Festa e Austrisë

Euro 2024/ Austria 'nxjerr' Poloninë nga Evropiani, e mposht 1-3 në Berlin

21 Qershor, 19:56| Përditesimi: 21 Qershor, 20:01

  • Share

BERLIN - Europiani 2024 vijoi me ndeshjen e Grupit D. Në "Olimpiastadion" Austria fitoi 1-3 kundër Polonisë, duke i shkaktuar polakëve humbjen e dytë në kaq ndeshje.

Skuadra e Rangnick zhbllokoi ndeshjen me Trauner pas nëntë minutave me kokë, duke i dhënë epërsinë Austrisë. Pas golit të pësuar skuadra polake shtoi sulmet dhe ia doli që të barazonte me Piatek në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë Polonia kishte disa raste të pastra, por pa mundur të shënonte. Në këtë moment në lojë u fut rregulli i pashkruar, "kur nuk shënon do pësosh" dhe austriakët gjetën golin e epërsië me Baumgartner në minutën e 66-të.

Ndërkohë që duhej Arnautovic në minutën e 78-të nga pika e bardhë e penalltisë për të "vulosur" shifrat në 1-3. Tanimë Austria me tri pikë barazon Francën dhe Holandën në këtë kuotë pikësh, duke lënë Poloninë në fund me zero të tilla. Sot në 21:00 luhet dueli tjetër për këtë grup, ai mes Holandës dhe Francës.

Formacionet zyrtare:

Poloni: Szczesny, Kiwior, Dawidowick, Bednarek, Zalewski, Slisz, Zielinski, Piotrowski, Frankowski, Buksa, Piatek.

Austri: Pentz, Posch, Lienhart, Trauner, Mwene, Seiwald,Grilltch, Sabitzer, Laimer, Baumgartner, Arnautovic.

Renditja e Grupit D

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?