Euro 2024/ Katër rregullat bazë të ‘gjeneral’ Spallettit, si Italia mposhti Shqipërinë në Dortmund

17 Qershor, 08:32| Përditesimi: 17 Qershor, 13:47

  • Share

Italia, kampione në fuqi e Europës së futbollit u bashkua jo pa telashe në Euro 2024. Me një brez të ri lojtarësh dhe pa emra të bujshëm, të kaltrit humbën pritshmëritë për trofeun para rivalëve si Franca, Anglia, Spanja, Belgjika apo Holanda.

Mirëpo, Italia fitoi ndeshjen hapëse të Grupit B 2-1 kundër Shqipërisë. Një dorë në këtë sukses ka edhe trajneri Luciano Spalletti, ‘gjenerali’ që ka vendosur disa rregulla bazë për lojtarët.

Ai është portretizuar si mjaft disiplinor, ku me rregulla strikte nuk lejon qëndrimin në PlayStation pas mesnate. Pra, lojëtarët duhet të fikin videolojërat dhe të flenë më shumë. Madje, sulmuesi Gianluca Scamacca thuhet se u hoq nga skuadra në mars për shkak të një obsesioni me PlayStation-in e tij.

"Nuk kam asgjë kundër asnjë lloj loje," tha ai të premten, një ditë para fitores me Shqipërinë. “Përkundrazi, ne kemi krijuar një dhomë lojërash ku ka dy PlayStation të mrekullueshëm, moderne, të fundit që të gjithë shkojnë atje dhe luajnë. “E kam pasur edhe vetë!”

Megjithatë, ajo me të cilën Spalletti kundërshton vërtet është se lojtarët e tij luajnë video lojëra deri në orët e vona të natës dhe kjo ndikon në performancën e tyre në stërvitjen e mëngjesit të ardhshëm. Sipas rregullave që Spalleti ka vendosur, kjo nuk do të ndodhë më.

"Unë nuk mendoj se është e pranueshme që ata janë zgjuar deri në orën 3 ose 4 të mëngjesit," vazhdoi ai. “Ata thonë, 'Por ne jemi mësuar, do të flemë në mëngjes.' Jo, duhet të flemë natën.

Luciano Spalletti i ka ndaluar lojtarët e tij të mbajnë kufje. Përpikëria është thelbësore për Spallettin, i cili i ndalon lojtarët e tij të përdorin telefonat gjatë vakteve dhe në tavolinën e masazhit.

Katër rregullat

Jo videlojëra pas mesnate

Jo qëndrim zgjuar deri në orët e vona

Jo kufje

Ndalohet përdorimi i celularit gjatë ngrënies dhe në tavolinën e masazhit

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 17/06/2024 10:35

    IL GENERALE SPALLETTI NON HA VINTO UN BEL NIENTE NELLA SUA CARIERA E LA PARTITA CON L,ALBANIA L,ABBIAMO REGALATO NOI ...NON LO SO IL MOTIVO

    Përgjigju
    • pop: 17/06/2024 12:04

      italia fitoi se silvinjo dhe skuadra e humbi torruan dhe u tremben silvinjo ishte spektator dhe nuk reagoi per tu dhene ide e kurrajo lojtareve

  • Sara: 17/06/2024 08:50

    Nuk fitoi Spalletti po tradhtoi kombin Hysaj

    Përgjigju
  • Sara: 17/06/2024 08:44

    Po cfar Spalletti o popull,Italia fitoi fal te shiturit,antishqiptarit Hysaj,qe nuk meriton te quhet SHQIPTAR.Ai esht turp te jet më pjese e kombtares,duhet te zhduket dhe nga stolat e as qe diskutohet qe nuk duhet te luaj me.Te shkoj ne shtepi e te fusi koken nen jastek e mos ti dhembi ngaqe ka frik topin

    Përgjigju
    • Aqif: 19/06/2024 05:03

      Po Ik o budallaqe. Ku merr vesh nga futbolli ti. E bete tjetrin te urrej veten qe eshte shqiptar. Deri dje mburreshit me te sot e quasi tradhetar. Idiote

    • alban: 17/06/2024 10:31

      hysaj ka bo histori ndersa ti je askushi,injorant

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?