Stadiumi 'PGE Narodowy' në Varshavë

Euro 2024/ Në mbrëmje luhet Poloni - Shqipëri, 'mbyllet' stadiumi ku do luajë Kombëtarja kuqezi

27 Mars 2023, 15:30| Përditesimi: 27 Mars 2023, 16:02

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Poloninë në transfertë, sfidë e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në grupin E të Europianit 2024. Dueli është programuar për t'u zhvilluar në Varshavë, me autoritetet e Federatës polake të futbollit dhe UEFA-n që kanë vendosur që dueli në "PGE Narodowy" të luhet me çati të mbyllur.

Për shkak të kushteve atmosferike dhe një defekti të zbuluar në çatinë e stadiumit para Kupës së Botës "Katar 2022", ky duel do luhet me çatinë e mbyllur të stadiumit, edhe pse diçka e tillë nuk rekomandohet.

Impianti modern është inspektuar nga inxhinierët dhe nuk ka asnjë problem që dueli do zhvillohet me çatinë e mbyllur, teksa pas përballjes do i nënshtrohet një inspektimi më të gjerë dhe korrigjimi të problemit.

"Çatia në Stadiumin Kombëtar në Varshavë u mbyll zyrtarisht për ndeshjen kundër Shqipërisë. Një vendim i tillë u mor pas takimit të delegatit të UEFA-s me PZPN (Federata polake). Edhe operatori i Stadiumit Kombëtar rekomandoi lojën me çatinë të mbyllur", njofton Federata polake.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?