'Është shkelur ligji i interesit', Luan Baçi: Personalisht kam respekt për Xhaçkën, por merremi me fenomenin

11 Prill, 21:45| Përditesimi: 11 Prill, 22:08

  • Share

 

Deputeti Luan Baçi tha në 'Frontline' se me rastin e Xhakçkës është shkelur ligji i interesit.

'Kemi një deputete që ka konflikt interesi. Këtu është një dobësi, neglizhencë ose një arrogancë që ne bëjmë çfarë të duam. Është shkelur ligji i interesit. Nuk mbaron historia këtu. Deputetët mund ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.'

Nga ana tjetër Baçi shpreh vlerësimin për ish-ministren e Jashtme, por kundërshtinë e ka me fenomenin.

'Kam respekt në distancë për zonjën. Zonjë shumë serioze. Merremi me fenomenin, dhe fenomenit i dalim përpara. Kjo mazhorancë thoshte nuk diskutojmë vendimet e gjykatës. Këtu kemi vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe i del kundër pa pikë turpi, me urdhër gjithë parlamentarët atje.'


Lajmi kryesor:

Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, deputeti Baçi në 'Frontline': Rama urdhëroi! Socialistët e mbrojtën në bllok kokëulur


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?