksporteve të drithit. Ndër të tjera, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov theksoi se për momentin nuk flitet për rifillimin e negociatave me Ukrainën. "Jo, kjo nuk bëhet fjalë tani," u tha Peskov gazetarëve

Ditën e nesërme do të zhvillohet takim në Stamboll mes Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së për eksportet ukrainase të grurit. 

Ora 22:40
ESA i jep fund bashkëpunimit me agjencinë ruse të hapësirës! Moska: Për Evropën, jeta në Mars është më pak e rëndësishme se politika

1657658487_ESAastronautpatchpillars.jpg

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) i ka dhënë fund bashkëpunimit me agjencinë ruse të hapësirës. Këtë bëri të ditur në rrjetet sociale drejtori i përgjithshëm i Esa Josef Aschbacher. 

"Këshilli më ka udhëzuar që zyrtarisht t'i jap fund bashkëpunimit të pezulluar aktualisht me Roscosmos në misionin ExoMars Rover dhe Platforma Sipërfaqore," shkroi Aschbacher duke pranuar se rrethanat që çuan në pezullimin e bashkëpunimit me Roscosmos janë lufta në Ukrainë dhe sanksionet që janë vendosur.

Nuk vonoi përgjigja e Moskës: "Është një keqardhje e vërtetë që për Evropën, kërkimi i shenjave të jetës në Mars ka rezultuar më pak i rëndësishëm sesa ambiciet politike të disa zyrtarëve dhe vendeve evropiane. Rusia mund të kryejë pjesën e saj të projektit ExoMars në nivel kombëtar ose duke marrë partnerë nga vendet mike. Ne mund ta bëjmë atë vetëm."

Ora 21:53
Nis hetimi në Rusi kundër kundërshtarit politik Ilya Yashin! Akuzohet për shpërndarje informacioni të rremë

Autoritetet ruse kanë nisur një hetim penal kundër kundërshtarit politik Ilya Yashin për shpërndarjen e informacionit të rremë me vetëdije për forcat e armatosura të Moskës. Raporton Interfax. Për momentin kundërshtari ndodhet në një qendër të posaçme paraburgimi. Ai u arrestua për 15 ditë me akuzën e mosbindjes ndaj punonjësit të policisë më 28 qershor. Ai tani po hetohet për diskreditim të ushtrisë, një krim që mund t'i kushtojë 10 vjet burg. Këtë e ka bërë të ditur në Facebook avokati i tij Vadim Prokhorov. “Sapo kam marrë një njoftim nga hetuesi, ka filluar kontrolli në shtëpinë e tij”. Një anëtar i opozitës liberale, Yashin ishte një nga të paktët disidentë të mbetur në Rusi, ku ai kishte kritikuar vazhdimisht pushtimin e Ukrainës. Për këtë ai u gjobit në mënyrë të përsëritur.

Ora 19:37
Rifillimi i negociatave me Ukrainën? Moska: Jo, nuk bëhet fjalë në këto momente

1657639288_uu.JPG

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov theksoi se për momentin nuk flitet për rifillimin e negociatave me Ukrainën. "Jo, kjo nuk bëhet fjalë tani," u tha Peskov gazetarëve kur u pyet nëse presidenti rus Vladimir Putin dhe kolegu turk Rexhep Tajip Erdogan folën për rifillimin e negociatave gjatë bisedës telefonike që zhvilluan dje.

Ora 17:19
Trupat ukrainase sulmojnë me raketa zonën e kontrolluar nga Rusia, në jug të Ukrainës

1657639288_uu.JPG

Autoritetet ruse dhe ato ukrainase japin të dhëna të ndryshme rreth një sulmi nga ana e trupave të Ukrainës në rajonin e Khersonit, që shtrihet në pjesën jugore të vendit.

Sipas palës ukrainase, një raketë me rreze të gjatë veprimi goditi një depo municionesh ruse në qytetin Nova Kakhovka, duke vrarë 52 trupa ruse.

Saktësia e goditjes sugjeron që forcat ukrainase kanë përdorur sistemet raketore të lëvizshme që kanë kapacitete të lëshojnë njëkohësisht shumë raketa, të njohura si “HIMARS”, e të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër Moska thotë se sulmi ukrainas goditi infrastrukturën civile, mes tyre një treg, një spital e shtëpi.

Një fotografi satelitore e analizuar nga agjencia e lajmeve “Associated Press” tregonte dëme të konsiderueshme. Një krater masiv ishte hapur pikërisht aty ku dikur në qytet ndodhej një strukturë e madhe e ngjashme me një magazinë.

Ditët e fundit autoritetet në Ukrainë kanë bërë të ditur se mund të nisin një kundërofensivë për të rimarrë territore në jug të vendit, ndërsa Moska duket se po i përqëndron burimet për të kapur të gjithë rajonin lindor të Donbasit.

Ukraina ka tashmë tetë sisteme “HIMARS”, një sistem raketë-lëshues me saktësi të lartë, të montuar në një automjet dhe Uashingtoni ka premtuar të dërgojë edhe katër të tjera.

Po në Ukrainë, por në një rajon tjetër, gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e bombardimeve nga ana e trupave ruse janë vrarë të paktën 16 civilë dhe plagosën 48 të tjerë, njoftoi të martën zyra e presidentit.

Nëntë civilë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në provincën Donetsk, e cila përbën gjysmën e Donbasit. Sulmet me raketa ruse kishin në shënjestër qytetet Sloviansk dhe Toretsk, ku u godit edhe një kopsht fëmijësh.

Ushtria britanike bëri të ditur të martën se Rusia po vazhdon të bëjë "përparime të vogla, por në rritje" në Donetsk. Si pasojë e luftimeve të ashpra, javën e kaluar guvernatori i provincës u bëri thirrje 350,000 banorëve që vazhdojnë të jetojnë aty, të largohen drejt zonave më sigurta në Ukrainën perëndimore.

Megjithatë, shumë në Donbas, një rajon i përbërë nga provincat Donetsk dhe Luhansk, refuzojnë të largohen ose nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë, pavarësisht se çdo javë po vriten e plagosen me dhjetëra civilë.

Autoritetet britanike thanë gjithashtu se Rusia ka të ngjarë të vazhdojë të ushtrojë trysni mbi forcat ukrainase, ndërsa "rigrupohet për ofensiva të mëtejshme në të ardhmen e afërt"./VOA

Ora 14:59
Moska: Me SHBA-të jemi në prag të konfliktit bërthamor

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka folur rreth një konflikti të armatosur të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore.

Ajo tha po ashtu se me SHBA-të, Rusia është në prag të konfliktit bërthamor.

"Pas provokimit të një përshkallëzimi të krizës ukrainase dhe shpalosjes së një konfrontimi të dhunshëm hibrid me Rusinë, Uashingtoni dhe aleatët e tij janë të rrezikshëm, në prag të një ushtrie të hapur, konfrontim me vendin tonë, që nënkupton një konflikt të armatosur të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore. Është e qartë se një konfrontim i tillë do të rrezikonte një përshkallëzim bërthamor”, tha Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, raporton “Tass”.

Ora 13:20
Akuza e Lukashenkos: NATO dëshiron të sulmojë Rusinë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka akuzuar  NATO-n se është duke zhvilluar plane strategjike për të sulmuar Rusinë.

"Janë zhvilluar plane strategjike për të sulmuar Rusinë. Presidenti i Federatës Ruse dhe unë diskutuam këtë në detaje dje. Dhe drejtimi kryesor i sulmit do të kalojnë përmes Ukrainës dhe Bjellorusisë. Historia po përsëritet”, tha Lukashenko gjatë një ceremonie në Minsk.

Sipas liderit bjellorus, me pretekstin e forcimit të mbrojtjes së Evropës dhe kryerjes së stërvitjeve 'mbrojtëse', NATO po bashkon një forcë sulmi që është e qartë që 'nuk synon mbrojtje'.

"Suedia dhe Finlanda kanë shprehur papritur dëshirën e tyre për t'u anëtarësuar urgjentisht në NATO dhe blloku, në kundërshtim me rregullat e tij, është gati t'i pranojë ato shpejt. Le të jemi të qartë, pa kërkuar as mendimin e popujve të këtyre dy vendeve”, shtoi Lukashenko.

Ora 11:44
Këshilli Evropian do t'i japë Ukrainës 1 miliardë euro shtesë

Këshilli Evropian njoftoi sot se do t'i japë Ukrainës një miliardë euro shtesë "si një çështje urgjente".

“Vazhdimi i ndihmës materiale dhe financiare nuk është një opsion, por detyra jonë. Prandaj, jam shumë i kënaqur që kemi ndjekur me shpejtësi vendimin për të ofruar 1 miliardë euro ndihmë makro-financiare. Kjo do t'i japë Ukrainës fondet e nevojshme për të mbuluar nevojat urgjente dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës kritike." ,u shpreh Ministër i Financave i Çekisë, Zbynek Stanjura.

Ora 10:11
Putin do të vizitojë Iranin javën e ardhshme

Vladimir Putin do të bëjë një vizitë zyrtare në Iran javën e ardhshme. Lajmin e bëri të ditur Kreu i Komitetit të Ekonomisë të Parlamentit iranian, Mohammadreza Pour-Ebrahimi për agjencinë e lajmeve “Irna”, duke shtuar se presidenti rus do të jetë në vend për të diskutuar se si të forcohen marrëdhëniet ekonomike midis Moskës dhe Teheranit.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Putinit në Iran që kur presidenti Ebrahim Raisi u zgjodh vitin e kaluar.

Ora 09:56
Sulm me raketa ruse në jug të Ukrainës, dëmtohen 2 spitale

Një sulm me raketa ruse goditi Mykolaiv, qytetin në jug të Ukrainës këtë mëngjes.

Si pasojë e sulmit u dëmtuan dy spitale, një shkollë dhe disa ndërtesa banimi, sipas autoriteteve zyrtare të qytetit. Të paktën 12 persona u plagosën, sipas njoftimit të guvernatori të rajonit, Vitaliy Kim.

Ora 08:15
Lufta në Ukrainë, BE drejt paketës së shtatë të sanksioneve kundër Moskës

BE do të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Paketa pritet të miratohet në javët e ardhshme, sipas Bloomberg.

“Propozimi mund të përfshijë kufizime në importet e arit, masa për të rregulluar sanksionet e mëparshme dhe lista të mëtejshme të individëve dhe subjekteve”, thonë burimet e agjencisë amerikane.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta Rras Lala: 13/07/2022 08:45

    O Bimo Evropa po vuan aq sa ty sta mer menja jote e vogël. E prit se ska ardh dimri e do shikosh ti si do valoj tenxherja me presjon do plasi tenxherja o Bimo gabzherja.

    Përgjigju
  • Bimo: 12/07/2022 15:42

    O komentues parazitar,hani nai tas grosh e lejini politikat,se Europe spo vuan fare ne krhasim me rusin

    Përgjigju
  • Beni: 12/07/2022 10:17

    Nuk po e kuptoj se kush po sanksionohet ne kete mes , krizen me te madhe po e kalon Europa dhe besoj se shume shpejt do filloj te cedoj se po i shkon ekonomia ne zero

    Përgjigju
    • Alb: 12/07/2022 11:56

      Pse do mend qe gjermania dhe vendet balltike po marrin goditjen me te madhe gjermania eshte ne alarm energjitik popullsia po paguan 3 fishin e cmimit te energjis krahsuar me 1 vit me par.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?