Moment nga ndeshja

Euro 2024/ 120 minuta dhe penallti, Franca kalon Portugalinë dhe gjen Spanjën në gjysmëfinale

5 Korrik, 23:29| Përditesimi: 5 Korrik, 23:56

  • Share

HAMBURG - Dramë dhe emocione pas 120 minutash dhe penalltive. Franca kaloi Portugalinë në çerekfinalet e Euro 2024 dhe gjen në fazën tjetër Spanjën, duel që do zhvillohet të martë në orën 21:00 në Munich. Pas 90 minutave të rregullta dhe 30 minutave shtesë, dueli u mbyll 0-0 dhe ishin "Gjelat" që pas penalltive dolën triumfues (5-3).

Ndeshja prodhoi disa raste për të dyja skuadrat, me lojtarët që nuk u treguan të saktë para portës. Edhe shtesa prej 30 minutash nuk prodhoi gjë, me skuadrat që u drejtuan drejt penalltive.

Ronaldo, Silva dhe Mendes shënuan për portugezët, ndërsa Joao Felix e stampoi sferën në shtyllë, duke i dhënë suksesin "Gjelave" të Deschamps që nga ana e tyre shënuan me Dembele, Fofana, Kounde, Barcola dhe Hernandez. Vlen për t'u theksuar se ky ishte Evropiani i fundit për 39-vjeçarin Cristiano Ronaldo dhe 41-vjeçarin Pepe.

Tanimë Franca gjen në gjysmëfinale Spanjën, me iberikët që nga ana e tyre kaluan Gjermaninë. Spanjë - Francë, gjysmëfinalja e parë e mësuar e Euro 2024 luhet më 9 korrik në Munich, duke nisur nga ora 21:00.

Nesër (e shtunë) në program janë dy çerekfinalet e radhës. Në 18:00 luhet Angli - Zvicër dhe në 21:00 Holandë - Turqi.

Titullarët e Portugali - Francë:

Portugali: Costa, Cancelo, Pepe, Ruben Diaz, Mendes. Vitinha, Palhinha, Bruno Fernandes, Silva, Ronaldo, Leao.

Francë: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez, Tchouameni, Kante, Camavinga, Griezmann, Kolo Muani, Mbappe.

Notat e ndeshjes, sipas FlashScore Mendes i Portugalisë ishte më i miri në fushë:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir: 06/07/2024 13:49

    SPANJA NUK E MERITONTE,,,GJERMANIA DUHEJ TE FITONTE,,,IU MOHUA NJE PENALLTI E PASTER...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?