Tifozëtkuqezi në Dortmund

Euro 2024/ Kombëtarja udhëton sot në Dusseldorf, Sylvinho ndryshon formacionin anti-Spanjë! ‘Pushtim’ kuqezi në stadium

23 Qershor, 09:39| Përditesimi: 23 Qershor, 13:46

  • Share

Shqipëria dhe Spanja luajnë nesër në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit përballjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët kundër një rivali të kualifikuar për më tej dhe që në tetë ndeshje nuk e kanë mundur në asnjë rast.

Ndërkohë sot kuqezinjtë zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes në Dortumnd në bazën stërvitore, jo në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Sakaq konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dusseldorf në orën 18:45.

Për sa i përket formacionit, trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë. Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës.

Porta duket se është e Strakoshës, teksa në prapavijë Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj do i bëjnë ballë "Furisë së Kuqe". Mesi i fushës për Ramadanin e Asllanin, me Bajramin që do jetë një lojtar i lirë. Ka një balotazh mes Hysajt dhe Balliut për pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu (Hysaj), Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Laçi; Hoxha, Broja Trajner: Sylvinho

Në mbështetje te kuqezinjve në stadiumin e Dusseldorfit besohet se do jenë më shumë se 30 mijë shqiptarë, duke u dhënë zemër lojtarëve në fushë. Kundër Italisë në ndeshjen e parë ishin më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë, teksa pamjet e ultrasve kanë bërë bujë në Evropë.

Të hënën në 21:00 të gjithë shqiptarët do i kenë sytë në Dusseldorf, aty ku stadiumi me 49 mijë ulëse duket se do "pikturohet" kuqezi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?