Tirane- E vendosur në një nga grupet më të frikshme të Euro 2024, Shqipëria shkon sot në ndeshjen e saj të fundit të kësaj fazë kundër Spanjës me një fije shprese për të arritur në raundet me eliminim të drejtpërdrejtë për herë të parë në historinë e saj.
Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi të postuar në rrjete sociale i jep zemër skuadrës së kombëtares e cila shanset në letër i ka 100% të pamundura por topi është i rrumbullakët.
Rama shkruan se Spanja është ekipi më i frikshëm në grup por në mbrëmje 12 lojtarët kuqezi, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur.
"Askush nuk do ta besonte me mendje - me zemër tjetër punë - që në ndeshjen e tretë të grupit në EURO2024, Shqipëria do të ishte ende në lojë e që ndërkohë do të ishte e treta, jo e fundit në atë që është quajtur botërisht si “grupi i vdekjes”
Eksperienca shumë më e madhe e rivalëve në dy ndeshjet e para bëri të sajën kundër nesh, se përndryshe pozicioni ynë sot mund të kishte qenë edhe më i favorshëm. Po ky është futbolli dhe çdo pishman i sotëm është eksperiencë për të nesërmen
Sot përballemi me skuadrën më të frikshme të grupit në një mision që në letër është 100% i pamundur. Por topi është i rrumbullakët dhe në darkë të 12 lojtarët kuqezinj, ata në fushë dhe lojtari ynë i 12-të në shkallët e stadiumit, një ndër më fantastikët e këtij Europiani, nuk kanë absolutisht asgjë për të humbur, po vetëm duhet të luajnë e ta shijojnë deri në fund këtë moment magjik që kanë krijuar vetë
Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EUR2024-ës"
Ndeshja nis sot në ora 21:00 në Arena Dusseldorf. Përballë Spanjës, kuqezinjtë do të tentojnë kualifikimin për një vend në fazën 1/8.
O 'mbret', jepu ndonjë bonus të majm nëse fitojnë,këtë premtoju atyre,se me lëvdata e dekorata nuk dalin as nga 16-ja,për ty dhe nëse e kanë bërë deri tani ,e kanë bërë për mbar shqiptaret kudo që janë dhe jo pēr qeveritë e tyre,apo politikën. Këtë bëj ti të pakten me këta futbollistë që janë rritur e luajnë jashtë pa kontributin tënd dhe te gjithe qeverive,përveç asaj "të përzimit" nga vendi tyre.Se përsa i përket kontributit tuaj për sportet dhe në këtë rast futbollin,shiko stadiumet shqiptare që janë bosh se nuk shkon njeri,apo stadiumin kombtar që nuk mbushet as pa bileta,por për ta mbajtur 'gjallë' si stadium e mbushni me 'noizat' që ju 'relakson' me tallavanë,që shkatërroi këngën shqiptare dhe jo vetëm.
Përgjigju