Ollie Watkins pas golit

Euro 2024/ Heroi i Anglisë që u fut nga stoli, Ollie Watkins: I thashë Palmerit, betohem për jetën e fëmijëve

11 Korrik, 09:15| Përditesimi: 11 Korrik, 09:16

  • Share

Luan me Aston Villan, por Ollie Watkins është heroi i një Anglie të tërë. Sulmuesi 28-vjeçar ishte deçiziv me golin e shënuar në gjysmëfinalen e Euro 2024, aty ku "Tre Luanët" përmbysën 1-2 në limite Holandën dhe gjejnë Spanjën në finalen e 14 korrikut në Berlin.

I futur vetëm në minutën e 81-të së bashku me Palmer, Watkins shënoi në minutën e 90-të në rastin e fundit. Pas ndeshjes ai zbuloi edhe një "sekret", duke parashikuar golin.

"E pabesueshme, e kam pritur këtë moment me javë të tëra. M’u desh shumë punë dhe ia dola në ndeshjen më të rëndësishme të Europianit deri tani. Jam shumë i lumtur që e pata këtë mundësi, jam vërtet mbi hënë.

Betohem për jetën e fëmijëve të mi, hyra në fushë njëherazi me Palmer dhe në momentin e zëvendësimit i thashë: 'Tani më duhet asisti yt për golin'. Dhe kështu shkoi.

Kishte shumë kritika, por në fund jemi në finale dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi. Tek ne ekziston dëshira për të mos u dorëzuar kurrë. Tani jemi gati për Spanjën”, tha 28-vjeçari.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?