Escobar vizitë në Kosovë, takim me Osmanin: Presim rezultate pozitive në Ohër! Vuçiç: Serbia nuk firmos

17 Mars 2023, 09:33| Përditesimi: 17 Mars 2023, 15:23

  • Share

KOSOVË- Një ditë para takimit të madh të Kurtit dhe Vuçiç nga Prishtina dhe Beogradi janë dhënë sërish sinjale kontradiktore sa i takon nënshkrimit të marrëveshjes.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar u tha liderëve të Kosovës se pret zhvillime pozitive. Por më herët presidenti serb Vuçiç paralajmëroi se Serbia nuk ka për të nënshkruar asgjë, njëlloj si në Bruksel. Vuçiç i bëri parapri qëndrimit të tij edhe pse ndërmjetësuesit e Perëndimit e kanë cilësuar procesin e dialogut të suksesshëm.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u përgjigj në të njëjtën linjë me kryediplomatin por gjithsesi sinjalizoi se çdo tërheqje apo mos dakordësi e ka burimin nga Serbia. Osmani u shpreh Beogradi ka tendencë për të penguar rezultatin dhe të dëmtojë dialogun.

 “Ne besojmë fort se një  marrëveshje të drejtë e të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë  për të siguruar paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon. Kosova shkon drejt Ohrit më këtë më mendësi më një shpresë për një rezultat pozitiv. Rrjedhimisht do të sigurojë integrimin e Kosovës në institucionet euroantaltike, do të sigurojë integrimin gjithëpërfshirës të komunitetit serbë të Kosovës në institucionet e Republikës, kjo do të rezultojë më shpërbërjen efektive të  njëhershme të gjitha strukturave ilegale të Serbisë.”- tha Osmani.

Edhe në takimin me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca pritshmëritë për dialogun ishin të larta ndërsa në një postim në Facebook shkroi se Kosova është e vendosur të finalizojë njohjen e ndërsjelltë.

Axhenda:

Dialogu në Ohër të do nisë në mëngjes herët rreth orës 10 me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët njëri pas tjetrit, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh.

Kujtojmë se në bisedimet e Brukselit, pati një kompromis për zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi por Vuçiç nuk nënshkroi. Bisedimet zgjatën për rreth 5 orë. Të dy krerët e qeverive ranë dakord në parim se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA.

Ora 14:54
Përfundon takimi i Kurtit me Escobarin: Delegacioni i Kosovës optimist për takimin në Ohër

1679061321_cdhf.JPG

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar, ka përfunduar takimin e tij edhe me Kryeministrin Albin Kurti. Para Kurtit, ai pati takim edhe Presidenten Osmani dhe Kryeparlamentarin Konjufca.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim”.

Më tej në njoftim thuhet se Kurti ka falenderuar Escobarin për kontributin e tij dhe të SHBA-ve e se Propozimi Evropian është pranuar e shihet si diçka pozitive, me njohjen reciproke në qendër.

“Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, thuhet në 

Ora 12:07
Konjufca pas takimit me Escobar: Kosova nuk do ta humbë asnjëherë fokusin nga njohja e plotë

1679051287_dhh.JPG

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret takim produktiv në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të shtunën, më 18 mars.

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkruar se me Escobar ka diskutuar për marrëdhënien Kosovë-Serbi. Më tej, Konjufca shtoi se Kosova nuk ka për ta humbur asnjëherë fokusin nga njohja e plotë

‘Sot e mirëprita në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili shoqërohej nga Alyson Grunden, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së në Kosovë, Paul Pfeuffer, Këshilltar për Çështje Ballkanike në Departamentin e Shtetit dhe Greg Viola, zyrtar politik në Ambasadën Amerikane.

Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Ritheksova se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

E falënderova emisarin Escobar për angazhimin dhe rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në procesin e dialogut dhe shpreha gatishmërinë për fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit të ndërsjellë, si dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.’- shkroi Konjufca.

Ora 12:02
Dialogu në Ohër, SHBA: Presim zhvillime pozitive! Vuçiç: Nuk firmos!

1678871284_64836397401.jpeg

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, i dërguari amerikan Escobar u tha liderëve të Kosovës se pret zhvillime pozitive. Por më herët presidenti serb Vuçciç paralajmëroi se nuk do të nënshkruajë asgjë.

Ora 11:58
Takimi i nesërm në Ohër, Escobar dhe Osmani: Presim rezultate pozitive, por Serbia përpiqet të dëmtojë dialogun

1679050770_hkk.JPG

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pret rezultat pozitiv në takimin e nesërm në Ohër, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Sidoqoftë, ajo thekson se çdo tendencë e Serbisë për të penguar marrëveshjen përmes kushtëzimeve e dëmton dialogun.

Pas takimit me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për dialogun, Gabriel Escobar të premten, Osmani, tha se Kosova angazhohet në dialog me përkushtim të plotë dhe qasje konstruktive.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në dialog me përkushtim të plotë dhe qasje konstruktive, siç ka bërë për gjatë gjithë këtij procesi dhe sidomos tani duke kuptuar momentumin e rëndësishëm që paraqet takimi në Ohër. Ne besojmë fortë se një marrëveshje e drejtë, qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku trajtohemi si dy shtete të barabarta është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjate, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Kosova shkon drejt Ohrit me këtë mendësi si dhe shpresë për një rezultat pozitiv. Çdo tendencë nga Serbia për të penguar këtë rezultat përmes kushtëzime mund të dëmtojë pastaj tërësisht procesin e dialogut”, tha ajo.

Në konferencën për media, Osmani tregoi pritjet e saj për marrëveshjen me Serbinë në bazë të planit të Bashkimit Evropian, ku tha se e njëjta do t’i sjell rezultate konkrete dhe të prekshme Kosovës.

Në anën tjetër, ajo tha se marrëveshja bashkë me aneksin e zbatimit duhet të miratohen në Kuvend, ku përmendi nevojën edhe për konsensus brenda partive politike.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?