Gareth Southgate, trajneri i Anglisë foli pasi skuadra e tij siguroi finalen e Euro 2024. Të mërkurën "Tre Luanët" përmbysën 1-2 Holandën, teksa për trajnerin sfida ishte e komplikuar.
"Ishte një ndeshje e komplikuar dhe ne duhej të vazhdonim të ndryshonim me mënyrën se si ishim në mbrojtje, veçanërisht. Ne duhej të përshtateshim gjatë gjithë kohës dhe lojtarët morën shumë vendime të mira. Fundi është i veçantë për skuadrën dhe shpërblimi për atë që po i japin garës.
Për zëvendësimet - Gjëja më e rëndësishme është që e gjithë skuadra të jetë gati për të hyrë në lojë. Ne ndjemë, nga pikëpamja e energjisë, se kishim filluar të humbnim pak presion. Ollie mund të bëjë mirë. Ndjemë se ishte një moment i mirë për ta provuar. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij”, tha Southgate.
Të dielën në orën 21:00 përballë tyre në Berlin do jetë Spanja që ka siguruar tre trofe të këtij kompeticioni, ndërsa Anglia kërkon ta "bëjë sefte".