Thonë se oreksi vjen duke ngrënë, por mesfushori i Anglisë dhe Real Madrid nuk e llogarit Holandën në gjysmëfinalen e Euro 2024, e cila luhet të mërkurën duke nisur nga ora 21:00.
Pasi kaluan Zvicrën, Bellingham tanimë mendon për finalen e 14 korrikut në Berlin dhe dëshiron si rival Spanjën, e cila nga ana e saj do duhet të kalojë një emër si Franca.
“Në finale kundër Spanjës? Le të shpresojmë. Spanja ka luajtur shumë mirë këto tre javët e fundit, kështu që gjithçka është e mundur. Përqendrimi im është te Anglia, te shokët e skuadrës dhe te ekipi im”, ka deklaruar Jude Bellingham pas fitores me penallti ndaj Zvicrës, që kualifikoi Anglinë në gjysmëfinalet e Euro 2024.
“Jam shumë i lumtur edhe për Pickford, i cili është shumë i mirë dhe ka shumë përvojë në këto situata. Ishte ndeshja jonë më e mirë në këtë kampionat evropian, jam shumë krenar. E treguam karakterin tonë dhe e treguam sërish në gjuajtjen e penalltive. Për ata që u futën në lojë dhe goditën penallti kishte shumë presion, është diçka shumë e vështirë”, ka thënë mes të tjerash ylli i Anglisë.