Euro 2024/ Sylvinho publikon listën me 27 emrat për në Gjermani, rikthehen Daku e Abrashi! Jashtë Uzuni, Cikalleshi

27 Maj, 16:10| Përditesimi: 27 Maj, 17:15

  • Share

TIRANË - Këtë të hënë trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior ka bërë publike listën paraprake me 27 emrat që do ketë me vete në Europianin “Gjermani 2024” që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrikun e këtij viti.

Në listë ka surpriza të mëdha! Jashtë kanë mbetur Myrto Uzuni dhe Sokol Cikalleshi, paçka golave në La Liga apo Superligën turke. Rikthehet Amir Abrashi dhe një ftesë për Medon Berishën e Leçes. Jashtë Keidi Bare.

Kujtojmë se deri më datën 7 qershor Sylvinho dhe FSHF duhet të dorëzojnë në UEFA listën me 26 emrat final dhe ka mundësi që braziliani të ‘shartojë’ portën.

Axheenda - Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.

Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”.

Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.

Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund).

Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

 

Lista e kombëtares për Euro 2024

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 28/05/2024 09:51

    Nuk eshte e drejte te mos marresh nje lojtar qe ka kontribuar per kualifikimin (vetem nese do te ishte i demtuar). Sado te mire te jene te tjeret qe nuk kane kontribuar

    Përgjigju
  • Ben: 27/05/2024 16:44

    E paska kap semundja Silvinjon.A meret Kumbulla?

    Përgjigju
    • Or tej: 28/05/2024 07:44

      Ai te pakten ka emer shqiptar ndersa disa te tjere si me qene me ndonje kombetare arabe or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?