Diogo Costa në një nga pritjet e penalltive

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

1 Korrik, 23:42| Përditesimi: 1 Korrik, 23:58

  • Share

FRANKFURT - Portugalia është çerekfinalistja e radhës në Euro 2024. Luzitanët kaluan me vuajtje pas 120 minutave dhe penalltive Slloveninë, me kohën e rregullt që u mbyll 0-0. Duheshin tre pritjet e Diogo Costas, portierit të Portugalisë që djemtë e Martinez të ndeshen kunder Francës të premte në çerekfinale.

Ndeshja/ Portugalia gjatë 90 minutave provoi të shënonte, por sllovenët mbrojtën mirë dhe ia dolën ta dërgonin duelin në shtesën prej 30 minutash. Mundësia më e mirë për portugezët ishte në minutën e 105, kur Orsato akordoi një penallti.

Ronaldo nga 11 metra u ndal nga Oblak, me portierin që kuptoi krahun dhe e dërgoi topin në shtyllë. Lot dhe zhgënjim te Ronaldo, ndërsa edhe 120 minutat u mbyllën 0-0, kjo edhe pas gabimit të Sesko te sllovenët që u ndal po nga Costa vetëm për vetëm.

"Ruleta ruse" e penalltive i buzëqeshi portugezëve që triumfuan 3-0 edhe falë tri pritjeve të shkëlqyera nga Diogo Costa, portieri luzitan. Ai ndali Ilicic, Balkovec dhe Verbic, ndërkohë te Portugalia u treguan të saktë Ronaldo, Fernandes dhe Bernardo Silva.

Tanimë në çerekfinalen e së premtes në orën 21:00 në stadiumin e Hamburgut do vendosen përballë Portugalia dhe Franca. Veç këtij çifti, dy ndeshjet e tjera të këtij turi që janë mësuar deri tani janë edhe Spanjë - Gjermani dhe Angli - Zvicër.

Nesër luhen edhe dy përballjet e fundit të 1/8, me Rumaninë që sfidon Holandën në orën 18:00 dhe Austrinë që përplaset me Turqinë në orën 21:00.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Diogo Costa, Cancelo, Pepe, Rúben Dias, Nuno Mendes, Palhinha, Vitinha, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Rafael Leao, Ronaldo.

Sllovenia: Oblak; Karnicnik, Drkusic, Bijol, Balkovec; Stojanovic, Elsnik, Cerin, Mlakar; Sporar, Sesko.

Notat sipas FlashScore, Nuno Mendes i Portugalisë më i miri në fushë:

Ora 23:19
FOTO/ Humbet penalltinë në Euro 2024, Cristiano Ronaldo s'i mban lotët


Cristiano Ronaldo u ndal nga 11 metra prej Oblak, me kapitenin e Portugalisë që kishte shansin të kalonte të tijtë në epërsi në ndeshjen kundër Sllovenisë në 1/8 e Euro 2024. Në shtesën e parë, pikërisht në minutën e 105 Ronaldo u ndal nga Oblak dhe më pas CR7 nuk i mbajti lotët.

Ora 21:36
Pepe lë pas legjendën angleze, bëhet lojtari më i vjetër që luan në fazën me eliminim të Europianit dhe Botërorit


Portugalia dhe Sllovenia po luajnë për fazën e 1/8 në Euro 2024. Mbrojtësi portugez Pepe (41 vjeç e 126 ditë) la pas Peter Shilton (40 vjeç e 292 ditë) dhe u bë lojtari më i vjetër që ka luajtur në raundet me eliminim të Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian.

Shilton luajti për 30 vite në nivel profesionist dhe u paraqit në 125 ndeshje në portën e Anglisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?