STUTTGART - Spanja fitoi 2-1 kundër Gjermanisë pas 120 minutave lojë dhe shkon e para në gjysmëfinalet e Euro 2024. Olmo dhe Merino shënuan për iberikët, ndërsa Wirtz shënoi për gjermanët. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Spanja shënoi vetëm një minutë nga fundi i shtesës prej 30 minutash, pa e dërguar ndeshjen drejt penalltive. Në fund arbitri Anthony Taylor akordoi karton të kuq për Carvajal, me Spanjën që e mbylli me dhjetë lojtarë dhe në gjysmëfinale nuk do ketë Carvajal dhe Pedri (të dëmtuar). Ndërkohë që kjo ishte ndeshja e fundit për Toni Kroos, me legjendën gjermane që e ka mbyllur me futbollin e luajtur.
Ndeshja/ Në stadiumin e Stuttgartit ndeshja nisi me ritëm dhe nivel të lartë, teksa skuadrat kishin disa raste të mira shënimi. Gjermanët gabuan me Havertz dhe Musiala, ndërsa Yamal dhe Uilliams ishin "pistona" për spanjollët. Pjesa e parë u mbyll 0-0, paçka rasteve.
Vetëm gjashtë minuta nga fraksioni i dytë, Dani Olmo shënoi një gol të bukur pas pasimit të Yamal. Talenti 16-vjeçar i Spanjës bëhet lojtari i vetëm me tre pasime finale në këtë Europian. Loja më pas vijoi me Gjermaninë më kërkuese, që shënoi me Wirtz në minutën e 89-të, duke mbyllur kohën e rregullt në barazim dhe dërguar duelin në 30 minuta shtesë.
Rasti më flagrant ishte në shtesën e dytë prej 15 minutash, kur një goditje e gjermanëve u ndal me dorë nga Cucurrella i Spanjës, teksa Taylor nuk akordoi penallti dhe as u konsultua me VAR, pasi e cilësoi dorën në pozicion natyral, gjë që u kontenstua nga organizatorët gjermanë.
Duhej minuta e 119-të kur Merino me kokë shënoi një gol të bukur dhe preu shpresat e gjermanëve për "hakmarrje", kjo pasi Spanja i ka nxjerrë jashtë Evropianit të 2008 dhe Botërorit të 2010, aty ku ka fituar trofetë.
Për Toni Kroos humbje dhe dhimbje, pasi kjo është ndeshja e fundit për të në nivel profesionistësh, duke "varur këpucët në gozhdë". Kombëtarja e Gjermanisë ka humbur një ndeshje çerekfinale të Kampionatit Evropian për herë të parë në historinë e saj.
Tanimë Spanja pret fituesin e çiftit Portugali - Francë për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinalen e së martës në Munich, duel që luhet në 21:00.
Formacionet zyrtare:
Spanja: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Fabian Ruiz, Rodri, Pedri; Lamine Yamal, Morata, Nico Ëilliams.
Gjermania: Neuer; Kimmich, Rudiger, Tah, Raum; Emre Can, Kroos; Musiala, Guendogan, Sane; Havertz.
Notat sipas FlashScore, më i miri në fushë Yamal i Spanjës:
Gjermania humbi 2-1 me Spanjën dhe është jashtë Euro 2024 në fazën çerekfinale. Trajneri i kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann e ka të vështirë të flasë pas humbjes tronditëse.
“Na dhemb shumë ky eliminim, pasi vetëm pas dy vitesh (Botërori 2026) mund të reagojmë. Ndoshta nuk do të kem më kurrë mundësinë të përjetoj një kompeticion të tillë në vendin tim”, theksoi tekniku 37-vjeçar.
Spanja mundi 2-1 Gjermaninë në çerekfinalet e Euro 2024 në një garë rrëqethëse në 120 minuta. Megjithatë, rezultati mund të ishte i ndryshëm nëse gjyqtari Anthony Taylor do të kishte vendosur t'i jepte Gjermanisë një penallti, por nuk e bëri.
Gjuajtja e Jamal Musiala nga jashtë zone goditi dorën e majtë të Marc Cucurellas në rrugën drejt objektivit që ishte rrjeta. Zyrtari i UEFA e refuzoi kërkesën për penallti pavarësisht se lojtari spanjoll ishte brenda zonës së tij të penalltisë.
Megjithatë, kishte një arsye të vlefshme pse arbitri anglez nuk zgjodhi të penalizojë aktin e Cucurella.
Pse Gjermania nuk iu akordua penallti nga Anthony Taylor?
Gjyqtarët zakonisht marrin parasysh qëllimin e lojtarit dhe pozicionin e dorës kur caktojnë një penallti. Në këtë rast, dora e Cucurellas po lëvizte drejt trupit dhe ishte në pozicion vertikal, gjë që mund të tregonte se ai nuk kishte ndërmend të ndalonte topin me dorë. Prandaj, për shkak të pozicionit vertikal të dorës, penalltia mund të mos jetë dhënë. Taylor ishte i bindur për vendimin që në çastin e parë, duke e pasur përballë aksionin.
Toni Kroos e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Mesfushori gjerman njoftoi muaj më parë se Evropiani do ishte eventi i tij i fundit, duke i dhënë lamtumirën Real Madrid pas dhjetë vitesh në moshën 34-vjeçare. Humbja 2-1 e Gjermanisë ndaj Spanjës dhe eliminimi nga Euro 2024 është sfida e fundit e Kroos në karrierë.
Kroos ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë në 2014, 6 herë Champions League, 4 herë La Ligan, 3 herë Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, atë të Spanjës dhe në 2018 u shpall lojtari gjerman më i mirë. Një legjendë i jep sot lamtumirën futbollit.
Lajm i keq për Spanjën në Euro 2024. Federata spanjolle konfirmon se Pedri pësoi një ndrydhje të brendshme anësore në gjurin e tij të majtë. Europiani ka mbaruar për të, teksa do të pasojnë më shumë teste për të parë ecurinë e rikuperimit. Në ndeshjen kundër Gjermanisë për çerekfinalet e Euro 2024, Toni Kroos ndërhyri ashpër në gjurin e spanjollit, i cili pas disa minutash nuk ia doli të vijojë ndeshjen.
Sa turp ky albitrim bēn mu qē ēshtē me hile. Po ku ka llogjik qē ēshtē i qēllimshēm apo i pa qēllimshēm. Se arbitri ēshtē nē mēndjen e lojtarit. Ajo ishte penallti e pastēr. Turp pēr UEFAN.
Përgjigju