Belgjikë 2-0 Rumani

Euro 2024/ 'Djajtë' mundin 'Drakulën', Belgjika fiton 2-0 ndaj Rumanisë dhe rrit shanset e kalimit në 1/8

22 Qershor, 22:51| Përditesimi: 22 Qershor, 22:55

  • Share

KËLN - Belgjika ia ka dalë të marrë tri pikët e para në Euro 2024. Për raundin e dytë në Grupin E, 'Djajtë' fituan 2-0 kundër Rumanisë dhe e bëjnë situatën në grup të komplikuar, me katër ekipet që kanë nga tre pikë.

Ndeshja për belgët u zhbllokua pas vetëm dy minutave lojë me Tielemans. Pasimi i Lukakut i krijoi hapësirë fantazistit që me një të djathtë të prirët zhbllokoi ndeshjen shpejt.

Rumunët, të ashtëquajturit si "Drakula" nuk mundën të dilnin në lojën e tyre, teksa pak ditë më parë fitan ndaj Ukrainës 3-0. Për të "vulosur" suksesin e Belgjikës mendoi kapiteni De Bruyne në minutën e 80-të me golin e dytë.

Tanimë në raundin e tretë dhe të fundit në grupe Rumania pret Sllovakinë dhe Belgjika luan me Ukrainën. Grupi E është i veçantë pasi Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina kanë nga tre pikë, ndërsa renditja është vendosur në bazë të ndeshjeve direkte.

Po sot për Grupin F u zhvilluan dy takime. Portugalia fitoi 3-0 ndaj Turqisë dhe Gjeorgjia barazoi 1-1 me Çekinë. Deri në këto momente Spanja, Portugalia dhe Gjermania kanë siguruar një biletë për në fazën e 1/8, ndërsa Polonia është ekipi i vetëm i eliminuar zyrtarisht.

Formacionet zyrtare:

Belgjika: Casteels, Castagne, Faes, Vertonghen, Doku, Tielemans, Onana, Thearte, De Bruyne, Lukaku, Lukebakio.

Rumania: Nita, Ratiu, Dregusin, Burca, Bancu, M. Marin, Man, R. Marin, Stanciu, Mihaila, Dragus.

Renditja e Grupit E

Notat e ndeshjes

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?