Euro 2024/ 'Tre Luanët' përmbysin 1-2 Holandën në minutën e 90-të! Spanjë - Angli është finalja e Evropianit

10 Korrik, 22:55| Përditesimi: 11 Korrik, 11:24

  • Share

DORTMUND/  Spanjë - Angli, kjo është finalja e Euro 2024 që do luhet në Berlin më 14 korrik në orën 21:00. Anglia ia doli të merrtë biletën e mbetur për në Berlin duke përmbysur 1-2 Holandën në një ndeshje dramatike që u vendos në minutën e 90-të me supergolin e Watkins.

Ndeshja/ Përballja në Dortmund nisi me golin e Holandës, që shënoi pas vetëm shtatë minutave me perlën e Xavi Simons. Fantazisti kontrolloi bukur dhe me një goditje nga jashtë zone ia ndali sferën në rrjetë Pickford.

Më pas Anglia "u zgjua" dhe tentoi golin e barazimit, që nuk do vononte. Një rrëmujë në zonë bëri që Dumfries të ndërhynte në mënyrë të gabuar, me VAR që thirri arbitrin Zwayer për kontroll.

Penallti dhe nga pika e bardhë Harry Kane vendosi ekuilibrat për 1-1 në minutën e 18-të. Loja vijoi me një paraqitje të zbehtë dhe me disa raste, teksa Dumfries në një rast e largoi topin mbi vijë duke shpëtuar "Tulipanët", ndërsa goditi edhe traun e portës.

Më pas ndeshja vijoi e qetë dhe me dy skuadrat që nuk donin të pësonin. Duhej minuta e 90-të që dyshja e futur në fushë vetëm pak minuta më herët, Palmer - Watkins të "gatuanin" golin.

Palmer dha pasimin final dhe Watkins me një goditje diagonal çoi peshë anën e "Tre Luanëve" në stadium dhe jo vetëm. Përmbysje e hidhur 1-2 për Holandën dhe festë për Anglinë, që shkon në finale.

Tanimë Euro 2024 ka mësuar edhe finalen, me Spanjën dhe Anglinë që do luajnë në datën 14 korrik sfidën e madhe për të synuar trofeun.

Formacionet zyrtare:

Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders, Simons; Malen, Gakpo, Depay.

Anglia: Pickford; Ëalker, Stones, Guéhi, Trippier; Rice, Mainoo; Saka, Bellingham, Foden; Kane.

Sipas FlashScore, Harry Kane i Anglisë është lojtari i ndeshjes:

Ora 20:18
VIDEO/ Furtunë në Dortmund para Holandë - Angli, stadiumi 'fut ujë'


Pak para Holandë - Angli për gjysmëfinalen e Euro 2024, reshje të shumta shiu kanë "pushtuar" Dortmundin. Stadiumi "Iduna Park" vijon të "fusë ujë" teksa pritet atmosferë e zjarrtë gjatë ndeshjes.

Kjo nuk është hera e parë që stadiumi "fut ujë", gjë që u pa edhe në Turqi - Gjeorgji, teksa në Danimarkë - Gjermani rebeshi dhe rrufetë ndërprenë ndeshjen për 24 minuta.

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?