Ronald Koeman

Euro 2024/ Koeman mes dëshpërimit: Holanda meritonte shtesën, jam krenar për lojtarët

11 Korrik, 14:32| Përditesimi: 11 Korrik, 14:33

  • Share

Eliminimi i Holandës nga Euro 2024 ka qenë i hidhur edhe për trajnerin Ronald Koeman. Numri një i pankinës komentoi humbjen 1-2 nga Anglia në gjysmëfinale, teksa sipas tij "Tulipanët" meritonin më shumë, duke mos e fshehur krenarinë për ekipin.

"Anglia krijoi probleme për mesfushën tonë në pjesën e parë. Ne nuk kontrolluam mënyrën se si ata luajtën mes linjave me Bellingham dhe Foden. Më pas shtuam një tjetër në mesfushë dhe ishte më konsistente.

Ndjenja ime në 20 apo 25 minutat e fundit ishte se ishim më të freskët, por ata shënuan një gol të mrekullueshëm dhe ky është futbolli. Ndoshta e meritonim kohën shtesë, por kështu është. Ne mund të jemi krenarë për lojtarët tanë dhe ekipin kombëtar, sepse kemi pasur një turne të mrekullueshëm", tha Koeman.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?