Sëmundja “Ethet e Minjve” ka mbërritur dhe në vendin tonë. Dy raste janë paraqitur deri tani në QSUT, ku është shënuar dhe viktima e parë. Bëhet fjalë për një 32 vjeçar nga Erseka, i cili nuk ka mundur ti bëjë ballë kësaj sëmundje. Shefja e shërbimit të Infektivit në QSUT, Najada Como, shpjegoi për Report Tv se “ethet e minjve” ose siç quhet në gjuhën mjekësore, ethe hemoragjike, shkaktohet nga brejtësi i kuq dhe transmetohet përmes ushqimit. Como shton se nga virusi mosha më e rrezikuar janë të rinjtë nga 18-40 vjeç.
“Infeksioni që merret në mënyrë direkte apo indirekte nga minjtë bën të mundur të realizojë pra të japi dy lloj sinfeksionesh, infeksion nga virusi Hantavirus që është ethja hemoragjike që ka specifika për kohën që jemi tani, që është sëmundje evidente tani, me numer të pakët rastesh, jo numër të shumtë rastesh, por që është sëmundje me vdekshmëri shumë shumë të lartë. Mosha rreth 18 apo 35, 40 vjeçare është ajo që sëmundja prek më shpesh, kryesisht më shumë tek meshkujt”-u shpreh Como
Kjo sëmundje përhapet me së shumti në zona malore, ku ka dhe brejtës te egër. Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë. Mjekja bën thirrje që qytetarët sapo të shohin simptomat e para të drejtohen tek spitali rajonal i zonës ku banojnë dhe më pas rasti referohet zyrtarisht në QSUT.
“Shenja e parë që ka i sëmuri është temperature e lartë, ethja, dhimbja e kokës, dhimbja e barkut, dhimbja e muskujve dhe e dyta që veçohet shumë është që kjo sëmundje ka problematik të madhe për arsye se prek veshkat, duke dhënë pamjaftueshmëri të funksionit të veshkave, prek mëlçinë duke dhënë pamjaftueshmëri të funksionit të mëlçisë ,prek mushkëritë duke i dëmtuar ato. E vetmja masë që mund të marrës është që ushqimi që ti konsumon të jetë i kontrolluar, të jetë jo i kontaminuar, të mos jetë i lënë nëpër fusha dhe të kalojnë brejtës të ndryshëm. Në këtë rast je krejt i mbrojtur për të mos u rrezikuar nga Hantavirusi”- tha Najada Como
Qytetarët që jetojnë në Tiranë nuk janë të rrezikuar, kjo pasi në kryeqytet nuk ka vatër të kësaj sëmundje. Nxehtësia dhe thatësira janë favorizuese për sëmundjen, por edhe pse rastet janë të pakta , vdekshmëria është mbi 60%.
Dezinfektoni Vlorën!
Përgjigju