Kombëtarja

Euro 2024/ Parashikimet e OPTA, sa shanse ka Shqipëria për të dalë nga Grupi B

23 Qershor, 21:33| Përditesimi: 23 Qershor, 21:38

  • Share

Përpara raundit final të ndeshjeve të grupeve të Euro 2024, janë publikuar edhe parashikimet më të fundit të turneut nga superkompjuteri Opta (Instituti i Statistikës).

Interesant është fakti se skuadra me përqindjen më të lartë për ta fituar Europianin është Franca, teksa më pas vijnë Gjermania, Anglia dhe Spanja.

Për sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë renditen në vendin e tretë nga fundi në tabelën e përgjithshme, teksa për vendin e dytë skuadra e Sylvinhos sipas superkopjuterit të Optas, ka vetëm 3.29 % shanse.

Shanset që Shqipëria të renditet në vendin e tretë janë 41.38 % ndërsa për në vend të katër shanset janë më të mëdha, gjithmonë sipas superkompjuterit të Optas, plot 55.33 %.

Renditja e Grupit B

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?