DUSSELDORF - Mjaftoi autogoli i Vertongen në minutën e 85-të që Franca të mposhtet 1-0 Belgjikën në 1/8 e Euro 2024 dhe të kalonte në çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Ndeshja në Stuttgart nisi me ritëm dhe pa një Belgjikë që kontrolloi topin, ndërsa rastet ishin më të pastra për Francën në pjesën e parë. Paçka kësaj dy skuadrat u kujdesën mos pësonin dhe fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë "Gjelat" e Deschamps ishin më kërkues dhe ngacmuan me Mbappe, ndërsa as De Bruyne nuk mbeti pas për Belgjikën. Minuta e 62 solli futjen në fushë të Kolo Muanit në vend të Thuram.
Ishte pikëisht sulmuesi i PSG që me goditjen e tij në minutën e 85-të që detyroi Vertongen ta dërgonte topin në rrjetën e tij. Pesë minutat e mbetura dhe ato tre shtesë nuk i mjaftuan Belgjikës që të reagonte, duke qenë sërish jashtë një turneu madhor.
Nga ana tjetër Franca kalon në çerekfinale dhe pret të mësojë kundërshtarin këtë të hënë në mbrëmje, teksa fituesi i Portugali - Slloveni (21:00) do ketë përballë "Gjelat".
Formacionet zyrtare:
Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann, Thuram, Mbappe.
Belgjika: Casteels; Theate, Vertonghen, Faes, Castagne; Doku, Onana, Openda; Carrasco, Lukaku, De Bruyne.
Notat e ndeshjes, më i miri në fushë Mbappe (Francë) sipas FlashScore:
Franca fitoi 1-0 kundër Belgjikës dhe është në çerekfinalet e Euro 2024. Në këtë sfidë mesfushori Kante ka thyer rekordin e Xavit (Spanja), pasi Franca nuk ka humbur asnjë nga 19 ndeshjet e saj në turnetë madhor me N'Golo Kante në fushë.
Është ecuria më e gjatë e të qenurit i pamposhtur nga ndonjë lojtar evropian me 13 ndeshje të fituara dhe 6 barazime për N'Golo Kante.