DORTMUND - Nedim Bajrami, rekordmeni i Kombëtares në Euro 2024 doli para mediave në prag të ndeshjes kundër Spanjës. Kuqezinjtë ndodhen në Dortmund ku po përgatisin duelin kundër Iberikëve, sfidë që do luhet të hënën në orën 21:00 dhe është i fundit për Grupin B, 90 minutat që do vendosin shumë për fatet e tanëve në këtë event.
Bajrami, i cili ka shënuar golin më të shpejtë (23 sekonda) në çdo Evropian, a thënë se Spanja është favorite, por ata do luftojnë për çdo top e çdo pikë.
“E dimë të gjithë që Spanja është favorite për fitimin e Europianit. Duhet ta përgatitim mirë ndeshjen dhe të jemi gati. Të bëjmë maksimumin të gjithë, nuk ka rëndësi kush luan dhe kush jo.
Me Italinë as vetë nuk e pritëm që do e fillonim aq mirë, por ata shënuan dy gola më pas. Patëm rast me Manajn për të barazuar. Me Kroacinë zhvilluam një ndeshje shumë të bukur, treguam që jemi aty
Spanja ka kualitete, nuk ka rëndësi kush luan nga ata. Ne të fokusohemi te loja jonë dhe kualitetet tona. Dhe të japim maksimumin. Lamine Yamal është shumë i fortë, por edhe Morata e Fabian Ruiz. Ndërkohë që Rodri nuk luan, pasi ka dy kartonë të verdhë.
E dimë që Spanja është jo vetëm ekip i fortë, por favorit për mua për fitimin e Europianit. Të japim maksimumin dhe t’i japim gola rastet që do të kemi. Është një turne që nuk ka shumë raste, të jemi më konkretë te shënimi i golit.
Pozicioni? Ndaj Italisë luajta mesfushor, me Kroacinë në krah. Sylvinho më pyeti nëse mund të luaja në krah. I thashë po, pasi jam gati të luaj e sakrifikoj kudo për Kombëtaren.
Në futboll nuk ka dhurata, kështu që të fokusohemi te loja jonë dhe kualitetet që kemi. Të luftojmë për çdo top.
Goditjet në portë? Do të provoj edhe me Spanjën. Edhe Asani e Asllani kanë goditje shumë të mira. Spanja do të na vendosë në presion, kështu që të shfrytëzojmë edhe goditjet nga zona e 16 metrave.
Jam gati të luaj në çdo pozitë, mesfushë apo krah. Do të jap maksimumin ku të më vendosë trajneri. Do kemi rastet tona në kundërsulm, por të jemi më konkretë. Patëm raste edhe me Italinë e Kroacinë. Me Spanjën duhet t’i bëjmë gola
Goli me Italinë? Më mirë kisha dhënë golin e fundit me Italinë që të fitonim 1-0. Nuk e dija se u futa në historinë e Europianit, jam shumë i lumtur.
Rotacion te Spanja? Po luajmë një Europian me skuadra shumë të forta. Nuk ka ekip të parë, të dytë apo të tretë për mua. Të gjithë kanë kualitet, por ne duhet të përgatitemi sa më mirë. Të futemi në ndeshje për të luftuar për çdo pikë dhe çdo top.
Besoj se fazën mbrojtëse kemi bërë dy ndeshje të mira. Por të jemi më konkretë në sulm, pasi kemi patur raste. Duhet të kërkojmë edhe golin e dytë dhe të tretë, jo vetëm 1-0.
Tifozët? Spanja do të na bëjë shumë presion, kështu që në mbrojtje të jemi si ndaj Italisë dhe Kroacisë. Kemi kualitete në kundërsulm. Shpresoj që të gjithë tifozët kuqezi do të na mbështesin, në stadium dhe jashtë", tha Bajrami.
me maloke nuk behet futboll..stan per derra po..
PërgjigjuÇa flet mor?