Kombëtarja në stërvitje

Sport

Euro 2024/ Kombëtarja stërvitet për Spanjën, një mbrojtës mungon te kuqezinjtë

22 Qershor 2024, 17:43| Përditesimi: 22 Qershor 2024, 17:46

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të shtunë seancën e radhës stërvitore në kampin bazë kuqezi në 'Kaiserau' në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e tretë të grupit ndaj Spanjës në Euro 2024.

I gjithë grupi u stërvit i plotë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik, teksa vetëm mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit veçmas për shkak të lodhjes muskulore.

Gjithsesi, mbrojtësi do të stërvitet me grupin nesër dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Spanjën. Sakaq, kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër (e diel) seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes po në Kaiserau, duke nisur nga ora 15:30, ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dusseldorg në orën 18:45.

Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet në datën 24 qershor në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit duke nisur nga ora 21:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?