Zvicra nuk ia doli të shkruante historinë dhe të kalonte në gjysmëfinalet e Euro 2024. Helvetët u mposhtën nga Anglia pas 120 minutave lojë dhe penalltive, teksa Granti Xhaka, kapiteni i Zvicrës tha pas ndeshjes se luajti i dëmtuar.
“Tani mund ta them. Fatkeqësisht, të hënën bëra një skanim MRI, i cili zbuloi një fibër muskulore të këputur në aduktor. Kisha ndjenjën se skuadra kishte nevojë për mua. Doja gjithashtu të dërgoja një sinjal se jam ende gati dhe mund të ndihmoj edhe me dhimbje.
Ju mund të shihni se unë nuk mund të luaja me topa të gjatë ose të bëja një goditje në portë. Por gjithçka tjetër në fakt shkoi mirë”, ka deklaruar Granit Xhaka.
Komento